Prej kohesh ne fakt ne cdo 21 dhjetor kam dashur te shkruaj dicka per kete lagje nder me te njohurat, me te zhurmeshmet e nder me te populluarat por edhe nder me te perfolurat ne Tirane…por ja qe me se fundi u ula e po shkruaj per te sot ne kete 21 dhjetor te 2020…43 vjet me pas qe jam shperngulur nga ajo zone e 21 vjet qe prej ikjes sime nga Tirana e nga Shqiperia…
…Nuk ma do mendja qe ka shqiptar brenda e jashte Shqiperie se tiransit as qe i ve ne diskutim …qe te mos kete degjuar e te mos kete kaluar qofte edhe nje here te vetme nga 21 dhjetori…
Per gati mbi 60 vjet u quajt lagja apo zona e 21 Dhjetorit …e pavaresisht se si e kane etiketuar sot ajo ashtu vazhdon te quhet dhe po me kete emer duket se do te mbese ndofta perjetesisht…
Thone qe emrin e mori aso kohe nga regjimi komunist i asaj periudhe qe donte te perkujtonte e te memorizonte ditelindjen e diktatorit komunist e bolshevik sovjetik Stalinit …idhullit te Diktatorit shqiptar Enver Hoxha …
Dhe ne fakt te gjithe keshtu e dijne historine e emrit te 21 -shit…
Por nuk dihet saktesisht se perse komunistet shqiptare edhe ketu bene nje gabim trashanik te cilin nuk pranuan ta korigjojne me kurre…
Sepse sipas librit te se bijes se Stalinit …Svetllanes …”My father Stalin”…i Ati i saj Josif Visarianovic Dzhugazhvili lindi saktesisht ne 18 dhjetor te 1878 ne Gori prane Tbilisit ne Gjeorgji …e jo ne 21 dhjetor sic ”kembengulnin” komunistet shqiptare te cilet i vune emrin e tij nje qyteti ne vendin e tyre behet fjale per Qytetin Stalin [ sot Kucova] dhe nje lagje te madhe ne Tirane sic ishte 21 dhjetori…
Sot kjo zone mban emrin e Udheheqesit te madh turk Mustafa Kemal Ataturkut dhe sheshi reth rrotullues i tij quhet Sheshi Ataturk…
Nga shtatori 1974 – shtator 1977 jetova pikerisht ne zemer te 21 -shit pasi aty ishte shkolla ime e mesme ajo e Kultures [ e cila me pas e ne vitin tone te fundit u transferua tek ish shkolla Petagogjike perballe Kuvendit Popullor ]…. e qe sot ish shkolla ime tek 21 me duket se eshte shnderruar ne nje lloj gjimnazi turk e quhet Turgut Ozal…
Nejse …po ju a rrefej me detaje 21 -shin e asaj kohe…. kujtimet e te cilit i kam ende te fresketa ne memorjen time e shpesh me duket sikur eci neper rruget, rrugicat e damaret e tij njesoj sic beja dje edhe pse kane kaluar plot 43 vjet qe nga koha qe une isha banor i 21 dhjetorit te famshem kryeqytetas…
Zona e 21 -shit eshte ne formen e nje kryqezimi qe nis qe nga rruga e Kavajes per te shkuar drejt Kombinatit dhe linja tjeter i takon Unazes se qytetit qe vjen qe nga ”Vasil Shanto ” e vazhdon tutje per nga ILKF …
Po nisem ne kete rrefim timin qe nga Mihal Duri e ku perballe tij ishte klubi im i zemres S.K.Tirana e i famshmi Parku i Xha Tomit ..
Diku ne nje rrugice ne te djathte ishte shtepia e tiranasit te mire Cet Fortuzi ku une e im vella qepnin rregullisht prej vitesh pantallonat, xhaketat e tek tuk edhe ndonje kostum…e pak me tutje po ne ate krah ndodhej edhe Muzeu i Shkencave te Natyres… e pas tij ishte edhe ish – Liceu qe ishte shnderruar ne Insitutin e Studimeve Marksiste – Leniniste te Nexhmije Hoxhes e te Fatos Nanos….
Me pas vijonin pallatet deri tek Berberet e famshem te 21 …ku ne njerin prej tyre jetonin miqte e mij te vecante vellezerit Shkurti …Ninja basketbollisti i shkelqyer i Tirones sone dhe Arjani moshatari e miku im i mire e i hershem….. e ne mos gaboj po ne pallatin e tyre ne katin e pare jetonte edhe i ”fameshmi e simboli” i 21 te asaj kohe Torja …ndaj te cilit batutat e ngacmimet s’njihnin kurre limit…
E ne pallatin tjeter jetonin familja e kompozitorit te madh Agim Prodani…ne cep te pallatit jetonte skulptori Ermir Grezda e siper berberhanes ne katin e peste balle per balle ishin kusherinjte e mij te familjes Mezhda dhe ata te familjes Shoshkic ….behet fjale per miqte e mij te pa harruar spikerin e folesin e Radio Tiranes …Dobrillon…Shpresen bashkeshorten e tij dhe femijet e tyre model basketbollisten e mrekullueshme te Tirones …Dianen, motren e saj Tedin e vellane e saj te madh e mikun tim special Sllovenkon…
E tek kujtoj Sllaven nuk mund te le jashte optikes se kujtimeve te mija edhe Fred Noshin mikun tone te perbashket nje tjeter cun 21…….nje djale zotni i kohes e i shoqerise sone qe luante futboll aso kohe tek te rinjte e Partizanit e ku pasioni e hobby i tij ishte e mbeti Muzika …
Po ne kete pallat jetonte edhe familja e Profesorit te nderuar e te respektuar Shaban Demiri djalin e te cilit Bardhin e kisha nje mik te mire fort…
Balle per balle me Muzeun e Shpendeve ndodhej edhe pallati i Arjan Seikos nje tjeter miku te shkelqyer e te hershem timit …e midis pallatit të tij dhe ambulancës ishte edhe drejtoria dhe administrata e NSHN 21 dhjetori…e pas tyre vinin varg disa ndërrmarrje e njësi të vogla komunale të riparim – sherbimeve etj.
Ne krah te djathte ishin godinat e medha te shkolles se Kultures e Konvikti i saj dhe mes tyre e pallateve ndodhej edhe e fameshmja Fushe e Zeze e 21-shit…ku sterviste djemte e bardhe e bluve te vegjel Mjeshtri i madh i futbollit shqiptar i pa harruari Skender Halili…po dhe ku kerciste futbolli i famshem i te djelave prej cunave te lagjes…e ku Bashkim Sorra shoku im i femijerise… ishte mbreti i fushave te tilla…
Ne kete fushe kam luajtur perballe nje ekipi te lagjes se Arben Minges se famshem diku nga Maji i 1975…e aso kohe te dy ishim vetem 16 vjecare……kohe kur u njoha per here te pare me Benin tone te shtrenjte…miqesi e rralle qe vazhdoi derisa vdekja e pa bese na i rrembeu nga duart te mirin e te pa perseriteshmin futbollist e njeri…mik e shok Ben Mingen tone unikal ne llojin e vet…
Perballe berbereve ishte Poliklinika e lagjes …e ne vijim edhe dyqani i famshem i Metrazheve apo thene ndryshe Mapua Industriale e 21 ku mezi prisnim te dilte aty ndonjehere ndonje cope kadife pa vize ose me vija te holla te cilen e preferonim goxha aso kohe per pantallona apo edhe per ndonje xhakete …
Berberet e 21 jane histori me vete…ata ishin njesoj si Google apo You Tube i sotem …mjafton te hyje ne dyqanin e tyre e aty do te merrje vesh gjithcka kish ndodhur e ndodhte jo vetem ne Tirane por ne krejt Shqiperine e madje edhe ne bote …kuptohet per aq sa ju lejohej te flisnin e te ”kuvendonin” publikisht e me klientet e tyre ku vecmas Titi , Nazmiu e Tarja te kenaqnin kur kacafyteshin me tifozet e Partizanit e te Dinamos apo kur me ate dialektin brilant tironas leshonin batuta brilante apo edhe tregonin barcaleta e histori humori qe te shkulnin gazit…
Perballe teksa vazhdoje per nga Uzina Enver …ishte PTT e 21 e ne krah te saj nje dyqan Fruta – Perime e perballe tyre nje Bufe dhe majtas nje Gjelltore goxha e mire per ate kohe…dhe ne vijim pa ndonje ”objekt te vecante” vazhdonte rruga drejt Kombinatit ..
Kur merrje per ne te majte te kryqezimit te 21 ishin radhazi disa dyqane …Mishi, Bylmeti etj … e pertej rruges ne krahun tjeter shkolla Sabaudin Gabrani…pak me tej pallati i miqve te mij vellezerve Dobi…Titit e Gimit e pak me tutje apartamenti i familjes se Ben Minges e perballe tyre kinkaleria e Rikut qe shiste cigare te hapura e paqeta DS me filter nen banak se bente ndonje lek me shume i gjori e deri tek Kinkaleria & Artikuj te perzjere qe ndodhej ne fund te rruges prane ures se ”Vasil Shantos” e ku perballe ndodhej dyqani Fruta – Perime ku shiste kampioni i madh i mundjes shqiptare e sportisti i shkelqyer i K.S. Partizani…gjigandi Mark Curri…
Po ne pellgun e 21 -shit jetonin edhe familjet e respektuara te boksierit te famshem Todi Janku…te arbitrit nderkombetar te futbollit Cet Casllit … edhe familja e komentatorit te mirenjohur sportiv te RTVSH etj …Vladimir Grillos…diku me thelle prane shkolles Alqi Kondi jetonte familja e te medhenjve Rusi…vellezerve Asllan e Mimi te cilet paten nje fund tragjik pasi ai sistem e rregjim gjakatar ju mori jeten ne kulmin e moshes se tyre …
Ne pjesen tjere te kryqezimit …ndodheshin radhazi Insituti i studimeve e projektimeve urbanistike te qytetit…pak me tutje Rajoni i policise …shtepia perdhese e Dragushit [ te semure mendor]..qe gjithe diten e dites mbante ne dore o nje gur o nje gjysem tulle e nuk e ngacmoje dot se te qellonte e ishte shume agresiv…e nje dy perseriste pa pushim i ziu fjaline…Partia te jep nje bllok se Partia te ka shok …..kushedi ci kishin bere te mjerit qe Blloku e Partia si hiqeshin me nga mendja kurren e kurres …
Me pas vijonin Shtepia botuese 8 nentori e pas saj edhe Shtypshkronja e saj …tutje tek grumbulli i pallateve pas tyre ndodhej edhe shtepia e Ikones se futbollit shqiptar Panajot Panos e ne vijim shkoje per nga Stadiumi i lojerave me dore dhe nga Insituti i Fiskultures etj etj…
E ne thellesi …ndodhej Fusha e Aviacinit por edhe klubi Partizani e ne hyrje te tij edhe nje pallat i vogel 2 katesh ne rrugen Frosina Plaku ku ne vitet 60 banonim ne krejt familja Dosti ….
Ne dy rruget e lulishten + trotuar qe te sillte tek 21 qe nga rruga e Kavajes zorr se kishte dite te mos shikoje edhe Ver 2 lekshin ose Ver Lllapen [ rahmet paste]…qe me thene te drejten nuk bezdiste askend pervecse shtonte dozat e humorit aq te munguar ne ate kohe…
E aty para Ambulances do te gjeje edhe Qamushin qe nje e dy bertise me sa kishte ne koke …beje gol …beje gol o Pernaske…
Ehhh sa shume historira e kujtime te bukura kam nga ajo lagje e nga ata njerez te mire qe jetonin aty aso kohe …ndaj kur isha per here te fundit …”andej nga 21 ” ne 2017 … ku preferova te ecja e te shetisja me kembe per te rikujtuar plot histori te rinise sime te shume viteve me pare…nuk u ndjeva hic mire teksa pashe se si e kishin katandisur asisoj njeren prej lagjeve me te mira e me te bukura te Tirones sone…
Doemos qe keshtu do te ndodhte teksa ne krye te bashkise se Tirones jo qe nuk ke fjala vjen nje tironas vendali qe gjithesesi do te bente me te miren e mundeshme per qytetin e tij e do ti dhimbsej ai sa me s’ka…por ne me te keqen e mundeshme ne krye te Tirones
sone ka vite qe eshte nje fshatar pervers , nje provincial, nje partiak i keq fort …nje hajdut e nje delenxhi qe se ka shokun si Erion Veliaj…e qe po ja zhduk dite pas dite fytyren e identitetin e vet origjinal Qytet-Kryeqytetit tone te dashur e te shtrenjte qe na lindi ,na rriti e na beri Burra …
Turp per te gjithe ne qe e kemi lene Tironen tone ne duart e tyre !
Jam i sigurte se neser historia e brezat qe do vijne do na gjykojne ashper …dhe me te drejte !
A.R.DOSTI