Në këtë fushatë të pazakontë zgjedhore, Flamur Hoxha, “njeriu i përkushtuar, familjari, sipërmarrësi dhe punëdhënësi shembullor”, siç e cilësoi Lulzim Basha, kryeson listën e deutetëve të Partisë Demokratike në Kamëz. Nga njohja me të ju siguroj se ai ndihet si njëri prej jush, si biri dhe vëllai juaj. Flamuri njeh mirë historinë e vuajtjeve të përbashkëta dhe historinë e qëndresës tonë të sotme e të mëhershme. Njeh dhe respekton gjithashtu dëshirat e synimet e përbashkëta për një jetë më të mirë. Prej kohësh ëshët mësuar ti shohë njësoj të gjithë njërzit qofshin demokratë, socialistë apo pa parti. Në disa takime me zgjedhësit e tij ai ka siguruar se së paku në vështrimin e tij do të marrë fund diskriminimi, ajo që dikush të shikohet si i nënës e dikush tjetër si i njerkës.
“Jemi të gjithë shqiptarë, jemi vëllezër e motra dhe duam të gjithë që ky vend të ecë përpara”, i pëlqen të theksojë vazhdimisht.
Si krejt Shqipëria, në fillim të viteve ’90, zona e Kamzës hyri në udhën e zhvillimeve të pakthyeshme. E gjithë kjo që shohim sot në Kamzë, Laknas, Bathore, Paskuqan, Babrru etj, është pasojë e mundësive të pakufishme që dha liria. Partia Demokratike dhe liria edhe sipas Flamur Hoxhës, mbeten si një binom i pandashëm.
Në rrugën e zhvillimeve 27 vjeçare ai mban parasysh vështirësitë jo të pakta me të cilat është ballafaquar vendi. Rruga jonë e zhvillimit nuk ka qenë e shtruar me lule. Kemi ecur përpara edhe përmes gabimeve të shumta, të cilat janë njohur nga PD dhe ai beson se do të njihen akoma më mire, duke mos lejuar përsëritjen e tyre. Ai ka dalë para njerëzve në Kamëz, në Paskuqan, Bathore, Babrru e Laknas në dhjetra takime të vogla e të mëdha me peshën e përgjegjësisë që t’i përfaqësoj të gjithë njerëzit në Kuvend, të përfaqësoj aspiratat dhe pritshmëritë e tyre legjitime. Shtëpitë e ndërtuara me mund dhe djersë janë legalizuar me Vendime të posaçme qeverie, por nuk u bë e mundur që pronarëve të tyre tu jepej edhe letra e tapive. Duke qenë i bindur se kjo pasuri tashmë është bërë e pashkatrrueshme, ai do të angazhohet që procesi i legalizimeve të përmbushet me sukses. Sepse, në çdo kohë veprat e ndërtuara me djersë e ndershmëri, do të respektohen nga të gjithë.
Ashtu si çdo shqiptar i përgjegjshëm, Flamur Hoxha i njih mirë vlerat e lirisë që i respekton me fanatizëm komuniteti i banorëve të Kamzës. Këtu në vazhdimësi , prej më se dy dekadsh është votuar Partia Demokratike. Ata konsiderohen me të drejtë si qëndrestarë. Dikush mund t’i konsiderojë edhe i ka konsideruar me përbuzje si konservatorë që nuk e njohin ndryshimin. Po kjo edhe sipas Flamurit, është një akuzë e padrejtë. Një pjesë e madhe prej banorëve të Kamzës, duke lënë vendlindjen e tyre, kanë provuar se janëni të aftë t’i realizojnë prirjet e drejta për ndryshim e zhvillim të vazhdueshëm. Konservatorizmi, ndërkohë është një prirje e natyrshme e çdo shqiptari për të mbrojtur zakonet tona më të mira, trashëgiminë tonë kulturore kombëtare dhe mentalitetin që na dallon prej të tjerëve. Sipas tij nuk është prapambetje e primitivizëm tu përkasësh njerëzve të të fjalës së mbajtur, të besës, të burrërisë e të guximit.
“Ne do të jemi gjithnjë konservartorë në mbrojten e vlerave të vërteta që lidhen me lirinë, me të drejtat njerëzore, me pronën, dhe familjen”, thotë Flamuri i cili vlerëson maksimalisht virtytet e komuniteteve të banorëve që u ngulën në këto zona pas viteve ’90. Ata janë njerëz që e njohin mirënjohjen ndaj banorëve më të hershëm dhe mbajnë marrëdhënieve të mira me miqtë e të afërmit.
Këtu në Kamzë është krijuar një realitet i ri demografik e social, ku jetojnë në harmioni të plotë vendasit e vjetër, bujarë e mikpritës me të ardhurit që janë përpjekur gjithnjë tua njohin e reflektojnë këto vlera.
“Harmonia midis njerëzve është një vlerë që do të jetë në themel të veprimtarisë e të sjelljes time politike”, premton Flamur Hoxha.
Si mjaft të tjerë ai e njeh edhe personalisht, të cilën e ka ndjerë mbi kurriz edhe si një persekutim të veçantë, një diskriminim veç të tjerëve. Pas vitit 1975 kur diktatura komuniste i pushkatoi gjyshin në Kukës dhe kur për këtë shkak e larguan me dhunë nga Qyteti I Kukësit, nga lodrat e shokët e tij të fëminisë, ai ka njohur gjendjen ekonomike e shpirtërore që të shkakton situate kur je i internuar larg vendlindjes, larg të afërmëve, larg miqve e dashamirësve, kur në çdo situatë pushteti i pashpirt komunist nuk përtonte t’ia kujtonte se i përkiste armiqve të qeverisë. Ai kujton me lot mirënjohje e falenderimi qëndrimin e popullatës së thjeshtë të fshatrave të Ishmit, të cilët e kanë përkrahur familjen e tij, e kanë kanë ndihmuar me sa kanë mundur dhe e kanë bërë pjesë në dasmat e gëzimet familjare, duke rrezikuar jo pak mirëqenien e rehatinë e tyre.
“Mirënjohje përjetë për të gjithë ata që të duan, kur je në fatkeqësi e në ditë të vështira,” thotë me emocion Flamuri.
Për familjen e tij, si për të gjithë shtresën e të përsekutuarve, ndonëse me vështirësi, koha ka shëruar shumicën e plagëve. Ai e vlerëson fort faktin se kjo shtres e martirizuar dëshiron t’i vërë sa më shpejt kapak së kaluarës. Ai do që e kaluara të mbetet vetëm në librat e shkencës së historisë, që si mësuese e jetës, duhet të na japë vetëm dritën e nevojshme për të sotmen e të ardhmen.
“Nuk kam lejuar asnjëherë që e kaluara të më ngatërrohet nëpër këmbë, që emocionet e së kaluarës të vrasin perspektivën e së ardhmes. Ky është edhe një vizion europian që e mësova në Europë, ku çdo prirje zhvillimore lidhet me humanizmin dhe me punën e prodhimin e pandalshëm. Pa mundësitë e punës dhe të prodhimit ky qytet i bukur, i lindur nga djerrina, do të rikthehej edhe një herë në djerrinë. Shtëpitë e mbushura me fëmijë e njerëz do të boshatiseshin, siç kanë filluar të boshatisen dhe mundësitë për jetë më të mirë do të asgjësoheshin”, shprehet Flamur Hoxha.
Partia Demokratike solli shpresë tek njerëzit me thirrjen ta bëjmë Shqipërinë si Europa, por në këto 27 vjet për fat të keq, shton Flamur, nuk e sollëm dot Europën në Shqipëri, por dërguam me shumicë njerëzit në Europë. Në rrethana fatlume ai ka qenë jam njëri prej atyre që u rikthye me besim për ta ndërtuar jetën në Shqipëri. Në sipërmarrjen e tij personale, ai ia ka dalë përmbushjes së këtij synimi. Në bashkëpunim me miqtë dhe partnerët italianë ai ka ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e prodhimit dhe eksportit të veshjeve, në fushën e ndërtimit dhe në atë imobilare. Është përpjekur për rritjen e mirëqenies së tij familjare dhe për të gjithë njerëzit që punojnë në sipërmarrjet e tij, për të cilët ndjen gjithnjë mirënjohje e besim. Me këtë ndjenjë është përpjekur për të rritur kujdesin dhe shpërblimin ndaj tyre.
Në takimet e përditshme derë më derë e sy me sy me njerëzit ai premton me krenari se sinjeri do të jetë gjithnjë ai që po e shihni sot, që nuk do tua kthej shpinën kurrë, që do të jetë përherë i vëmendshëm ndaj kërkesave dhe nevojave jetësore të secilit. Ai kam dëgjuar me vëmendje vërejtjet, qortimet, kërkesat jetike dhe do të donte, që një pjesë e gabimeve të mos kishin ndodhur. Por është i vetëdijshëm se nuk është koha për për të vajtuar, prandaj jo për interest e tij personale, i është bashkuar ekipit të Republikës së Re, me të cilën e lidh detyrimi, që fjalët dhe premtimet të mos mbeten rrugëve, të mos i marrë era. Gjithçka që premtohet, ai beson fort se do të kthehen në një realitet të shpejtë. Ai e di shumë mirë që askush ju nuk kërkon të ngjasë mrekullia. As nuk shpreson që kjo të ngjasë, siç mund të shprehet dikush tjetër, me shkopin magjik. Por është I bindur se ekipi i ri qeverisës i Partisë Demokratike do të përkrahë e stimulojë fuqishëm prodhimin e brendshëm industrial e bujqësor, do të nxisë çdo biznes, që hap prespektiva zhvillimore dhe vende pune. Jo për të zbuluar vetëm informalitetin, edhe kjo është e drejtë, por për të krijuar vende të reja pune.
Në Parlamet Flamur Hoxha do ta votojë programin e qeverisë Basha për taksa e tatime më të ulta. Ai ndjehet krenar edhe për kontributin e tij në hartimin e këtij programi. Ai premton se do të jetë garant që askush të mos abuzojë me taksat e vjela. Do të jetë i vëmendshëm që ato të shkojnë gjithnjë vetëm për projekte zhvillimore që rrisin zhvillimin e mirëqenien. Ai siguron se do të jetë i vëmendshëm që askush të mos guxojë të vendosë detyrime, gjoba dhe kërcënime për interesa personale. Ndaj abuzuesve të tillë ai do të këmbëngul të forcohet edhe legjislacioni.
Flamur Hoxha beson te fitorja. Ai premton solemnisht se se do të jetë i njejti njeri që po e shihni sot në fushatë.
“Nuk do të ndërroj udhën prej askujt, do t’u pres në çdo kohë duke ardhur te ju edhe pa më ftuar.”
Komentet