“90 Vjet Mbretëria Shqiptare ”Eshte nje kenaqesi per mua tju pershendes me rastin e 88 vjetorit te shpalljes se Mbreterise Shqiptare.
Nisma “Mbretëria Shqiptare – Trashëgimi Kulturore” është një projekt jashtëzakonisht ambicioz. Dua ta përgëzoj dhe falenderoj Henri Cilin për vizionin dhe guximin e tij për të ndërmarrë këtë projekt.
Falenderoj gjithashtu Z. Julian Zyla dhe Z. Armer Juka që kanë ndihmuar dhe bashkëpunuar me Familjen Mbretërore për lindjen e kësaj ideje.
88 vite më parë, më 1 shtator 1928, Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqiptarëve duke hapur një kapitull të ri në historinë e kombit tonë. Kishte pothuajse moshën time – ishte 33 vjeç.
“Mbretëria Shqiptare – Trashëgimi Kulturore” është i përbërë nga 9 projekte, ku secili simbolizon një nga 9 dekadat e kaluara nga data e shpalljes së Mbretërisë Shqiptare.
Disa prej projekteve kanë për synim të sjellin studime, fotografi dhe dëshmi të anëtarëve të Familjes Mbretërore, duke filluar nga Zogu I;
Të tjerë projekte çojnë përpara misionin e Familjes tonë për ndihmesën ndaj shtresave ne nevojetë shoqërisë tonë. Elia, me Fondacionin Mbretëresha Geraldinë, është duke bërë një punë të mrekullueshme në ktë drejtim.
Sigurisht Mbretëria shqiptare nuk kufizohet te Familja Mbretërore. Mbretëria Shqiptare përbëhet nga institucione, koncepte, simbole dhe tradita të cilat kanë hedhur bazat e shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Nëpërmjet financimit të 10 doktoraturave, kam besimin se Universiteti Europian i Tiranës do të ndihmojë në hedhjen dritë mbi ligjet, rendin ekonomik, marrëdhëniet diplomatike, përparimin social dhe zhvillimin kulturor të Shqipërisë në vitet 20-30’.
Pa dyshim që shkëlqimi i atyre viteve nuk mund të realizohej pa kontributin e personaliteteve të jashtëzakonshme që bashkëpunuan me Mbretin Zog. Studimi mbi “Familjet e Mëdha të Shqipërisë”, që pritet të financohet në kuadrin e këtij projekti,është gjithashtu shumë i mirëpritur.
Ju falenderoj per mbeshtetjen tuaj dhe ju uroj suksese ne kete projekt te perbashket! Nje falenderim per Mapo press per fotot.
Në aktivitet, ishin të pranishëm dhe folën para të ftuarve Kongresmeni amerikan Eliot Engel, perfaqësues i Nju Jorkut në Kongresin e SHBA, Harry Bajraktari, mik i familjes Mbreterore. Henri Çili, themelues i Fondacionit Mapo, Alfred Lela, Drejtor i mediave Mapo, Julian Zyla, drejtor i kompanise se konsulences politike, Pro Democratia.
I am extremely honored to announce that on the occasion of 88th anniversary of the Albanian Monarchy, we officially announced a two year cultural program in conjunction with Pro Democrat, a political consulting firm, which will end on the 90th year anniversary of the Kingdom.
The Albanian Royal Family would like to Thank Mr. Henri Cilin for his support.
Our guests of honor at the event were Congressman Elliot Engel and Mr.Harry Bajraktari.
We have identified 9 unique projects, each representing a decade of the 90 years of the Monarchy.
I would like to thank our team, especially Mr.Armer Juka and Mr. Julian Zyla, and wish them success in achieving our common goals.
Komentet