Ndeshja e finales e cila do të luhet në stadiumin në qytetin Saint Petersburg të Rusisë, do të fillojë nesër në orën 20.00. Arbitri i ndeshjes është gjyqtari serb Milorad Mazic
FIFA Kupa e Konfederatave e cila po organizohet në Rusi, me finalen e cila do të zhvillohet mes Kilit dhe Gjermanisë, do të gjejë fituesin e saj.
Ndeshja e finales e cila do të luhet në stadiumin me të njëjtin emër të qytetit Saint Petersburg të Rusisë, do të filloj nesër në orën 20.00. Arbitri i ndeshjes është gjyqtari serb Milorad Mazic.

Ndeshja e parë mes dy ekipeve në grupin B përfundoi me rezultat prej 1-1. Gjermania në grup ndaj Australisë fitoi me rezultat prej 3-2, ndërsa ndaj Kamerunit 3-1. Në gjysmëfinale u përball me Meksikën, ku fitoi me një rezultat të bindshëm, 4-1.
Ndërsa Kili në grup me Australinë barazoi me 1-1, ndërsa ndaj Kamerunit fitoi me rezultatin 2-0. Kili në gjysmëfinale ndaj Portugalisë fitoi me 3-0, ku ndeshja dhe koha shtesë e lojës përfundoi pa asnjë gol.
Ndërkohë Gjermania dhe Kili do të përballen për herë të parë në finale. Gjermania më parë në vitin 2005 arriti të klasifikohet në vendin e tretë.
Ndeshja për vendin e tretë
Edhe ndeshja për vendin e tretë në FIFA Kupën e Konfederatës do të zhvillohet nesër mes Portugalisë dhe Meksikës.
Ndeshja do të luhet në stadiumin Spartak në Moskë në orën 14.00, ndërsa arbitri do të jetë nga Arabia Saudite, Fahad El-Mirdasi.
Komentet