Fjalët e fundit të George H.W. Bush u raportuan nga The New York Times.
Në orët e tij të fundit, sipas një burimi familjar, Bush u pyet nëse dëshironte të shkonte në spital. Ai ishte shtruar në spital disa herë pas vdekjes të gruas së tij Barbara Bush më 17 prillin e këtij viti.
Ish presidenti u përgjigj jo.
Në vend të spitalit, Bush tha se ai ishte gati për të shkuar pranë gruas së tij për 73 vjet, Barbara Bush dhe vajzës të tyre Robin, e cila vdiq nga leucemia kur nuk i kishte mushur ende 4 vjeç.
Bush, 94, vdiq të premten vonë në shtëpinë e tij në Hjuston rrethuar nga familja e tij, përfshirë djalin e tij Neil Bush dhe gruan e tij Maria, si dhe mikun e tij më të mirë, ish-sekretarin e Shtetit, James Baker dhe nipin e tij Pierce Bush.
George Bush ishte venitur në ditët e fundit. Ai nuk ishte ngritur nga shtrati dhe kishte ndalur të hante. Dukej sikur momenti më në fund kishte mbërritur.
Pranë tij kishte arritur miku i tij i ngushtë ish-sekretari i shtetit, James A. Baker III.
Papritmas, ish presidenti Bush kishte hapur sytë dhe e kishte pyetur mikun e tij “Ku jemi duke shkruar Bejk?”
“Po shkojmë drejt parajsës”, u përgjigj zoti Baker.
“Kjo është ajo ku unë dua të shkoj,” tha zoti Bush.
13 orë më vonë, zoti Bush ishte i vdekur.
Fjalët e fundit ish-Presidenti George H.W. Bush ia tha të birit ish-presidentit George W. Bush.
Në bisedën e tyre telefonike me altoparlant, i biri i tha Xhorxh H.W.Bush se ai kishte qenë një “babai i mrekullueshëm” dhe se ai e donte shumë.
Përgjigja e babait të tij – dhe fjalët e fundit – ishin: “Edhe unë të dua”.
Ish Presidenti Bush do të ketë një varrim shtetëror.
Atij do t’i bëhen nderime në Kapitol, pastaj në Hjuston.
Ish Presidenti Bush do të prehet në George H.W. Bush Presidential Library College Station, Texas, pranë gruas dhe vajzës, Robin./ CNN/Përk. & përg.Elida Buçpapaj

George H.W. Bush dhe George W. Bush
Komentet