Rojtar i yjeve,
Zodiakët shumë të lashta
i kam humbur.
Jeta me gjak dhe me përralla
Më shpëtoi nga duart.
Kush më udhëzon ujërave?
Kush më kalon përmes zjarrit?
Kush më mbron nga shpendët?
Rrugët më kanë përzënë
Toka kurrë nuk më ka thirrur.
Jam i mallkuar!
Me qenin dhe me shigjetat që më kanë mbetur
varrosem,
te rrënjët e tua groposem.
O Perëndi, pemë e mallkuar.
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet