Alfred Serreqi qëndroi në politikë 7 vitet e para të demokracisë së brishtë shqiptare. U largua prej saj në kohën më të vështirë, atë të ‘97s. Shkak u bë një përplasje e fortë mes ishpresidentit Sali Berisha dhe ishkryeministrit Aleksandër Meksi me një grup të madh deputetësh të PDsë, pjesë e së cilës ishte dhe z.Serreqi.
Që nga ajo kohë, para 20 viteve më parë, ishministri i Jashtëm është shkëputur tërësisht nga jeta politike. Alfred Serreqi pas kaq vitesh thyen heshtjen dhe rrëfen për “GSH” arsyet që e mbajtën larg PDsë, pse nënshkroi bashkë me kolegët e tjerë promemorien përmes së cilës kërkonin dorëheqjen e qeverisë “Meksi” dhe ndarjen e postit të Presidentit nga ai i kreut të partisë.
Serreqi tregon si e rrëzuan atë dokument që ofronte një zgjidhje për vendin pikërisht nga z.Berisha me mbështetësit e tij dhe çfarë bisedoi me ishambasadoren e SHBAve, Mariza Lino, e cila e ftoi bashkë me ishministrin tjetër të PDsë, Dashamir Shehi në një prej kafeve të Tiranës. Takimi mes tyre u zhvillua menjëherë pas mbledhjes së grupit të PDsë, e cila u shoqërua me debate të ashpra, ku nuk munguan as sulmet ndaj diplomates amerikane.
Z.Serreqi, çfarë ju ka mbajtur 20 vite larg PDsë ndërkohë që ju ishit pjesë e qeverisë së parë demokratike në Shqipëri?
Unë gjykoj se çdo gjeneratë ka dhënë kontributin e vet. Edhe ne e kemi dhënë kontributin tonë deri në vitin ‘97‘98 dhe ka ardhur koha që mbretërit e rinj t’i marrin në dorë fatet e veta. Ne i kemi kaluar të 70at, kështu që Shqipëria ka njerëz të rinj, kontribute të reja për t’u marrë me çështjet e vendit. Besoj se kemi vepruar në mënyrë logjike dhe jo si disa të tjerë, që me këmbëngulje vazhdojnë të bezdisin rininë dhe Shqipërinë.
Për kë e keni fjalën, për z.Berisha?
E kam fjalën në përgjithësi. Ne gjykojmë që Shqipëria është një strukturë popullsie e re, ka një demografi dinamike, tematikat dhe problematikat kanë të bëjnë më tepër me gjeneratat e reja. Ndaj, nga kjo pikëpamje gjykoj se edhe protagonizmi duhet të jetë nga të rinjtë, së paku më të rinj se ne.
Megjithatë, z.Berisha vazhdon të jetë tepër aktiv në politikë dhe mbetet sërish një figurë kyçe në skenën politike. Ju si e vlerësoni atë, nisur edhe nga fakti se keni bashkëpunuar për 7 vitet e qeverisjes së parë demokratike?
Për mendimin tim, z.Berisha ka dritën dhe hijet e veta, si çdo njeri tjetër. Besoj se ka qenë fatlum nga politika, sepse ka marrë shumë më tepër se ne të tjerët.
Në ç’kuptim ka marrë më tepër se ju të tjerët?
Berisha ka qenë protagonist për gati 25 vjet në politikën shqiptare, kështu që i ka bërë vetes një vend në historinë e Shqipërisë. Pastaj, si çdo gjë në këtë vend, është historia ajo që e gjykon me të mirat dhe të këqijat e veta.
Dhe cilat janë hijet e tij?
Ne po flasim për historinë që bën vetë. Të gjallët, njerëzorët gjykohen me hijen e diellit. Personazhet që kanë bërë vend në histori, siç ka bërë edhe z.Berisha, sigurisht që do të gjykohen nga e ardhmja dhe historia. Ky besoj është arsyetimi më logjik.
Për cilat arsye pati një debat të ashpër, një përplasje të fortë mes një grupi deputetësh të PDsë dhe z.Berisha në shkurt të ‘97ës?
Ne kemi pasur një përplasje në ’97ën për hir të Shqipërisë, të rrethanave tragjike që pati Shqipëria e asaj kohe, për të cilën ne gjykojmë se kemi mbajtur qëndrimin më të mirë dhe më burrëror, më të mençur, ndoshta më të pjekur që mund të ishte, sepse asnjëherë nuk ka një të vërtetë absolute, mund të ishte një zgjidhje më e mirë për Shqipërinë.
Mund të ishte evituar sherri, problemet, lufta e armatosur e popullsisë, ky tension midis shqiptarëve me njëritjetrin, mirëpo fatkeqësisht nuk na dëgjuan. Por, mendoj se kemi prodhuar një dokument shumë të rëndësishëm, siç ishte promemoria e ’97ës, që fatmirësisht u botua në gazetën tuaj disa ditë më parë dhefatkeqësisht, shumica e shqiptarëve e ka harruar çfarë ka ndodhur, duke u marrë me gjëra më pak të rëndësishme se me atë çfarë ndodhi në ‘97ën.
Ne prodhuam një dokument shumë të mirë, që ofronte zgjidhjen dhe do ta risillja në mendje, do ta ribotoja për t’u kujtuar shqiptarëve se ka pasur edhe disa burra që kanë menduar realisht për Shqipërinë, për të gjetur një zgjidhje paqësore, për të shmangur atë dramë që ndodhi në vitin ‘97 dhe që po e vuajmë sot e kësaj dite.
Çfarë kërkonit ju dhe grupi i deputetëve dhe cila ishte zgjidhja që kishit ofruar?
Ne kërkonim atë që kemi shkruar në promemorie, që të rrëzohej qeveria që ishte në ’97ën, si një shans për të rihapur një debat publik, një tavolinë politike le ta quajmë kështu, një bashkëqeverisje edhe me palët e tjera. Në fakt, kjo gjë u bë, por u bë me vonesë. E bëri Berisha, por e bëri me vonesë. Kjo ishte e para. Së dyti, që personazhi i presidentit të mos futej më në skenën partiake. T’i ktheheshim një shteti institucional që presidenti duhet të rrijë mbi palët dhe jo siç u angazhua me një palë.
E treta, duhej të gjendej një zgjidhje, qoftë edhe provizore që kishte të bënte me problemin financiar, pasi njerëzit kishin humbur paratë dhe kishin dalë në rrugë. Domethënë, kishim rreshtuar një sërë pikash që janë promemorie, të cilat mund t’i jepnin Shqipërisë një tjetër zgjidhje, ndryshe nga ajo që ndodhi në ‘97ën. Sepse vetëm kur mendojmë se çfarë ndodhi pas promemories dhe kur mendojmë se mund të kishim evituar një katastrofë, atëherë e kuptojmë rëndësinë që kishte ky dokument.
Fatkeqësisht nuk është përmendur sepse protagonistët që ishin kundër kësaj promemorie, sot janë brenda partisë dhe kjo është drama e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, që burrat e mençur që ofruan një zgjidhje të mirë nuk janë më, nuk janë të zotë të shkruajnë dhe letra. Ndërsa, ata që atakoheshin nga promemoria, janë sot nëpër karriget e shtetit, nga të dyja palët, qoftë majtas dhe qoftë djathtas.
Kurse ata që u munduan t’u afrojnë shqiptarëve një sjellje të paqme, pa vrarë njëritjetrin, nuk janë më në politikë apo pushtet. Si reagoi z.Berisha në promemorien e grupit të deputetëve?
Z.Berisha nuk e pranoi këtë zgjidhje. E konsideroi siç ka konsideruar çdo gjë sipas mendjes së tij. Ai e mori si një gabim, si një agresion personal ndaj tij. Por duhet të dini një gjë, z.Berisha është i zgjuar, bëri gjysmën e atyre gjërave që ishin shkruar, por i bëri me vonesë. E bëri duke e ditur se këto janë të vërtetat, mirëpo humbi Shqipëria dhe shqiptarët. Berisha nuk humbi asgjë.
A është e vërtetë që në atë mbledhje është sulmuar ashpër ish-ambasadorja
e SHBAve në Tiranë, Mariza Lino?
Jo, nuk është folur për zj.Lino në atë mbledhje. Emri i ambasadores është përmendur në një mbledhje të grupit parlamentar të PDsë.
Kjo ka ndodhur pas hartimit të promemories?
Nuk jam shumë i sigurt, pasi janë bërë 20 vite që nga ajo mbledhje, por besoj se ajo mbledhje është bërë pak më vonë, ndoshta një javë më vonë.
A ka pasur propozime nga brenda grupit që ambasadorja Lino të merret peng, pasi po sulmonte ashpër PDnë dhe qeverinë e saj?
Nuk më kujtohet, por gjithsesi këto janë personale, janë të dorës së dytë. Janë kaq të dorës së dytë, saqë unë nuk i mbaj mend. Këto janë gjëra kaq të parëndësishme, saqë nuk mund të kujtoj kë kam nxjerrë nga zyra në atë kohë apo me cilin jam ulur në kafe nga PDja.
Pas debateve të forta në grupin e PDsë është folur se ju dhe z.Dashamir Shehi, nënshkruesi i parë i promemories, jeni thirrur në një kafe në kryeqytet nga zj.Lino. Cila është e vërteta? Çfarë biseduat me ambasadoren amerikane?
Me zj.Lino jemi takuar shumë herë. Nuk i kujtoj këto detaje, por u mundua të mbante një gjykim korrekt, siç mund ta mbajë një shtet i madh, i cili ka shumë mundësi. Edhe unë mendoj jo vetëm si njeri i politikës së jashtme, por edhe si një shqiptar i thjesht, raporti me SHBAtë është shumë esencial për Shqipërinë. Gjykoj se i gjithë ky grup disidentësh ka shërbyer dhe ka dhënë kontribute që klasa politike shqiptare të gjykohet pozitivisht për atë kohë, pavarësisht se disa ndoshta nuk ishin situata normale.
Dhe pas këtij momenti, ky grup u shkëput nga PDja..?
Populli shqiptar ka një fjalë të urtë: ‘Në një fshat që nuk të dëgjojnë, largohu’. Në fakt, Shqipëria është një fshat i madh. Kohët kanë ndryshuar, por sidoqoftë, në traditën e vet është një fshat. Kështu që ne kemi bërë atë që na lanë mundësi për të bërë, domethënë që ne të
largohemi për të thënë idetë tona, mendimet tona.
Ky moment shënoi dhe largimin tuaj përfundimtar nga politika?
Po, është e vërtetë. Nga ai moment unë jam larguar përfundimisht nga politika. Unë nuk kam pasur ndonjë pretendim për deputet apo pushtet. Ia kam lënë vendin një gjeneratë më të re, siç ishte
z.Dashamir Shehi etj., të cilët fatmirësisht e kanë vazhduar. Pavarësisht se ju u tërhoqët nga politika, a keni pasur ftesa për t’ju ribashkuar asaj sërish?
Për të qenë i sinqertë, po, kam pasur ftesa disa herë.
Nga kush ju janë bërë ftesat?
Nga Berisha i pari, i cili e dinte potencialin intelektual të këtij grupi. E them pa mburrje që kemi qenë pjesa më e mirë dhe më e rëndësishme e Partisë Demokratike. Nuk është se kemi humbur gjë, por ne jetojmë me kujtimet tona, por Shqipëria politike do të kishte qenë shumë më e mirë po t’i kishte dëgjuar. Fjalët e këtyre njerëzve, mirë apo keq ishin themeluesit e PDsë.
Pavarësisht kësaj që thoni, në pushtet u rikthyen ata që i kishit kritikuar për keqqeverisje…
Politika varet nga shumë gjëra. Politika ka një anagrafë të vetin që vjen edhe nga mosha, por ka edhe një rrjedhë logjike. Sigurisht ka pasur të tjerë që kanë vazhduar politikën më me këmbëngulje se ne, por kjo nuk do të thotë se e kanë bërë më mirë. Thjesht kanë qenë më të vullnetshëm, por ky grup prej 2030 vetash që kanë firmosur këtë dokument, gjykoj që kanë qenë një vlerë për atë kohë. Nga kjo pikëpamje nuk është se Shqipëria jonë zhduket ose vuan se disa burra nuk janë më. E mira do të kishte qenë që të gjithë të na kishin dëgjuar. Koha bën të vetën. Sot ka të rinj më të zgjuar e më të mençur se ne. Kemi besim se atë që lamë përgjysmë do ta vazhdojnë disa të tjerë.
Një i ri i tillë është z.Lulzim Basha. Si e shikoni në krye të PDsë?
Bashën në krye të PDsë e gjykoj pozitivisht në radhë të parë, sepse pas 25 viteve po tentohet që të ketë një personazh tjetër përveç z.Berisha. Kjo është pozitive.
Pra, Lulzim Basha është i duhuri për PDnë?
Koha do ta tregojë. Sprovat e mëdha janë përpara, zgjedhjet e 2017ës dhe, në këtë rast, doja të rikujtoja që promemoria ishte një zgjidhje brenda PDsë. Ata që i quajtën kundërshtarë janë gënjeshtra. Ata njerëz e donin PDnë më shumë se e duan këta që janë sot dhe
ata që ishin deri dje, pasi zgjidhjen e menduan brenda PDsë. Po t’i shohim pikat e promemories, janë që të binte qeveria “Meksi” për të ringritur një më të mirë po brenda PDsë. Kjo, sepse PDja potencialisht i kishte njerëzit, intelektualët për të ndryshuar gjendjen e vështirë që ishte krijuar për shkak të rënies së firmave piramidale. Pra, zgjedhja ka qenë brenda kësaj force politike, që ishte e para opozitare që përfaqësonte qendrën e djathtë, përfaqësonte inspiratat popullore. Po të lexojmë sot dokumentin pas 20 vjetësh, ata që janë sot në PD do ta shohin se ata burra, që firmosën atë dokument, e donin më shumë PDnë se sa këta që janë sot.
Për cilat arsye?
Këta që janë sot kanë bërë të gjithë nga një xhiro, gjysma nga PSja, kanë qenë ministra, deputetë të saj ndërsa ata burra mendonin që Shqipëria e mirë nuk mund të bëhej jashtë PDsë. Ata e donin PDnë dhe kam frikë se sot këta që janë në PD nuk e duan këtë parti.
Megjithatë, përpjekjet tuaja për një Shqipëri më të mirë krijuan një çarje të madhe me ishpresidentin Sali Berisha…
Ky nuk është ndonjë hall i madh për një komb që përplaset me presidentin apo kryeministrin. Halli i vendit është gjithnjë i madh për atë që prodhojmë në shpinë të qytetarëve shqiptarë. Ajo që u provua në vitin 97në ishte shumë e dhimbshme dhe shumë e dhunshme në raport me pakënaqësitë me presidentin apo kryeministrin.
Këto janë një hiç para dhimbjes dhe dhunës së popullit. Ajo që ndodhi ishte shumë e rëndë dhe mund të evitohej nëse merrej parasysh promemoria e nënshkruar me 12 shkurt të 97ës. Nuk do të ndodhte ajo që ndodhi. Nuk do të ndodhte dhuna dhe nuk do të kishte dhimbje siç ndodhi për fat të keq, dhe e gjitha në kurriz të shqiptarëve.
Komentet