Në një deklaratë Fitch Ratings, ka thënë se fitorja e Trumpit ka çuar në pasigurinë politike në SHBA dhe se kjo gjë përbën pasiguri për shumë vende të botës në masë të ndryshme
LONDËR – Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, Fitch Ratings, ka deklaruar se fitorja e kandidatit republikan Donald Trump në SHBA, ka sjellë rritjen e pasigurisë globale. Në një deklaratë me shkrim Fitch Ratings, ka thënë se fitorja e Trumpit ka çuar në pasigurinë politike në SHBA dhe se kjo gjë përbën pasiguri për shumë vende të botës në masë të ndryshme.
“Në planin afatshkurtër duket se zgjedhja e Trumpit nuk do të ketë ndonjë ndikim në ekonominë e vendit, por duke pasur parasysh ndikimin global, për shkak të marrëdhënieve diplomatike dhe ushtarake të këtij vendi duket se lëvizjet në këtë ekonomi do të kenë ndikime globale. Do të marrë kohë pasqyrimi se sa do të realizohen retorikat e Trumpit të cilat i shprehu gjatë fushatës së tij elektorale. Politikat mbrojtëse dhe të njëanshme janë dy potencialet për një burim të mundshëm rreziku dhe pasigurie globale”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. aa
Komentet