Në provincën e Milanos, pranë bashkisë së qytetit, janë shpërndarë disa fletëpalosje raciste kundër emigrantëve, përfshi edhe shqiptarët.
Lajmi behet me dije nga e përditshmja italiane “Il Giorno” e cila ka publikuar foto të fletëpalosjes ku shihet një gjuhë e ashpër ndaj njerëzve me kombësi shqiptare e kosovare.
“Kalendari i gjuetisë së hapur gjatë gjithë vitit për shtazën migratore!, për marokenë, shqiptarë, rumunë, kosovarë, talebanë, afganë, bullgarë”.
“Duke marrë parasysh lëkurën e tyre, është i lejueshëm përdorimi i armëve të tipit pushkë apo i bombave të dorës dhe të qenve.”
Në sheshin e Foglia-s u shpërndanë mbi 100 copë fletpalosje. Kryetari i Bashkisë së Rozzanos ka justifikuar gjithçka ka ndodhur duke e quajtur “si një gabim të pavullnetshëm”.
Komentet