TIRANE– Fill pas aksionit të Policisë së Shtetit, për kapjen e Kelmend Balilit, i cili cilësohet nga mediat greke si ‘Eskobari i Ballkanit’, ka reaguar vëllai i tij, Hektor Balili. Vëllai i Balilit ka pohuar se nuk ka asnjë urdhër arresti për Klemendin, dhe se gjithçka që po qarkullon në publik rreth tij është e gjitha një lojë politike.
Hektori deklaron se Klement jo vetëm që nuk është arratisur, por madje vijon jetën e tij normalisht, duke zbuluar kështu edhe ku ndodhet sot.
“Klemeneti këtu ka qenë tërë kohës. Sot u nis në Tiranë për dokumente, sepse për atë nuk ekziston urdhërarresti. Kjo është e gjitha një lojë politike”, shprehet ai për tch. Policia e Shtetit dhe forcat lëvizëse operacionale FLO dhe forcat e lëvizshme operacionale, nisën sot një aksion për kapjen e Balilit. Në mbështetje të këtij aksioni, ishin dhe blutë e Sarandës dhe Gjirokastrës. Të njëjtat burime theksojnë se operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të sotme. Mësohet se policia po ushtron kontroll territori në bizneset e Balilit dhe në banesën ku kishte informacione se fshihej ai. Ndërkohë, kontrolli do të shtrihet edhe në Delvine e zonat përreth.
Pak ditë më parë autoritetet greke dorëzuan në prokurorinë shqiptare një dosje voluminoze prej 10 mijë faqesh, sa i takon çështjes ‘Balili’. Fill pas kësaj, reagoi avokati grek i Klement Balilit, i cili tregoi rastet se kur autoritetet shqiptare mund të arrestojnë klientin e tij. Ndërkojë, duke qëndruar tek dosja ai pohoi se ndaj Balilit nuk ka asnjë provë.
Komentet