FIFA ka vendosur përfundimisht për arbitrin e finales së të dielës në Kupën e Botës në Katarit. Instanca më e lartë e futbollit botërorit ka caktuar si gjyqtar kryesor polakun Szymon Marciniak.
Szymon Marciniak arbitroi dy ndeshje në Kupën e Botës në Katar. Ai ishte bilbil kryesor në ndeshjes Francës me Danimarkën dhe Argjentinës- Australi. Kjo nuk i ka shpëtuar vëmendjes së vëzhguesve të FIFA-s, të cilët vendosën të shpërblejnë punën e tij në turne dhe gjatë gjithë vitit 2022 duke i dhënë mundësinë për të gjykuar finalen e madhe të Kupës së Botës.bw
Komentet