VOAL

VOAL

A flet Kurani për borën? Do të mahniteni nga kjo histori

December 2, 2017

Komentet

Berisha: Në çdo vend do të quhej kreu i një grupi të strukturuar kriminal, këtu te ne quhet kryeministër

Kryetari i opozitës, Sali Berisha publikoi një fotomontazh ku tregohen të gjithë banditët me pushtet të Edi Ramës që kanë rënë në pranga ose janë duke u hetuar.

“Në çdo vend tjetër të botës, drejtuesi i këtij grupimi do të konsiderohej kreu i një grupi të strukturuar kriminal. Në Shqipëri quhet kryeministër,” thuhet në fotomontazh.

Prangosja e ish-deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja vetëm sa ekspozoi më shumë faktin se Shqipëria sundohet nga një regjim kriminal.

Akuza ndaj Çyrbjes tregoi se si krimi në Shqipëri shndërrohet në votë, ndërkohë që vota shndërrohet në krim.sn

Image

SPAK-u po bën çdo gjë për të mbrojtur pronarin e Shqipërisë, Edi Ramën – Nga Kim Mehmeti

E nxorën zvarrë nga makina?! Si të ishte kryebandit, vendndodhjen e të cilit mezi e kishte zbuluar policia, e jo ish-President i shtetit, i cili me asgjë nuk la të kuptohet se do ikte nga vendi apo do e shmangte përballjen me drejtësinë.

E Ilir Meta i sotëm, me asgjë nuk është më i ndryshëm nga ai i ditës kur u zgjodh President dhe kur Piktori e lëvdonte si më të mirin që kurdo qoftë e ka pasur Shqipëria. Përpos që asokohe Piktori shpresonte se do e kishte nën kontroll dhe se nuk do bëhej ky që është sot: armik i tij politik, i cili me asgjë nuk mund të shantazhohet.

Tani të gjithë pyesin se kujt i nevojitej një spektakël i tillë që u ka hije vetëm shteteve që nuk janë shtete, por vëllazëri bandash? Pra, thuajse të gjithë shtiren se nuk e dinë se ky demonstrim force primitive ndodh vetëm në vende ku policia e mbron pushtetin e jo shtetin dhe ku duhet të shihet qartë se Shqipëria ka pasur mbret e diktator, por kurrë jo atë që ka sot: pronarin e vet – Piktorin!

Dhe duke qenë e tillë, çdo gjë në të, që nga Gjykata Kushtetuese e deri te SPAK-u, e kanë për obligim ta mbrojnë atë nga gjithë ata që mund ta rrezikojnë pronarin e saj – Piktorin. Si dhe të mos lejojnë që kushdoqoftë ta rrezikojë ‘aleancën e qelbësirave’ me përfaqësuesin e saj më të denjë: drejtuesin e shkollës së hajdutëve –  Kryetarin e Bashkisë së Tiranës!

Po pra, me këtë spektakël policor, Piktori ua ripërsëriti kundërshtarëve të vet politik porosinë, të cilën vite me radhë ata assesi ta kuptojnë: se jo vetëm Shqipërinë, por edhe shqiptarët në të ai i konsideron si pengje në duart e hajdutëve të ‘Rilindjes’.

Sot pra e arrestuan ish-Presidentin e Shqipërisë. Edhe atë në mes të rrugës, duke e nxjerrë zvarrë nga makina, ashtu siç nuk do veprohej as me ndonjë kryemafioz të kërkuar me vite. Por siç mund të veprojë vetëm policia e Piktorit, të cilit askush nuk i ka treguar se ai që në luftën për t’i mënjanuar kundërshtarët e vet politik e përdor shpatën, ka vetëm një përparësi: paraprakisht e sheh vendin ku një ditë do rrokulliset edhe koka e tij!

Burgosja e Çyrbjes- Lala: Krimi i organizuar hidhte valle në tavolinën e kryeministrit

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka shpjeguar detaje nga arrestimi i ish deputetit Jurgis Çyrbja dhe si ai u propozua nga krimi i organizuar që të ishte i treti në listën e PS në Durrës dhe në fakt u caktuar pikërisht i treti.

Lala deklaroi se ka patur përplasje brenda grupit se kush duhet të caktohej i treti dhe i pesti mes Jurgis Çyrbjas dhe Ilir Ndraxhi, i cili po ashtu del në dosjen “339”.

“Zoti Çyrbja nuk është arrestuar për shpërdorim detyre për pronat në Durrrës, por një çështje që ka të bëjë me të dhënat e ardhura nga autoritetet franceze.  Dyshimet e SPAK janë që Çyrbja të jetë përfshirë në komunikime në SKY ECC, ku prokuroria e posacme na flet për korrupsion në zgjedhje.

Janë 4 personazhe, Altin Hajri, në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës, i cili komunikon me Ahmet Mashën, Edmond Kocin dhe të tjerë, ndërmarirn një operacion që Çyrbja të mos lihej i pesti apo gjashti në Durës por të shkonte i treti në listë. Fakti tregoi se Dako e propozoi emrin e Çyrbes i treti në listë dhe u miratua nga Edi Rama.

Çyrbja dyshohet se ka marrë të dhëna nga zyrtarë të lartë, policia, drejtësia, që kishte të bënte për persona në kërkim dhe i favorizonte, në këmbin të votave, pra Altin Hajri.

Ka edhe një rast për një grup shumë të rrezikshëm në zonën e Durrësit, që ka të bëjë me Kreshnik Budlla Farruku. Aktivitetin e ka patur në Spanjë, është goditur pak kohë më parë. Kreshnik Budlla Farruku është larguar nga shtëpia dhe ka harruar celularin hapur. Jurgys Çyrbja rezulton se i çonte të dhëna kunatit të Farrukut dhe ai ia përcillte këtij të fundit.

Edi Rama dhe mazhoranca ka patur interes ta merrte mandatin e Çyrbes, sepse po të shkonte kërkesa në Kuvend prokuroria duhet t Çonte aktet dhe komunikimet kompromentonin eksponentë të PS dhe kryeministrin. Krimi i organizuar ka hedhur vallë mbi tavolinën e Kryeministrit.

Ka biseda ku thuhet pse të jetë Ndraxhi, që edhe ai del të dosja 339, që caktohej nga Avdylajt. Kanë përplasje brenda grupit. Si ka mundësi që Kryeministri dhe strukturat e PS vendosën të tretin në listë një person të propozuar nga krimi i organizuar? Nuk është peshku i madh Cyrbja, por kush e furnizonte Cyrbjen me informacion?”, tha Lala. sn

Washington Post: Meta, një kundërshtar i zëshëm i Ramës, e akuzonte për kapjen e të gjitha pushteteve

Mediat e mëdha ndërkombëtare i bëjnë jehonë arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Gazeta amerikane, ‘Washington Post’ shkruan se u arrestua një kritik i zëshëm i kryeministrit Edi Rama.

“Meta është një kundërshtar i zëshëm i qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë se drejton një “regjim kleptokratik” dhe se ka përqendruar të gjitha pushtetet legjislative, administrative dhe gjyqësore në duart e tij,” shkruan gazeta.

“Meta, 55 vjeç, u arrestua në kryeqytet, Tiranë, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas mediave lokale. Stacionet televizive lokale treguan oficerë policie të maskuar dhe me rroba civile duke marrë Metën nga automjeti i tij pasi ai u kthye nga Kosova fqinje përpara mbajtjes së një konference për shtyp.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, e quajti atë “një rrëmbim kriminal”,” thekson media amerikane.

“Pas takimit me Metën në rajonin e policisë, avokati i tij Genc Gjokutaj tha se ish-presidenti po hetohet për dyshime për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave dhe pasurisë personale.

Meta ka qenë presidenti i Shqipërisë në periudhën 2017-2022. Ai po hetohej për lobim të dyshuar të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara vite më parë. Ai dhe ish-bashkëshortja e tij gjithashtu janë hetuar me akuzat për fshehje të pasurisë dhe të ardhurave të tyre personale”. sn

‘E mbajta për krahu, mendova se do na vrisnin’ Shoferi i Ilir Metës: Dolën me maska dhe automatikë

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, i cili po drejtonte mjetin me të cilin po udhëtonte kryetari i kësaj partie, Ilir Meta në momentin e arrestimit duke përshkruar momentin e rrëmbimit nga policë me kapuçë.

I ftuar ne ‘Top Story’, Peca tha se është i tronditur emocionalisht, pasi siç pretendon ai, efektivët e policisë i dolën papritur para duke i prerë rrugën automjetit, me maska dhe automatikë duke ushtruar terror.

Ai shprehet se në momentet e para mendoi se po grabitej ish-presidenti Meta, ose po i kryhej atentat.

Peca: Akoma nuk e kam marrë veten duke përjetuar atë skemë krimi. Ne po udhëtonim prej dy orësh. Ishte si ditë normale e zakonshme, kishte njoftuar një konferencë për mediat. Ishte shumë i qetë. Kur na preu makina rrugën dhe kur dolën ata me maska dhe automatik, mendova se ishte grabitje, marrje peng, ose atentat që mund të na eliminonin fare. Na hapën të dyja dyert njëkohësisht. Direkt thanë do vish me neve, ku do vi kush je ti.

Filluan duke ofenduar, tërhiq mua, tërhiq presidentin. Nuk kishin asnjë shkrim, ishin anti njerëzor. Makina ishte Benz C klas ngjyrë gri, targën nuk e identidikova dot. Makina mbrapa ishte e policisë. Na terrorizuan komplet, bandë e organizuar. Nga para nuk kishte asgjë në uniformë, mendova se ishte grabitje. E mbajtja presidentin për krahu se thash po na vranë, të na vrisnin të dyve.sn

Djali i Trumpit shkon në Beograd, dhëndri i tij investime në Serbi e Shqipëri- Analiza: Si mund të ndikojë rezultati i zgjedhjeve në SHBA në Ballkan

Djali i Donlad Trumpit shkon në Beograd, dhëndri i tij bën biznese në Serbi dhe Shqipëri – ndërsa në Kosovë zgjedhjet presidenciale në SHBA shihen me shqetësim. Çfarë pasojash do të ketë rezultati i tyre ndaj Ballkanit?

Vendet e Ballkanit Perëndimor – veçanërisht Serbia dhe Kosova – po i shikojnë me vëmendje zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA. Çfarë ndikimi do të ketë rezultati i zgjedhjeve në këtë cep të Europës Juglindore? Më 23 shtator, djali i Donald Trump, Donald Jr., u shoqërua nga biznesmenë serbë në Beograd për të diskutuar mundësitë e investimeve. Kjo nuk ishte hera e parë për familjen Trump: kontaktet e ish-presidentit me sipërmarrës dhe përfaqësues të qeverisë filluan që në vitin 2013. Në atë kohë, Ivica Daçiq, atëherë kryeministër i Serbisë, foli publikisht për interesimin e Trump në një projekt për patundshmëri. Objekti në fjalë ishte ish selia e Ushtrisë Popullore Jugosllave, e cila u dëmtua rëndë gjatë bombardimet e NATO-s të vitit 1999. Por negociatat dështuan.

Por, në maj të këtij viti, dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, i udhëhequr nga ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, vulosi marrëveshjen. Kontrata në vlerë prej një miliard dollarësh përfshin një qira 99-vjeçare të kompleksit. Grenell shihet si një kandidat i mundshëm për postin e Sekretarit të Shtetit nëse Trump fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor. Ai është konsideruar si ambasadori më i papëlqyer i SHBA-së në Gjermaninë e pas-luftës. Gazeta e përditshme zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ) shkoi aq larg sa e quajti atë “jodiplomatik” për shkak të “sjelljes së tij të neveritshme”. Donald Trump Jr së fundmi e vlerësoi Grenell si “kandidatin kryesor për postin e sekretarit të shtetit”.

Kursi i dështuar ballkanik i Trump 2020
Grenelli, si i dërguar i posaçëm i Trump për Ballkanin, “tërhiqte fijet e marionetave” në vitin 2020 kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti u rrëzua për shkak se ai qëndroi në rrugën e një marrëveshjeje tjetër. Marrëveshja në fjalë dyshohet se kishte të bënte me një shkëmbim territorial përgjatë vijave etnike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në qershor 2020, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, donin të takoheshin me Trump në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen.

Sipas raporteve, marrëveshja do të kishte lejuar që katër komunitetet me shumicë etnike serbe në veri të Kosovës të bëhen pjesë e Serbisë. Në këmbim, Lugina e Preshevës me shumicë shqiptare etnike në Serbinë jugore do të ishte bërë pjesë e Kosovës. Një shkëmbim territorial si ky mund të kishte një efekt domino në rajon, sepse shtetet e Ballkanit Perëndimorjanë të gjitha ende kryesisht multietnike.

Lidhje të ngushta Trump-Serbi
Udhëheqësi i Republika Srpska në Bosne dhe Hercegovinë, Milorad Dodik kishte kërcënuar se nëse do të bëhej një shkëmbin territorial, Republika Srpska do t’i bashkohej Serbisë. Ky shkëmbin do të mund të sillte një “luftë të re ballkanike”. Rishikimi etnik i kufijve ka potencial të madh për konflikt. Por planet e Trumpit u prishën nga një aktakuzë kundër Presidentit Presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë. Thaçi u vetë-dorëzua në gjykatë.

Ndërkohë, popullariteti i qëndrueshëm i Grenellit në Serbi ilustrohet nga fakti se Marko Gjuriq, ish-ambasadori i Serbisë në SHBA, dhe tashmë ministëri i punëve të jashtme të Serbisë, kohët e fundit tha se Grenell ishte “pa dyshim miku i Serbisë”.

Në vitin 2023, presidenti Vuçiç i dorëzoi Grenellit urdhrin më të lartë të vendit si njohje e avokimit të tij për Serbinë, duke e arsyetuar vendimin e tij duke thënë se: “Unë mendoj se ai është një nga njerëzit e paktë nga SHBA që ka një qasje të ekuilibruar ndaj Kosovës”.

Çfarë do të thotë një fitore e Harris për rajonin?
Qëndrimi pro-serb i Trump lë të kuptohet se çfarë mund të presë Ballkani Perëndimor nëse republikani do të kthehej në Zyrën Ovale në nëntor. Linja e ndjekur nga kandidatja e Partisë Demokratike Kamala Harris, nga ana tjetër, nuk ka qenë deri më tani aq e qartë. Megjithatë, disa përfundime mund të nxirren në bazë të të kaluarës së saj personale dhe pikëpamjeve të politikës së jashtme.

Është e pagjasshme që Harris të favorizojë nacionalistët serbë apo ndojnë grup etnonacionalist tjetër. Përveç kësaj, qëndrimi pro-ukrainas i Harris është i dokumentuar. Është e mundur që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka paralajmëruar atë për planet e supozuara të Moskës për të destabilizuar Ballkanin ose për të hapur fronte të reja atje me ndihmën e nacionalistëve irredentistë serbë pro-Moskë. Lidhjet e ngushta midis Beogradit dhe Moskës mund ta shtyjnë Harrisin të ndryshojë kursin e Amerikës.

Edward Joseph, një studiues i konflikteve në Universitetin e njohur Johns Hopkins, kritikoi kohët e fundit se administrata e Biden-it po bëhej me Serbinë. Ai tha gjithashtu se Vuçiq e ka zhvendosur orientimin e Beogradit si kurrë më parë kah lindja dhe se nuk ka asnjë arsye pse Harris, nëse zgjidhet, të vazhdojë politikën e pasuksesshme të Bidenit. Ish-diplomati amerikan Shaun Byrnes mbajti të njëjtën linjë, duke rekomanduar se SHBA duhet të jetë “më e ashpër me Serbinë, sepse ajo vazhdon të ketë një qasje armiqësore ndaj Kosovës”.

‘Fantazia diplomatike’ e Bidenit në Ballkan
Daniel Serwer, një diplomat i vjetër që ka punuar me Richard Holbrooke, arkitektin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, e ka përshkruar politikën e Bidenit për Ballkanin si “fantazi diplomatike”. Në sytë e Serwer, për të ndërtuar Vuçiqin, që kishte qenë ministër propagande në kohën e Slobodan Millosheviçit në vitet 1990, si një spirancë stabiliteti ishte shumë larg realitetit.

Vizitat e shpeshta në Moskë nga aleati i Vuçiqit dhe zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin, i cili së fundmi siguroi personalisht presidentin rus Vladimir Putin se Serbia është “partneri dhe aleati strategjik i Rusisë”, vë në dyshim politikën e SHBA-së për Ballkanin. Aktivitetet e anëtarëve të rrethit të Trump në Beograd kanë treguar se nëse ish-presidenti rizgjedh në nëntor, objektivat ekonomike do të jenë në ballë të politikës së Amerikës për Ballkanin Perëndimor në të ardhmen. Fakti që presidenti i Serbisë Vuçiq ka marrëdhënie të shkëlqyera me Putinin, i shkon për shtat Trumpit deri në fund.

Shqetësimet për një administratë të dytë të mundshme të Trump
Megjithatë, për Ukrainën, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi, e gjithë kjo është alarmante. Sepse, megjithëse Bosnja dhe Kosova janë dy shtete qartësisht pro-amerikane, pro-perëndimore me popullsi shumicë myslimane, ato nuk mund të mbështeten automatikisht në mbrojtjen e SHBA-së kundër dëshirave ekspansioniste të Serbisë nëse Trump rizgjedhët si president.

Trump ka treguar në të kaluarën se nuk ka asnjë problem t’i lërë aleatët, nëse kjo i përshtatet agjendës së tij. Për shembull, Në dhjetor 2018, ai njoftoi se do të tërhiqte shumicën e trupave amerikane nga Siria. Duke vepruar kështu, ai tradhtoi kurdët, të cilët kishin bërë shumicën e luftimeve në terren në betejën kundër Shtetit Islamik (IS). Kjo tradhti e aleatëve bëri që Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes i SHBA-së, James Mattis, të jepte dorëheqje.

Para se të dështonte marrëveshja e shkëmbimit territorial, Serbi-Kosovë, Trump e kishte kërcënuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në disa raste se do të tërhiqte trupat amerikane nga Kosova. Prania e këtyre trupave shihet si një politikë jetësore për sigurinë Kosovën, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh. Është e diskutueshme nëse trupat e KFOR-it të NATO-s mund të garantojnë sigurinë e Kosovës pa amerikanët. Por, administrata Biden duket se ka marrë të paktën një masë paraprake në këtë drejtim: SHBA-ja e ka furnizuar Kosovën me 250 raketa antitank Javelin, nga ato që ka dërguar edhe në Ukrainë. Edhe Turqia e ka furnizuar Kosovën me dronët e saj Bayraktar. Pa këto dy sisteme armësh, Ukraina nuk do të ekzistonte më si shtet i pavarur. Por ndryshe nga Serbia, që karreth 250 tanke lufte, Kosova nuk ka asnjë. Pra, numri i raketave antitank të furnizuara nga SHBA-ja sigurisht nuk ishte rastësi./DW

Meta – Nga Lutfi Dervishi

Ilir Meta mund të ishte sot duke dhënë mësim në fakultet, por, ende pa mbaruar studimet në dhjetor të 90-tës, vendosi t’i futej rrugës se politikës për të kapur, si rralle kush brenda tri dekadash, majat e profesionit të dytë me të vjetër në botë, politikes, si minister, Kryeministër, Kryetar Parlamenti dhe President republike.
Sot, ai u arrestua rrembyeshem me akuzat për pastrim parash, mos deklarim pasurie dhe korrupsion. Bashkëshortja e tij dhe bashkeudhetarja politike deri para pak muajsh, hetohet në gjendje të lirë.
Akuza do duhet të provoje në gjykatë se “çfarë ka marrë Meta”, ndërkohë historia do të vleresoje edhe çfarë ka dhënë ai në këto 30 vite.
I vetëbere në politikë, Meta u bë Kryeministri me i ri i tranzicionit, në moshen 29 vjeçare. I vleresuar si kryeministër i sukseseshem me 1999-2001, Meta synoi shumë shpejt gjithçka. Dha dorëheqjen pas perplasjeve me kryetarin e PS-së Nano dhe u nxitua të krijonte LSI- në, më 2004. Nëse do të kishte pervoje e durimit strategjik, një vit me pas ai mund të ishte kryetari i natyrshem i PS-së.
Me LSI-në, Meta arriti të thyej perkohesisht dypolin PS-PD.
Forca e krijuar prej tij bëri të mundur rotacionin me 2005 dhe 2013.
Aleanca me PS-në, më 2013 i dhuroi pushtet për herë të dytë LSI-se, pas 4 vjeçarit me PD-në. Aleanca me Ramen është dhe fillimi i fundit të LSI-se.
Kur partia e krijuar prej tij nuk mundi të luante rolin e “king maker”, mbeti vetë “king”.
Kater vjet kryetar Parlamenti dhe 5 vjet President i Republikes ishin dhe majat e pushtetit personal të Metes. Nga lartësia e kreut të shtetit ai perballoi dy “impeachment” nga shumica që e zgjidhim, por pa edhe rrudhjen e LSI-së që u mundua ta riperterirje, pas mandatit presidential (2017-2022) duke e riformatuar si Partia e Lirise.
“Pushteti lodh ata që nuk e kane”! Lere pastaj ata qe e kane! Kjo maksime u provua me Metën dhe partine e tij.
Akuzat per korrupsion, përballjet ne vite me prokurorët, paranoja që sjell, per cilindo qofte, pushteti i gjate, retorika e pa kontrolluar, i sollen kosto politike, familjare dhe, se fundmi, edhe ligjore.
Në gjykatë Meta do të ballafaqohet me një hetim pesë vjeçar të SPAK për pastrim parash, mos deklarim pasurie dhe korrupsion.
Meta sot po perjeton një nga episodet më të errëta të karrierës së tij. Ashtu siç historia do të tregojë çfarë ai ka dhënë për politikën shqiptare dhe per vendin, drejtësia do të tregojë se çfarë ka marrë prej tyre. Tani, beteja e radhës e Metës eshtë me drejtësinë që mund të vendose epilogun e një karriere të mbushur me kontradikta. Në politikë ai ka vertetuar thënien se mund të vdesë disa herë!

VOA: Tiranë, arrestohet ish presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë

VOA

Ish presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua sot me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndaj zotit Meta SPAK-u ka kryer një hetim pasuror, dhe jozyrtarisht dyshohet për mosdeklarim pasurish, korrupsion dhe pastrim parash.

Ky hetim besohet se është shkaku i arrestit të sotëm, ndërsa ndaj tij ka edhe çështje të tjera hetimore si çështja CEZ-DIA.

Në mes të qershorit zoti Meta qëndroi për më shumë se tre orë përballë hetuesve në Prokurorinë e Posaçme. Nga deklaratat e tij u mësua se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes.

Ish presidenti Meta ka deklaruar se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, çështje me të cilat është marrë, sipas tij, bashkëshortja Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka po ashtu një hetim pasuror nga SPAK-u.

Edhe për zonjën Kryemadhi sot SPAK-u vendosi masën detyrim paraqitje.

Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi thotë për Zërin e Amerikës se arrestimi i zotit Meta ishte i pritshëm dhe në të njejtën kohë është një mesazh që i dërgohet klasës politike.

“Mesazh që nuk mund të ketë më individë të paprekshëm, mesazh që të gjithë politikanët duhet të trajtohen njëjtë edhe kur janë në opozitë, por edhe ata që janë në mazhorancën aktuale. Mesazhi tjetër është që në zgjedhjet e vitit 2025 duhet të kemi të paktën kandidatë me më integritet, me rekorde më të pastërta, qoftë financiare, qoftë me lidhje kriminale”, thotë zoti Krasniqi.

Ai shton se i ngelet drejtësisë për të dëshmuar nëse zoti Meta është apo jo fajtor.

“Është një proces që ka nisur prej vitesh. Është nën hetim për një akuzë, me të cilën nëse sot trajtohen një pjesë e madhe e politikanëve, të paktën një e treta e parlamentit do ta humbiste mandatin”, thotë zoti Krasniqi.

Mediat ndërkombëtare jehonë prangosjes së Ilir Metës

Meta u arrestua mesditën e sotme me urdhër të SPAK. Ai u ndalua nga agjentët e BKH-së, të asistuar nga policia pranë zonës së Casa Italias në Tiranë.

Ende nuk ka një njoftim zyrtarë nga Prokuroria e Posaçme për këtë urdhër-arrest, por kujtojmë që Ilir Meta është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime për një sërë çështjes.

“Ish-presidenti i Shqipërisë Meta është arrestuar, dyshohet për pastrim parash”, shkruan prestigjiozja “The Washington Post”.

Ndërkohe Assosiated Press ka shkruar: “Partia e majtë e Shqipërisë së Lirisë tha të hënën se lideri i saj dhe ish-presidenti shqiptar Ilir Meta është arrestuar me akuza të dyshuara për pastrim parash. Meta, 55 vjeç, u arrestua në kryeqytet, Tiranë, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas mediave lokale. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, e quajti atë “një rrëmbim kriminal”. Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga prokuroria.”Panorama

Kultura e djallit që solli Rama në politikë e joshi dhe ktheu në viktimë edhe Xhorxha Melonin – Nga Ndriçim Kulla

Italia është një shtet i madh demokratik dhe me një kulturë të spikatur qeverisëse, e cila pa dyshim që ka  rrezatimin e saj mbreslënës në tërë shtrirjen botërore.

Ne kemi patur fatin e mirë që kemi përfituar nga trashëgimisma e mardhënieve kulturore dhe qeverisëse me fqinjen tonë përtej brigjeve të Adriatikut, me të cilën deti na ndan dhe deti na ka bashkuar që në zanafillën e jetës.

Po duke qënë vërtetë kaq afër, bëhemi dëshimtarë edhe të shumë episodeve të cilat shkaktojnë çudi dhe zhgënjim ndaj njeri-tjetrit.

Nuk është parë kurrë më konfuze politika italiane sa këto ditë, kur shikon që fregatat e saj me një ekuipazh luftarak prej 70 vetash sjellin në Shëngjin vetëm 16 emigrantë klandestinë nga vëndet e treta afrikane, sipas marrveshjes okulte Rama – Meloni.

Nuk ka ngjarje më diskretituese, se të nesërmen fregata italiane kthehet mbrapsht dhe i rikthen sërish këta emigrantë në vëndin ku kishin kërkuar azil, në Itali.

Një komedi tragjiko komike ka prodhuar qeverisja e sotme italiane.

Duket krejtësisht e pa besueshme të ketë ndodhur një sorollatje e tillë brënda vetes nga një shtet i madh demokratik.

Si është e mundur të ndodhë kjo?!

Të duket sikur Italia në këtë rast është në ekran dhe bën lodra me kukulla.

Aspak serioze dhe në të vërtetë shumë qesharake.

Po te ripërtëritim pak në memorien tonë denoncimin energjik që i bënë shumë media ndërkombëtare marrveshjes Rama -Meloni e cila u hartua në një errësirë të plotë, pa trasparencën më  minimale me publikun, e kupton se historia e kësaj marrëveshje lindi nga  kultura e djallit.

Skandali është një dështim spektakolar në llojin e vet që ka dy bashkëautor, Kryeministren italiane Xhorxhia Meloni dhe Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Dështimi qëndron tek mungesa flagrante e respektimit të bazës ligjore të saj. Po qe se shikojmë me vëmëndje të thellë kontekstin e bërjes së saj, kuptojmë pa shumë vështirësi hallin që kishin dy kryeministrat.

Në furtunën skandaloze të aferës Mcgonigal dhe të inceneratorëve, Edi Rama i gjendur përballë një lumi  akuzash nga shtypi amerikan dhe opinioni brendshëm kishte nevojë imediate për një valvul shkarkimi.

Tek Meloni gjeti limanin e vetëm europian, ku duhej të ankoronte shpresat.

Ndërsa Meloni që tribloi kundërshtarët politikë me kartën ekstreme të emigracionit, duke i mundësuar vetes ardhjen në pushtet, duhej të bënte diçka edhe më tej që të fitonte zgjedhjet e parlamentit europian.

Ishte dikush përtej brigjeve të Adriatikut që mund t’i falte çdo gjë pa klering në këmbim, vetëm se donte një  mbështetje  politike pazaraxhiu i vëndit të vogël.

Në këto kushte ka lindur marveshja krejtësisht e pa natyrshme Rama – Meloni.

Mbi gjithçka në këtë marrveshje, ku u shkelën me harbutëri jo vetëm integriteti territorial i Shqipërisë, por dhe të drejtat e njeriut, kishte interesa pushteti.

Eshtë pyetur pa fund mbi  panatyrshmërinë e takimit politik midis dy liderëve nga të dyja anët e Adriatikut, i cili fsheh shumë të vërteta.

Pse u zgjodh pikërisht Shqipëria e vogël dhe e brishtë, pa traditë demokratike  dhe kulturë menaxhuese për të krijuar një ekstraterritor italian në tokën e saj?!

Kultura e djallit që solli Edi  Rama në politikë e joshi dhe e ktheu në viktimë edhe Xhorxhia Melonin.

Melonit, me siguri nga ndërmjetësit e stërvitur në errësirë që mbanë kryeministri shqiptarë rreth e rreth vetes, i është bërë e qartë realiteti dramatik i Republikës së Bananeve, që ka krijuar regjimi i Edi Ramës në Shqipëri dhe kryeministrja italiane gjeti atë që i duhej pa kushte fare në teritorin shqiptarë.

Giorgia Meloni vinte nga fitorja e stërmundimshme e pushtetit, ku së bashku me udhëheqësin karizmatik të qendrës së djathtë italiane Silvio Berlusconi-n dhe parti të tjera si ajo e Salvini-t, me kauzën e emigracionit dhe të luftës kundër korrupsionit, ndërtuan një koalicion qeveritar për t’i prirë drejtimit të Italisë.

Mesazhet e kryetarit të opozitës së djathtë shqiptare Dr. Berishës, për emigrantët shqiptarë që të votonin koalicionin e djathtë të Melonit, në mos rëndësinë e tyre në fitore, kishin simbolikën e djathtë në filozofinë e ndihmës dhe bashkëveprimit të forcave politike të spektrit. Sa fuqi pati në rezultatin zgjedhor ky vullnet i shprehur pak rëndësi ka, por kavalieri gjeti momentin dhe i shprehu me fisnikëri mirënjohjen e tij miqësore në mënyrë fisnike doktorit, duke folur edhe drejtpërdrejt me të nëpërmjet telefonit të këshilltarit të tij që kishte mbërritur si mysafir në zyrën e Berishës.

Ai bëri gjestin e guximshëm diplomatik, duke sfiduar kështu non-gratën amerikane si të pavërtetë dhe tërë rrebeshin e padrejtë diplomatik të administratës aktuale amerikane të z. Blinken, si dhe Sorosit, për diskriminimin e opozitës shqiptare.

Po me Melonin çfarë u bë ?

Asnjë përshëndetje në respekt të reciprocitetit së paku për t’i kthyer   gjestin dashamirës, ndërsa vazhdoi marveshjen e hallit.

Sot kjo marrveshje e skanuar dhe rivlerësuar nga mediat botërore, organizatat e të drejtave të njeriut dhe e instucioneve europiane, ka marrë vulën e pa vlefshmërisë së saj nga gjykatat italiane.

Kjo është një krizë që ka rikthyer të vërtetën dhe ka bërë të mundur, që në respekt të shqetësimit publik, të ndalet një afere korruptive Rama – Meloni për tu rivlerësuar me vendime të drejta më tej.

Po kthehemi në një krizë të paralajmëruar edhe për vetë lidershipit  italian të përfaqesuar nga Xhorxhia Meloni në këtë fazë.

Ajo iu përgjigj vendimit të gjykakës të emigracionit të Romës nga Libani se ne do vazhdojmë.

Dhe në faktë po lufton që ta përmbys gjykatën.

Nuk besoj shumë se qeveria demokratike e Romës do bjerë në nivelin e gjëndjes së regjimit në Shqipëri, sa të shpërfillë vendimet e gjykatave, siç bën në Shqipëri beu me poture, ku gjykatat dhe vendimete  e tyre i ka kthyer në lëng groshi, duke i gëlltitur brënda gurmazit të tij autoritarist  t֝ë pushtetit.

Parashikoj që demokracia italiane dhe instucionet e saj të krijojnë një zgjidhje të drejt duke respektuar ligjet për të  ndërtuar praktika të tilla marrveshjesh, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe sovranitetetin teritorial të çdo vëndi.

SPAK: Çyrbja shiti sekretet shtetërore në të paktën 7 raste, por nuk i njohim zyrtarët që ia dhanë informacionet

Prokuroria e Posaçme SPAK nxori një njoftim zyrtar pas arrestimit të ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja.

SPAK thotë se Çyrbja nxori sekretet në të paktën shtatë raste, por thonë se nuk e dinë se cilët zyrtarë ia kanë dhënë këto informacione.

Sipas SPAK, në këmbim të votave në zonë, Çyrbja i siguronte Altin Hajrit, person i shpallur në kërkim, informacione për të shmangur kapjen e tij

“Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky EÇ” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, personi nën hetim J.Ç., është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim A.M., me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal,” thuhet në njoftimin zyrtar.

NJOFTIMI I PLOTE

Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e referimit të bërë më datë 15.10.2024 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të njëjtën datë, ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 93 të vitit 2023 dhe regjistrimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, si dhe vijimin e hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kryer më tepër se një herë, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

ii. “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” kryer nga shtetasi J. Ç. më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.

iii. “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer nga shtetasi J. Ç., më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga nenet 302/1/2 të Kodit Penal.

iv. “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J.Ç., dhe A. M., parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

v. “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J. Ç., dhe A.M., parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.

vi.“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi J. Ç. parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, si dhe

vii. “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi A. H. parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet evropiane të drejtësisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Për interesa të këtij procedimi penal, ndër provat e tjera, janë administruar edhe aktet e dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike në fushën penale dhe ka rezultuar se personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.

Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, personi nën hetim J.Ç., është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim A.M., me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Informacionin që personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., u kanë transmetuar personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar ka shërbyer si një e dhënë e rëndësishme që këta persona të qëndronin të fshehur me qëllim që t’i shpëtonin kapjes apo arrestimit të mundshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konsumuar elementët e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Po ashtu nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se personi nën hetim J. Ç., në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I hetuari J.Ç., për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar,  A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër personi nën hetim A. H., në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga i hetuari J.Ç., i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal për 3 (tre) persona në hetim dhe gjykata me vendimin e saj Nr. 126, datë 20.10.2024 ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Ky vendim është vënë në ekzekutim nga ana e Prokurorisë së Posaçme po më datë 20.10.2024, dhe ka angazhuar strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku më datë 20.10.2024, është bërë e mundur prej tyre që të ekzekutohen masat e sigurimi personal vetëm për dy personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., por nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masës së sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj personit tjetër nën hetim A. H., i cili ka qenë i shpallur person në kërkim që në muajin Janar të vitit 2020, në kuadër të procedimit penal me Nr. 62, të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme, për kryerjen e veprave “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim, “Trafikim i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës” të parashikuara nga nenet 109, 283/a, 278/1, 303 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 3 (tre) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1.      Pesë telefona celularë;

2.      Një hard disk i jashtëm Verbatim;

3.      Një pajisje regjistrimi në formë pakete;

4.      Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;

5.      Dokumente pronësie, etj;

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Gjejmë rastin që të falenderojmë për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre me Prokurorinë e Posaçme, gjatë hetimeve të këtij procedimi penal; Europol, Eurojust dhe autoritetet franceze të drejtësisë.

Një falënderim i veçantë i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bashkëpunimin e frytshëm në fazën e ekzekutimit të masave të sigurimit si dhe kryerjes së kontrolleve. sn

VOA: SPAK-u arreston ish deputetin Jurgis Çyrbja për akuza mbi zgjedhjet, lidhje me krimin dhe shitje të sekretit shtetëror

Ilirian Agolli

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi mbrëmjen e së dielës në Durrës ish deputetin e Partisë Socialiste për atë qytet, Jurgis Çyrbja, në dyshimet për “korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe tregtim i sekretit shtetëror”.

Lajmi u konfirmua nga burime të SPAK-ut, të cilat thanë se Çyrbja u arrestua sot nga policia e shtetit me “masën e sigurimit arrest në burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për tre akuza”.

Ndërsa sipas burimeve të besueshme mësohet jozyrtarisht se Çyrbja ka ruajtur kontakte dhe ka komunikuar përmes aplikacionit ‘Sky Ecc’ me persona të grupeve kriminale gjatë kohës që ka qenë deputet i Kuvendit.

Arrestimi i tij lidhet me hetimet për një grup kriminal të fuqishëm. Njëkohësisht me të sot është arrestuar edhe një person tjetër për të njëjtën çështje, ndërsa është shpallur në kërkim një person i tretë.

Një të njëjtën kohë SPAK-u po ndjek edhe një tjetër çështje, për të cilën ish deputeti Çyrbja u padit nga Partia Demokratike rreth ngjarjeve të 7 viteve më parë për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për dokumentacionin që lidhet me katër prona të ndryshme gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Një javë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK-u) i njoftoi atij akuzën e shpërdorimit të detyrës, një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit.

Brenda dy javësh karriera politike dhe raportet e deputetit Çyrbja me drejtësinë u ndryshuan me shpejtësi. Të martën e 8 tetorit u thirr në SPAK, ku qëndroi mbi 7 orë, të nesërmen dorëzoi mandatin e deputetit, të premten më 11 tetor iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës në Hipotekë, ndërsa pas një jave u mor në arrest me burg për 3 akuza shumë herë më të rënda.

Ai fillimisht tha se mandatin po e dorëzonte për arsye shëndetësore. Çyrbja nuk ka komentuar nëse i pranon apo jo akuzat, por u pohoi mediave një javë më parë se do të paraqitej para drejtësisë sa herë që të thirrej.

Tridhjetë e nëntë vjeçari Jurgis Çyrbja, i lindur në Shijak, ishte duke përfunduar mandatin e tij të dytë si deputet i Qarkut të Durrësit që nga viti 2017.

Ai ishte avokat dhe pedagog në Universitetin e Durrësit pasi kreu studimet për drejtësi në vitin 2010, për t’u bërë më pas drejtues i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës në vitet 2013-2016, kohë kur duket se ai u lidh, sa me politikën aq edhe me persona të dyshimtë nga bota e krimit.


Send this to a friend