“Gjuhën shqipe kam NËNË DHE BABË!”E.Ymeri
Eshref Ymeri është një personalitet dhe individualitet i veçantë i kulturës kombëtare, një erudit që ka dhënë vlera të pallogaritshme në fushën e gjuhësisë, të përkthimtarisë dhe të publicistikës. Ai është autor dhe bashkëkohor që ka vënë një gur të rëndë në kolanën e artë të kulturës kombëtare. I pajisur me dije të gjera, njohës i mirë i disa gjuhëve, me vullnetin që e karakterizon në punën e tij të palodhshme dhe vetmohuese e ka renditur veten në elitat e kombit.Ky personalitet i kulturës kombëtare,edhe pse insitucionet e larta shtetërore janë treguar dorështrënguar duke ia mohuar një të drejtë legjitime,Akademiku,”Personalitet i shquar i Labërisë” një nga Elitat bashkëkohore të kombit, Prof.dr.Eshref Hasan Ymeri, është“Mjeshtër i Madh ”për lexuesin e gjerë.
Para pak ditësh u mrekullova me një vepër monumentale akadmike, të sapobotuar, “Fjalor frazeologjik anglisht-shqip”, me autor Prof. dr.Eshref Ymeri. Fjalori doli nga botimi në nëntor 2019. Kjo vepër akademike ka 25 440 shprehje frazeologjike (anglisht, kurse në shqip ka mijëra shprehje frazeologjke), të cilat janë përfshirë në 1254 faqe. Nuk është vepra e parë monumentale e akademikut Eshref Ymeri, i cili herëpashere befason me punë të tilla vetmohuese, brilante dhe mbi të gjitha ka bërë një punë voluminoze, hulumtuese, shkencore, që këkon një vullnet të jashtëzakonshëm, cilësi që nuk i mungon profesorit. Ky fjalor është një vlerë e padiskutueshme për katedrën e gjuhëve të huaja, për lexuesit, studiuesit, përkthyesit, akademikët që dinë ta vlerësojnë. Veçanërisht është një vlerë e pallogaritshme në pasurimin e gjuhës shqipe, sidomos, Leksikologjisë si shkencë dhe një pasuri e madhe e folklorit. Për vepra të tilla me peshë në historinë e Gjuhës Shqipe që kërkojnë përkushtim, kohë, mund, dije dhe njohje të thella të gjuhës mëmë, si dhe të gjuhëve të huaja, zakonisht angazhohet Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Nëse Akademia do të punësonte një numër akademikësh, Prof Eshrefi e punoi i vetëm dhe e botoi me ndihmën financiare të fëmijëve. Për fat të keq ky insitucion, më i rëndësishmi në kulturën kombëtare, si “udhërrëfyes” i institucioneve Arsimore Akademike, ka rënë në gjumë letargjik.
Por a mund dhe a duhet të hesht Akademia e Shkencave, Katedra e gjuhësisë për një vepër të tillë, e para e këtij lloji në vendin tonë? Fatkeqësisht dhe çuditërisht këto institucione, për botime të tilla janë veshëvulosur, symbyllur dhe gojëkyçur. Mjerisht u ka ngelur ora te veprat e Realizmit Socialist. Natyrisht ato “janë më të realizuara, sepse janë të diktuara”. Kurse ky fjalor i pandarë nga krijimtaria e bollshme e cilësore e Prof.Ymerit, si dhe sa botime të tjera të autorëve të ndryshëm me vlera bashkëkohore, janë produkt i vetëdijes së lirë, ku ndërgjegja ka arritur shkallën më të lartë. Një ndërgjegje e tillë gjendet te njerëzit me shpirt të madh dhe mendim të lirë. Kjo e dallon nga të tjerët sepse Ai u jep më të mirën e vetes, nuk kursehet për të dhënë ndihmën e tij krijuesëve të tjerë, me bujari, çiltërsi dhe dinjitet. I tillë është Prof. Eshrefi, një individualitet me një formim e personalitet të admirueshëm, sepse ka fituar diçka të madhe, lirinë vetjake që nuk ndërvaret nga askush, nga asnjë lloj klani apo grupimi politik. Gjithsesi kjo nuk e pengon akademikun, eruditin, Eshref Ymeri që të tregojë se cili është apo deri ku arrijnë aftësitë e tij si studiues i mirëfilltë dhe i mirënjohur, linguist, leksikograf i shquar i Gjuhës Shqipe, si dhe i gjuhëve, rusisht, italisht, anglisht etj.
Prof.dr. Eshref Ymeri është bashkautor i disa fjalorëve dhe autor i dy fjalorëve Frazeologjik: “Fjalorin frazeologjik rusisht-shqip”, me 25160 shpehje, botuar në vitin 2015. Tani doli me “Fjalor frazeologjik anglisht-shqip”, me 25 440 shprehje.
Fjalori -anglisht shqip të josh qysh në pamjen e parë të tij, pasi është botim mjaft elegant, të cilin nga pikpamja estetike, pa frikë mund ta krahasosh apo ta quash një vepër arti klasik, por me përmbajtje moderne me baza shkencore.* Ky botim luksi, tejet i bukur, i një cilësie të lartë, që bie në sy të kujtdo e mbi të gjitha i punuar mjeshtërisht, është meritë e Sh.B.‘Bota Shqiptare’, së cilës i shpreh mirënjohjen time!
Për realizimin e kësaj vepre madhore (Fjalor frazeologjik anglisht- shqip), veç punës së thellë studimore, hulumtuese dhe shkencore të Prof. Eshrefit në një afat kohor prej mëse 20 vitesh, duhen falënderuar bashkëpunëtorët e këtij botimi.
Së pari, përgëzoj dhe uroj bashkëshorten e Prof.Eshrefit, znj.Hava Ymeri, si korrektore jo vetëm në këtë fjalor, por dhe në veprat e tjera të tij, botuar më parë. Shpreh mirënjohjen time për dy gjuhëtarët: së pari shokun tim të shkollës pedagogjike “Jani Minga”, të cilin e përshëndes përzemërsisht, shkencëtarin e gjuhës standarde shqipe, Prof.dr.Rami Memushi (redaktor ).
Së dyti, përshëndes leksikologun, hartuesin e 11 fjalorëve, Prof.dr. Hairi Shehu, i cili si profesionist i mirëfilltë, ka bërë parathënien, duke vënë në pah vlerat e pallogaritshme që i jep ky fjalor shkencës së Leksikologjisë, një pasuri shumë të madhe. Për punën cilësore dhe profesionale të kolegëve. Prof.dr. Eshrefi u ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë.
Në profesion nuk jam e profilit të gjuhësisë, gjithsesi dëshiroj të shpreh mendimin tim për rëndësinë leksikore, shkencore dhe atdhetare që ka ky fjalor. Fjalorë të tillë anglisht- shqip, rusisht -shqip, italisht- shqip, veçanërisht fjalorët frazeologjik, si pasuri e patundshme e kulturës kombëtare shqiptare, janë tregues se sa e pasur është gjuha shqipe nga pikpamja e leksikore. Pas leximit të veprave studimore të viteve të fundit (2012-2019), si,“ Antologjia e Kryqëzimit”, me autor,( Dr.Islam Lauka & Prof.dr.EshrefY meri), “Përkthimi, një histori pasioni” dhe veçanrisht “Arti gojor i përkthimit”, një vepër studimore e rrallë , ku Prof Eshrefi ka shpalosur dije, kulturë, maturi politike , vepër që më hapi një horizont të gjerë dhe të ri në fushën e përkthimit gojor. Kur lexojmë një libër të përkthyer nga gjuhët e huaja, na pëlqen duke na lënë veç mbresave, edhe një shije të përkryer ndijore nga përshtatja e përsosur drejtshkrimore. Veçse, si lexues kurrë nuk kemi vlerësuar punën e lodhshme, të vështirë dhe këmbëgulëse të përkthyesit, sepse është merita e tij që i bënë autorët antikë apo klasikë të flasin në gjuhën e bukur shqipe. Por e veçanta e Prof Eshrefit nuk janë librat e shumtë që ka përkthyer, aq më tepër ka qenë përkthyes gojor i politikanëve në këto 30 vite tranzicion. Ushtrimi i gjatë i përkthimit gojor, bëri të mundur që Prof. Eshrefi të realizojë librin studimor “Arti gojor i përkthimit”, ku përfshihen fjalimet e përkthyera të politikanëve më të mëdhenj të kohërave në botë.
Kujtoj se një fjalor i tillë krkon punën hulumtuese të shumë akademikëve, kurse Prof.Eshref Ymeri e bëri i vetëm
Duke u nisur nga vlerat që mbart një vepër e tillë, si fjalori, është domosdoshmëri dhe kulturë , që, së paku, Akademia e Shkencave, Institucionet Akademike, Ministria e Kulturës, Minsitria e Arsimit dhe Presidenca duhet të shprehnin mirënjohjen për punën shumëvjeçare të autorit, duke i dhënë vlerësimin e duhur. Gjithashtu është lexuesi, si kritiku më i paanashëm i krijimtarisë shkencore apo letrare, ai që duhet t’i jetë mirënjohës autorit për këtë dhuratë të vyer, që nuk ka çmim. Prof.Eshrefi, veç përkthimeve, si hartues i teksteve mësimore universitare, Lëndëve mësimore praktike, Kurse leksionesh, Artikuj metodiko-shkencorë e shkencorë dhe Fjalorë.
Fjalorë:
Fjalor frazeologjik rusisht-shqip (autor) (2015), me 25 160 shprehje frazeologjike – i pari fjalor frazeologjik dygjuhësh me këto përmasa, model për fjalorë të tjerë frazeologjikë dygjuhësh, me shqipen si gjuhë përkthimore ose burimore.
Fjalor frazeologjik italisht-shqip (bashkautor) (1997).
Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip (bashkautor) (2007)
Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (bashkautor) (2002 dhe 2007)
Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore (bashkautor) (1990)
Fjalor rusisht-shqip (redaktor) (2005)
Fjalor shqip-rusisht (redaktor) (2007)
Përkthimi – një histori pasioni (autor) (2015)
Përkthime të letërsisë politike
Në Shtëpinë botuese “8 nëntori”, gjatë viteve 1978-1990, ka përkthyer 3200 faqe letërsi politike nga gjuha shqipe në gjuhën ruse.
Përkthime artistike
Gjatë viteve 1998 e në vazhdim, ka përkthyer dhe botuar vepra të shkrimtarëve:
Aleksej Prijma:“Edgar Kejsi”ShB.Deas-2000;
F.M. Dostojevski:“Një zemër e dobët”,1998, “Sozia”, 2000, “Pollzunkovi” -2000,“E zonja e Shtëpisë” -“OMSCA”, 2001),“Një grua bote dhe një burrë poshtë shtratit” OMSCA” 2002).
Italo Kalvino:“Përralla italiane” (Sh.B“Deas”, 2000).
Nikollaj Kolada:“Nishani”. Dramë. Vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin2003.
Ludmilla Razumovskaja:“E dashur Elena Sergejevna”.Dramë,vënë në skenë Teatrin kombëtar( 2007).
Zheni Kostandinova:“Vanga”, – OMSCA-1999).
Zhorzh Amadu:“Zonja Flora dhe dy burrat e saj” (OMSCA- 2001).
Kobo Abe:“Gruaja e burgosur në rërë” ( “Bota shqiptare”, 2012).
Leonid Grossman: “Pushkini në kulturën ruse”. -Bota Shqiptare- Tiranë 2014.
Përkthime nga shqipja në rusisht
-Vath Koreshi:*“Porta Eva”. Skenar filmi, prodhim shqiptaro-rus. Regjisor: Albert Minga. Producent: Aleksandër Mihajllov. U xhirua në Shqipëri në vitin 2000 dhe doli në ekran në vitin 2001).
“Ky është profeti Muhamed, i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin(përgatiti për botim dhe botoi Instituti shqiptar i mendimit dhe i qytetërimit islam (Tiranë 2008).
Prof .Eshrefi, Urime për Fjalorin, suksese në s rugëne studimit, përkthimit dhe publicistikës.
Nuk di nëse munda të them sadopak nga vlerat e mëdha që kanë veprat tuaja…
I uroj jetë të gjatë dhe të suksesshme “Fjalorit frazeologik anglisht-shqip”! Profesor, Ju uroj Juve dhe znj.Hava, jetë të gjatë në krahë të njëri-tjetrit për vepra të tjera studimore akoma më madhore!Jam e bindur që Ju i arrini!
Me konsiderata të veçanta!
Familha Haxhiraj, Fitimi,Vilhelme ,Rezi; Ladi dhe Rainhardi (frymëmyrrja, Dielli,dhe Universi i nëna Vilit
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Vlorë,7.11.2019
Te gjitha Veprat Kulturore te Prof. Eshref Ymerit jane Monumente !
Ju falemnderes Profesor!