Nuk do vijë me si me parë
Buzë Lumbardhit të Blini plak
Ku dikur llafosnum e gjebronim kafet
Si miku me mikun në konak
Lumbardhi rrjedhë e rrjedhë pikëllueshëm
E mbi te po bie shi pa pra
Bashkë nuk do jemi me si me parë
Rrjdhë o lum gurgullo me valët e tua pa pra.
Te erdhëm pa paralajërim për vizitë në shtëpi
Me mall e lotë me prite ke porta
Çuditërisht me the O sa me keni munguar
E kam ditur qe sot keni për t`me vizituar o mik o dost.
Me pyete mes lotëve për miqët e shumt te artit
E boca e Oksigjenit punonte pa pushim
Me premtove se shpejtë do te sherohesh e forcohësh
Te Blini i poetve do rrufatim i sërish kafen e ngrohët.
Por çuditërisht ti na mashtrove
Na ike si gjethi i vjeshtës mes ndërskemcave te kohës
Urtaku i rrallë e latuesi i vargut
S`pajtohëmi qe na ike ne ameshim pa lamtumirën tonë..
Sigurisht kur mesnata bënte hapat e saj
Ti luftoje me dhembjët e mushkrive dhe pagjumësin
Hëna memece e varur si strajcë e pikëlluar
Jeta mbi ty shkruante testamentin e poezinë.
Tiktakët e orës se murit ecnin me ritmin e zemrës
Akrepat e lodhur përpiqeshin te shënonin ditën e re
Mbi qepapallat e lodhura dhe mushkrit e shkatrruara
Nga kolla po ikën ne këtë shekull Migjeni i ri.
Në këtë dhjetor po digjën meteoret
Ti rri i heshtur si një perendi
Sejdi Berisha ne jemi të strukur ne Liqenin e lotëve
E kemi të pa mundurën qe të flasim me ty.