Ka bërë shumë përshtypje fakti që në kopertinën e prestigjiozes “The Economist”, për vitin 2016, ndodhet edhe një flamur shqiptar.
Mësohet se personi në foto është Xhevat Lajçi, një shqiptar i lindur në Stamboll, ku është bërë edhe foto.
Ai ka dalë në foto së bashku me një kushëririn e tij, teksa protestonin përpara konsullatës serbe në vitin 1998, kundër luftimeve që po zhvilloheshin në atë moment në Kosovë.
Në fakt në pankartën e kushëririt të tij shkruhej “Freedom for Kosovo”. Vetë autori nuk ka ditur ta shpjegojë se përse ka përfunduar në këtë kopertinë.
Komentet