Finoku njihet që në lashtësi për efektet e saj shëruese në çrregullimet e traktit tretës dhe në veprimet e sistemit e organeve të trupit të njeriut.
Përbërësit: Vajra esencial,minerale ,flavonoide,acide yndyrore,vitamina. Veprimi:Qetëson dhimbjet e traktit tretës, ndihmon në tretjen dhe ul ndjesinë e fryrjes pas ushqimit, stimulon qarkullimin e gjakut, antiinflamator, nxit rrjedhjen e qumështit tek gratë që ushqejnë fëmijët me qumësht, ekspektorant, diuretikë.
Pjesët që përdoren: Farat: çmohen për vetitë e tyre rregulluese të tretjes dhe kur merren nga nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji stimulojnë rrjedhjen dhe prodhimin e qumështit të gjirit, ndërsa tek fëmijët ndihmon në qetësimin e dhimbjes së barkut. Gjithashtu farat përdoren dhe në çregullimet e funksionimin e veshkave.Farat janë tonifikues për shpretkën.
Rrënja: sot përdoren për çrregullimet e rrugëve urinare. Mblidhet në vjeshtë dhe përdoret si zarzavate. Vajrat esencial: përftohen nga distilimi i farave dhe përdoren për probleme të traktit tretës dhe si ekspektorant për nxjerrjen e sekrecioneve të gëlbazave me kollë në çrregullime të frymëmarrjes.
Përdorimi: Çaji i farave merret pas ushqimit dhe ndihmon në tretjen e ushqimit ,ul ndjesinë e rëndesës , në fryerje, dhimbje dhe çdo çrregulim tjetër të tretjes. Dekokti i saj përdoret për të qetësuar dhimbjet e barkut, djegiet e stomakut etj.
Tinktura: kombinohet me bimë laksative si p.sh. sena për të trajtuar kapsllëkun. Gargara: përdoret për mishrat e dhëmbëve të irrituar, rënien e dhëmbëvë, fytin e irrituar, laringitin etj. Vaji esencial: përdoret për masazh të gjoksit, në sëmundjet e mushkrive, e kombinuar me vaj eukaliptusi dhe tymusi, të gjitha të tretura në 25 ml vaj luledielli ose vaj bajame.
Rrënja: dekokti i rrënjës është shumë i mirë në problemet urinare si p.sh. gurëve në veshka, cisti apo rritje të acidit uric në gjak.
Komentet