Voal – Kryeministri i Finlandës, Juha Sipila, ka thënë se do të ofrojë shtëpinë e tij për refugjatët.
Qeveria finlandeze ka thënë se pret deri në 30,000 azilkërkues këtë vit.
Sipila ka deklaruar se shtëpia e tij në Kempele, në veri të Finlandës, është përdorur pak deri më tash dhe se do të strehojë azilkërkues nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po përpiqen të pajtohen për mënyrën e trajtimit të fluksit të migrantëve, shumica e të cilëve janë nga Siria.
Kryeministrja e Polonisë, Ewa Kopacz, ka përsëritur sot se pranimi i vetëm 2,000 migrantëve mjafton për vendin e saj.
Polonia, së bashku me Republikën Çeke, Hungarinë dhe Sllovakinë, kanë refuzuar kuotat e BE-së për shpërndarjen e refugjatëve.
Kryeministri finlandez ofron shtëpinë: Le të strehohen refugjatët

Kryeministri finlandez, Juha Sipila, ka ofruar shtëpinë e tij si qendër për strehimin e refugjatëve. Sipila ka thënë se shtëpia e tij do të jetë në dispozicion të refugjatëve nga data 1 janar 2016.
Kreu i qeverisë së Finlandës është intervistuar sot nga TV YLE, të cilit i ka thënë se familja e tij ka në pronësi një shtëpi të madhe, të cilën nuk e përdorin që nga koha e transferimit në Helsinki.
Sipila nuk ka specifikuar se sa mund të jetë kapaciteti i kësaj shtëpie, por me deklaratën e tij ai u bë zyrtari i parë i lartë i një vendi që flet në terma konkretë për ndihmë ndaj refugjatëve që u ikin zonave të luftës, në kërkim të një jete më të mirë në Europë.
/REL
Komentet