Xhudistja kosovare Fjolla Kelmendi ka arritur që të rrëmbejë medaljen e bronxtë në Grand Prix Zagreb.
Në garë për të bronztën Kelmendi e mposhti rusen Anastasia Pavlenko në kategorinë deri në 48 kg, raporton Koha.net. Ajo fitoi me Ippon pak sekonda para përfundimit të meçit.
Përveç saj në Zagreb është duke garuar edhe Distria Krasniqi, e cila është në finale në kategorinë deri 52 kg.
Komentet