“Është një fitore e shkëlqyer. Keni bërë të lumtur shumë njerëz”, tha Poroshenko gjatë ceremonisë së ndarjes së titullit të hënën në mbrëmje
KIEV – Kur kanë kaluar vetëm disa ditë nga fitorja e saj e madhe në Eurovizion, këngëtarja tatare nga Krimea, Jamala, shënoi edhe një sukses të madh, kësaj radhe duke marrë titullin “Artist i Popullit” të cilin ia ndau Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
“Është një fitore e shkëlqyer. Keni bërë të lumtur shumë njerëz”, tha Poroshenko gjatë ceremonisë së ndarjes së titullit të hënën në mbrëmje.
Kënga e 32 vjeçares mbi deportimin e tatarëve të Krimesë në vitin 1944 të cilin e kishte urdhëruar lideri sovjetik Joseph Stalin, fitoi garën për këngën më të mirë në Evropë, njëherësh duke korresponduar me represionin aktual të cilin po e përjetojnë tatarët e Krimesë nga ana e Rusisë.
Në mars të vitit 2014, pas një referendumi të kontestuar, Rusia aneksoi Krimenë e Ukrainës. Që nga atëherë minoriteti tatar në mënyrë të vazhdueshme denoncon presionin në rritje.
Jamala është këngëtarja e dytë nga Ukraina që fiton Eurovizionin pasi më herët në vitin 2004 në garën të mbajtur në Turqi fitoi Ruslana Lyzhychko me këngën “Wild”.
Komentet