Qëndro fjalë e paepur si Prometheu,
Paçka se në ty shkrehin kaq shigjeta.
Jam rob Zoti – poet – bim’e këtij dhéu
Një mënyrë e pavdekëshme si jeta…
Ngjatjetoj mrekullinë e kohës sonë,
Për fjalën e paepur përherë i uritur…
Lutem shëndeti të mos më lëshonë;
Për fjalën e artë do t’jam i mahnitur!
Në sy e shikoj pa frikë shtrëngatën,
S’vdes i neveritur – kur i dëshpëruar.
Poet krenar se dua kremimin natën –
As poshtërsirat, jam duke kënduar
Me lirë më mirë le të jehojë kënga,
Nën ligjet hyjnore ndalu ti zemrim!
Haresë s’organos tretet dhe brenga
Që ndjehet simfoni në pafundësim…
Ia mbush burimin këngës i jap jetë,
Gonxhet ninullojnë prej djepit të saj…
Vetëm fjala e paepur ësht’e vërtetë,
Për ballin pa lar asnjëherë s’do qaj!..
Gjyqin e bariut dardan- gjykimin, e –
Përpiftë kontrasteve zjarresh rrufeja;
Nga Maozoleu i muzave – frymëzimi
Vjen ogur – ngadhnjimtar në beteja…
Jam det që s’turbullohem me dete,
Këndoj me dritën e ylbert’syrit tim.
Do ngjitem mbi pyrg të një komete;
Me fjalën e paepur – deri n’amshim.
E mërkurë, 29 korrik 2020, në
Dardaninë Ilire
Komentet