Organizata e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare për Lushnjen do ti kërkojë presidentit të Republikës Bujar Nishani t’u heqë dekorimin 67 personave të pushkataur më 23 tetori të vitit 1943 në Lushnje me medaljen “Martirë të Demokracisë”. Lajmin e bëri të ditur Vangjel Bello kryetari i kësaj organizate i ftuar dje në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.
Bello tha se është duke u përgatitur letra publike që do ti paraqesë kreut të shtetit me kërkesën duke I bashkangjitur edhe argumentet përkatëse që sipas tij janë fakte dhe kundërfakte të pamohueshme.
Sipas Bellos, realisht ka qenë një veprim i ekzagjiruar i Mehmet Shehut për ekzekutimin e tyre porse nuk ka vend që ata të dekoroheshin siç u bë. Bello tha se partizënët e Brigadës së parë kryhen luftime ato ditë në Lushnjë kundër forcave balliste të Isa Manastirliut dhe Hamit Matjanit sepse ata po vepronin si një bandë duke plaçkitur zonën madje duke përdhunuar edhe gra e vajza.
“Ndodhur në këtë situate Birgada e I-rë arriti ta shpartallojë këtë formacion duke kapur robër një pjesë të konsiderueshme” tha Bello duke e pasuar këtë edhe me pushkatimin masiv. Bello dha edhe një detaj interesant siaps të cilit pushkatimi është bërë në dy ditë të ndryshme. Ditën e parë janë pushkatuar 29 persona dhe ditën e dytë janë pushkatuar pjesa tjetër.
Nga ana tjetër, Artan Murrizi, pasardhës i famijeve të pushkatuarëve, Artan Murrizi, i ftuar edhe ai në këtë emision, e kundërshtoi ashpër kreun e organziatës së veteranëve duke hedhur poshtë akuzat ndaj tyre. Murrizi ka katër të pushkatuar në familje dhe një i pestë që sipas tij kishte arritur të shpëtonte gjatë momentit të pushkatimit. Një nga kushërinjtë e babait tim ka arritur që ishte mes atyre që do pushkatohshin rritit të largohej me shpejtësi dhe nuk e zuri asnjë plumb.
“Ai jetoi edhe pas Luftës së Dytë Botëtrore dhe ka vdekur në vitet ’70-të” tregoi Murrizi. I pyetur se cila ka qenë arsye e këtij pushkatimi Murrizi tha se e vetmja arsye është se ata nuk pranuan të bashkoheshin me forcat e Mehmet Shehut sepse kjo do të thoshte se do bëheshin komunistë.
“Xhaxhai i babait tim është pushkatuar sepse tha: Edhe dërr bëhem dhe komunist nuk bëhem kurrë. Kjo e inatosi shumë Mehmet Shehun dhe i ekzekutoi me dorën e tij”, tha Murrizi.
Komentet