Atdheu
O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka
Më je nënë, më je motër, më je vlla.
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé.
Ty përditë të pat parë ime nënë,
Dheu yt në fund atë e pati ngrënë.
Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj.
Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj.
Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi,
Edhe eshtërat tretur ua ke po ti.
Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë.
Pranë teje patën qeshur, patën qarë.
Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë,
Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë,
Numri prapë në vend mbetet kurdoherë.
Begatoje, o Zot, ti këtë vend!
Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!
Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij!
Gas përjetë paçin zotërit e tij!
I begatë, i lulëzuar qoftë ai,
Një të ardhme pastë plot me lumturi!
NAIM FRASHËRI
Naimi shkruante nga Turqia.
Naimi Shqiperine e la sepse nuk
ishte burre te duronte
vuajtjet ne Shqiperi dhe bente
sakrifica reale per kombin.
Me llafe te gjithe jane patriote,
sepse llafi eshte izi pizi si camcakizi.
Kur Universi i ve ne prove keto te ashtuquajtur
patriote, ato ja mbathin,ikin ne Turqi dhe Egjipt per te bere jete
me te lehte dhe per te mos ndjere vuajtjen e Shqiperise.
Keto te ashtuquajtur patriote qe shkruajne per atdhe per pune dhe per
ta bere naten dite,jane nje tufe egoistash
dhe hipokritesh.
Naimi shkruante pune pune nate dite…
Qesharak eshte fakti qe Naimi nuk nguli nje gozhde ne mur ne jeten e tij.
Nuk e kishte idene cfare ishte puna,ai vetem penen perdorte.