Zotëri President i APES,
Zonja dhe Zotërinj Ambasadorë,
të dashur miq dhe të ftuar,
jam shumë i kënaqur për ftesën e shoqatës dhe ju falënderoj për këtë. Jam, gjithashtu, shumë i lumtur për kënaqësinë që ju jep juve prania ime. Kjo tregon se është një marrëdhënie e shëndoshë midis Këshillit Federal dhe medias, asaj zvicerane dhe të huaj.
Ne jemi me fat këtu në Zvicër që gazetarët arrijnë të kryejnë punën e tyre në kushtet të kënaqshme, pra, gjerësisht të lirë ndaj trysnive, ndikimeve dhe përçmimit që nganjëherë përjetohen nga njerëzit e profesionit tuaj.
Prania ime është gjithashtu një tregues i mirëbesimit që na lejon ne të jetojmë së bashku dhe të bëjmë punën tonë me respekt për njëri tjetrën. Mua personalisht kjo më duket një gjë e mirë, madje edhe nëse kam ndonjë dajak të rastit nga media. Në fakt, nuk është doemos e shëndetshme për një politikan që t’iu ikë kritikave: është një shenjë se ata ose janë të padukshëm, ose janë me shëndet të dobët.
Ambienti i këndshëm që sapo kam përshkruar nuk merret si i mirëqenë. Është e qartë se varet nga kujdesi me të cilin gazetarët përdorin fuqinë që kanë në duart e tyre. Është një fuqi mjaft e madhe, fundja, sepse ka më pak masa mbrojtëse sesa ato që u krijuan për të mbikëqyrur, nga rreziku, profesionin e këshilltarit federal.
Kjo liri e madhe e shprehjes i mundësoi kohët e fundit një gazetari gjerman të japë një dëshmi acide për Zvicrën. Ai kishte kaluar katër vjet në Zyrih dhe tha se kishte qenë një përvojë e mjerueshme. Para tij, një gazetare franceze kishte treguar një përvojë të njëjtë, me argumente të cilat kombësia ime padyshim që më pengon t’i analizoj me objektivitet.
Prandaj këndvështrimi juaj më intereson shumë: a keni një përshtypje të ngjashme për Zvicrën dhe zviceranët, domethënë atë të një populli, në rastin më të mirë, të kujdesshëm në lidhje me të huajin? Shpresoj që jo. Mbetet fakti se balancat ndërkombëtare të fuqive është bërë e vështirë të kuptohet, veçanërisht për një vend të vogël si vendi ynë, dhe se ato po ndryshojnë mjaft shpejt. Kriza e fundit në nëndetëset franceze gjithashtu e ka ilustruar këtë . Përkundrazi, zviceranëve u pëlqen besueshmëria. Zhvillojnë sisteme të besueshme. Në këmbim, zviceranët presin që mekanizmat që qeverisin botën e tyre të jenë të tillë. Respektimi i së vërtetës është parakusht për besim.
Përndryshe, është e nevojshme të tregohet fleksibilitet dhe përshtatshmëri. Por ne jemi gjithashtu të aftë për këtë.
Zonja dhe zotërinj,
ju jeni sytë dhe veshët e botës në Zvicër. Kështu që unë do të doja t’ju falënderoja që po luani këtë rol. Është afërmendsh e rëndësishme për Zvicrën që të kemi pasqyrim jashtë kufijve tanë dhe në gjuhë të tjera. Në shkëmbim, unë do të doja t’ju jap juve vizionin tim personal për marrëdhëniet e Zvicrës me botën.
Së pari, do të më pëlqente t’ju siguroja juve se Zvicra nuk është e shurdhër, as e verbër. Zviceranët janë plotësisht të vetëdijshëm për lidhjet e ngushta që na bashkojnë ne me vendet e tjera, sidomos me Bashkimin Evropian. Natyrisht, afërsia në vetvete nuk është garanci e marrëdhënieve të mira, duke e ditur se fqinjët mund të urrejnë njëri tjetrin pikërisht ngaqë ata janë kaq ngjitur. Sidoqoftë, nuk është fjala këtu për marrëdhëniet në nivel evropian, as me Gjermaninë, as me Francën, as me Italinë.
Unë nisem nga përvoja kur them se kemi marrëdhënie të mira me këto tri vende, madje edhe nëse ne na duhet t’i mbrojmë interesat tona kohë pas kohe, çka mund të çojë nganjëherë në njëfarë hatërmbetje.
Zvicra nuk ka pranuar të nënshkruajë marrëveshjen me Bashkimin Evropian. Në thelb, ajo thjesht po nxirrte përfundime nga një situatë që prej kohësh ishte bllokuar. Të gjithëve na ndodh në jetën e përditshme. Ndonjëherë ndodh edhe në dashuri…
Në këtë rast, kjo nuk do të thotë që bashkëpunimi ynë me Evropën po ndalet dhe aq më pak se po përkeqësohet. Ne nuk duhet t’i besojmë ata që thonë se Zvicra po bëhet një ishull i humbur, as nuk besojmë ata që do ta donin një gjë të tillë.
Përkundrazi, ne duam të vazhdojmë marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian, por një mënyrë bilaterale, domethënë bazuar në marrëveshjet e shumta që i kornizojnë këto marrëdhënie dhe të cilat e kanë dëshmuar vlerën e tyre.
Dua t’ju kujtoj këtu se ne nuk jemi të huaj për njëri -tjetrin: Bashkimi Evropian është me të vërtetë partneri kryesor ekonomik i Zvicrës, por Zvicra është gjithashtu partneri i katërt ekonomik i BE -së, për sa i përket shkëmbimit të mallrave. Këtyre marrëdhënieve ekonomike iu shtohet një dimension njerëzor, pasi 1.4 milion qytetarë të BE-së jetojnë në Zvicër dhe 340 000 punëtorë ndërkufitarë vijnë për të punuar atje çdo ditë.
Përtej këtyre shifrave, Zvicra pohon veten për bashkësinë e vlerave të mbrojtura nga Bashkimi Evropian dhe ndan përpjekjet e bëra nga kjo e fundit në drejtim të mbrojtjes së mjedisit, promovimit të të drejtave dhe sigurisë së njeriut ose luftës kundër varfërisë. Ne jemi gjithashtu gjithmonë të pranishëm kur bëhet fjalë për bashkëpunimin shëndetësor – kriza e COVID ka demonstruar qartë -, zhvillimin rajonal ose çështjet e migrimit.
Shkurt, Zonja dhe Zotërinj, marrëveshje institucionale apo jo, ne tashmë jemi një partner de facto i BE -së, një partner i besueshëm dhe i përkushtuar. Por situata që mbizotëron mes nesh nuk është e stabilizuar. Për ta bërë këtë, kërkohet hapja e një dialogu politik për të vendosur përparësitë tona të përbashkëta dhe për të përcaktuar kështu akset e bashkëpunimit tonë të ardhshëm sa më mirë që të jetë e mundur. Në çdo rast, ne nuk e parashikojmë atë përveçse në bazë të këtyre marrëveshjeve dypalëshe. Ky dialog politik gjithashtu duhet të shoqërohet me punë të rëndësishme juridike në mënyrë që të shqyrtohen divergjencat midis ligjit evropian dhe ligjit zviceran dhe të identifikohen përshtatjet të cilat mund të rezultojnë të jenë relevante dhe në interes të të dyja palëve. Merret vesh se kjo qasje, në një vend si vendi ynë, nuk ka perspektivë suksesi nëse nuk përfshijmë kantonët dhe partnerët socialë, gjë që padyshim do të jetë kështu.
Në nivelin ekonomik, do të doja të shtoja disa fjalë mbi temën e tregtisë së lirë. Vendi ynë, siç mund ta dini, është kampioni botëror i konkurrencës, sipas renditjes së IMD të vitit 2021. Kjo është hera e parë në 32 vjet që Zvicra e rimerr këtë pozitë.
Sidoqoftë, konkurrueshmëria nuk është produkt i gjenerimit spontan. Duhet bërë shumë për të mbirë, për ta ruajtur, për ta stimuluar. Kjo nënkupton mbajtjen në kontakt me tregjet e huaja dhe zhvillimin dhe azhurnimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë që garantojnë këtë qasje. Brenda pak ditësh, marrëveshja e partneritetit ekonomik me Indonezinë, të cilën zviceranët e pranuan në kutitë e votimit marsin e kaluar, do të hyjë në fuqi. Është një përparim shumë konkret tregtar që ne jemi gati ta arrijmë, dhe atë në drejtim të një tregu të madh në rritje.
Këto marrëveshje kërkojnë punë paraprake të gjerë. Populli zviceran pret që marrëveshjet të arsyetohen, se këto marrëveshje nuk kanibalizojnë ekonominë tonë, se promovojnë qëndrueshmëri dhe mbrojnë kushtet e punës të të dyja palëve. Ky është pikërisht argumenti që është shfaqur në rastin e Indonezisë, dhe unë jam i kënaqur që ne kemi qenë në gjendje të bindim popullsinë nga të gjitha këto zhvillime aktuale ose të ardhshme për të shqyrtuar nëse ka ndonjë interes nga ana e tyre, përveç anës sonë, për të modernizuar çdo marrëveshje ekzistuese ose për të filluar negocimin e tyre.
Unë do të doja të përfundoja këtë përmbledhje të shkurtër për t’ju dhënë një pasqyrë të situatës së sektorit të Arsimit, Kërkimit dhe Inovacionit. Ne jemi shumë krenarë, në Zvicër, që jemi në gjendje të përfitojmë nga këto zona ku bota me të drejtë njeh ekspertizën tonë të nivelit të lartë.
Dija – tha Benjamin Franklin – është një burim i çmuar, është investimi që fiton më shumë interes. Vërejtja e tij është edhe më e vlefshme për një vend si i yni, pa lëndë të para.
Siç përmenda më herët, ne nuk jemi kokurrues vetëm për veten tonë. Ngjashëm, dija është e dobishme vetëm nëse ndahet me të tjerët. Nëse do të guxoja të thoja se dija është si një dressing sallate: ajo është më e mirë kur e tund fort.
Roli i autoriteteve publike prandaj për të stimluar lëvizjen, për të stimuluar talentin dhe për të inkruajuar përparimin. Një shoqëri që qëndron vendnumëro është një shoqëri që rrëzohet. Faktorët akademikë e dinë mirë këtë, dhe ata janë të shqetësuar rreth bashkëpunimeve të ardhshme shkencore.
Unë i kuptoj këto droja, por ne nuk mund të bëjmë politikë me një grusht në stomak. Ne na duhet të gjejmë zgjidhje! Prandaj, ne këtë jemi duke kërkuar nga Bashkimi Evropian, me të cilin ne kemi tashmë lidhje të ngushta. Dy nga tre studentë të huaj në Zvicër kanë pasaportë evropiane, ndërsa studentët zviceranë janë veçanërisht të prirur ndaj universiteteve gjermane dhe franceze.
Ne donim të shihnim që urat të vazhdonin të lidhnin polet e njohurive zvicerane dhe evropiane, por situata është e ndërlikuar: Komisioni Evropian aktualisht po e trajton vendin tonë si një vend të tretë që nuk është i lidhur me Horizon Europe – programi kornizë për kërkimin dhe zhvillimin nuk lidhet më me programet e tij të lidhura.
Ne na vjen keq për këtë situatë dhe po punojmë për ta rregulluar atë përmes negociatave. Sidoqoftë, ne nuk mund të presim të ulur duarkryq dhe të shpresojmë që situata të zgjidhet vetvetiu. Prandaj Këshilli Federal ka shpresa të mëdha që Zvicra të bashkohet me organizatat e reja kërkimore ndërkombëtare. Bëhet fjalë për diversifikimin e politikës sonë në këtë çështje dhe zhvillimin e teknologjive tona.
Unë do t’ju jap dy shembuj që ilustrojnë dëshirën tonë për bashkëpunim të zgjeruar: së pari, SKAO, për “Square Kilometre Array Observatory”, i cili është një projekt menaxhues i radioteleskopit, në të cilin Këshilli Federal dëshiron që Zvicra të jetë në gjendje të marrë pjesë deri në vitin 2030, domethënë deri në konfigurimin e tij përfundimtar. Për këtë qëllim, ne i kemi kërkuar tashmë Parlamentit një zarf diç më pak se 25 milionë franga.
Përveç objektivave të tij shkencorë, në këtë rast astronomikë, ky projekt na vë në kontakt me ekspertë të Afrikës së Jugut, Australisë dhe Anglisë. Prandaj është një zgjerim, fjalë për fjalë dhe figurativisht, i horizontit tonë të kërkimit.
Së fundi, Zvicra është një nga dymbëdhjetë shtetet themeluese të CERN, në Gjenevë, e cila është thjesht qendra më e madhe e fizikës së grimcave në botë dhe si e tillë është një organ kryesor kërkimor dhe koordinues. Ne do të intensifikojmë përpjekjet tona në këto drejtime, sepse diversifikimi është çelësi i suksesit.
Kështu, pra, Zonja dhe Zotërinj,
Këto ishin pikat që doja të ndaja me ju. Megjithatë, do të doja të theksoja përsëri se dëshirojmë të jemi të hapur: Zvicra ka qenë gjithmonë një vend i hapur. Ajo e ka dëshmuar këtë përsëri gjatë presidencës sime duke mikpritur një takim të lartë të rëndësishëm në Gjenevë, një qytet që i është kushtuar ndërtimit të një bote më të sigurt, më të ndershme dhe më përparuese në më shumë se 150 vjet.
Pesimistëve do t’ju kujtoja se një laps plumbi me gomë Caran d’Ache, për të qëndruar brenda mjedisit të Gjenevës, është 15 centimetra i gjatë, ndërsa vetë goma e tij mezi tejkalon 5 milimetra. Kjo është dëshmia se ka më shumë në këtë botë për të krijuar sesa për të fshirë. Të paktën kjo është qasja ime dhe burimi i gjithë besimit tim: për sa kohë që ka dialog, dëgjim dhe ambicje, ne mund të shkojmë shumë larg. Është presidenti i një vendi të vogël themelet e të cilit janë ndërtuar prej shumë shekujsh.
Faleminderit per vemendjen./Përktheu Elida Buçpapaj
(Fotoreportazh) Si pjesë e APES, botuesit e VOAL.CH në takimin vjetor me Presidentin e Zvicrës z. Guy Parmelin Nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Komentet