Avokatja e të akuzuarit Mirsad Qerimi në seancë u shpreh se prokuroria deri tani nuk ka ofruar provë se ai ka qenë pjesë e grupit të armatosur apo se ka bërë vepër që kualifikohet si terrorizëm.
Ajo arsyetoi si i akuzuari është fshehur në banjë në njërën nga shtëpitë në Kumanovë kur anëtarët e grupit të armatosur janë strehuar para dhe gjatë kohës së të shtënave me armë.
“Nga të gjitha provat që u nxorën në seancat kryesore, nuk u dëshmua se i akuzuari Mirsad Qerimi ka ndërmarrë çfarëdo veprimi që do të mund të kualifikohej nën veprën penale “terrorizëm” apo “organizatë terroriste”. Në lidhje me këtë, u prononcova në mënyrë të hollësishme rreth karakteristikave ligjore të veprave penale që i ngarkohen të akuzuarit në relacion me atë që u nxor në seancat kryesore”, tha Snezhana Stevanovska, avokate.
Komentet