Braktiseni siç i ka braktisur ai shqiptarët
MYNIH – Organizata “REAGO” ka ndërmarrë një aksion kundër kryeministrit Edi Rama, i cili ishte për një vizitë në Gjermani ku hapi edhe një ekspozitë me pikturat e tij.
Aktivistë të kësaj organizate kanë shpërndarë fletëpalosje për qytetarët gjermanë, ku u bëhej thirrje të braktisnin ekspozitën e Ramës, “ashtu siç Rama ka braktisur të gjithë shqiptarët”.
“Rama s’ka shkop magjik për problemet tona, ka vetëm penel për interesat e veta”, shkruhet në një prej fletëpalosjeve të shprëndara jashtë galerisë ku janë ekspozuar punimet e kryeministrit Edi Rama.
Disa fletpalsoje kundër kryeministrit Edi Rama janë shpërndarë sot në Mynih të Gjermanisë, përpara galerisë Kampl, aty ku kryeministri shqiptar hapi ekspozitën e tij.
Kanë qenë aktivist të shoqërisë civile ata që kanë shpërndarë këto fletpalosje, në të cilat Rama përshkruhet si një njeri që përhap terror dhe jo artist. Aty listohen edhe disa fakte, të paktën ashtu siç pretendon kjo lëvizje, se shqiptarët kanë nivelin më të ulët të respektimit të drejtave të njeriut në Europë, politikanët janë të korruptuar dhe kriminelë, se njerëzit në Shqipëri vdesin pasi nuk kanë mundësi të blejnë ilaçe.
“Populli vajton ndërsa Rama pikturon” dhe “Bridh nëpër Europë o dështak se në të paguajm me gjak”, ishin disa nga parullat e tjera të vendosura përpara galerisë së artit në qytetin gjerman.
Ky aksion është zhvilluar një ditë pasi Rama është kthyer në Shqipëri, ku edhe ka uruar nxënësit me rastin e ditës së parë të shkollës. Disa gazeta gjermane kanë shkruajtur për ekspozitën e Ramës, ndërsa pikturat e tij janë vlerësuar me një çmim prej 1,500 eurosh.
Komentet