Mbasi ishte shndoshë tej mase, i shkreti,
E asnji lloj diete s’i kishte dhanë dobi,
Nji shok e adresoi tek nji qendër shndeti
Që pa dieta e ilaçe, i tha, bante mrekulli.
Që ishte e veçantë djaloshi u bind sak
Sapo i prezantuen atë metodë të rrallë,
Nji fizioterapi që pa t’prekë me dorë aspak
T’bante me humbë dhjetë kile peshë në javë.
-Dakord -u tha ai tuj firmosë n’kontratë
-Jam gadi që t’nisi seancat menjiherë…
T’nesërmen nadje, pak mbas orës shtatë,
Nji fizioterapiste e re i trokiti n’derë.
Prej bukurisë së vajzës në befasi u kap
Sa djaloshin zemra gadi ke tu’ e lanë.
-Kodrave t’liqenit -tha ajo -do t’bajmë vrap
E do t’jem e jotja …po mujte me m’xanë.
N’fund t’javës djaloshi u ndi lehtë e mirë
Edhe pse me dorë vajzën s’mujt’ me e prekë.
-Ksaj javë që vjen -u tha -kam deshirë
Jo dhjetë, por njizet kile peshë me hjekë.
-Dakord -i thanë e t’nesërmen sa u hap dera
Para iu shfaq nji zdap zezak që e trembi.
-Seancat do t’vazhdojmë -i tha -si ditët tjera,
Veçse po t’kapa, ta dish, do t’jesh i jemi.