Gjergj Gjoni, 22 vjeç nga Puka, u vra të martën nga një pensionist italian, teksa dyshohej se ai po tentonte të futej në shtëpinë e tij për të vjedhur.
Gjoni, ishte i fejuar me Mirelën, e cila ka qenë personi që ka denoncuar zhdukjen e Gjergjit dhe më pas ka identifikuar kufomën e tij në morg.
Ajo u shfaq e dërrmuar në lot dhe krejt e humbur në intervistën për “TgCom24”. Mirela kundërshton versionin e pensionistit, i cili thotë se qëlloi për vetëmbrojtje.
“Por për çfarë vetëmbrojtje flasin ata, Gjergjin e vranë”, thotë ajo në intervistën e saj. “Tani ai nuk kthehet më, kush do të ma kthejë?”, pyet ajo me lot në sy.
Ndërkohë sipas dëshmisë së pensionistit, shqiptarin e qëlloi brenda në shtëpi dhe më pas e nxori jashtë trupin, por hetuesit nuk kanë gjetur shenja gjaku brenda në shtëpi, çka ngre dyshimet se ai mund të jetë vrarë në shkallët e jashtme të shtëpisë dhe jo brenda saj.
Komentet