Në një lagje të qytetit jetonin dy fqinjë. Njëri ishte aq i pasur sa mos me ta marrë mednja, ndërsa
tjetri aq i vafër sa për tu çuditur.Për çdo ditë kur ata dilnin nga shtëpia takoheshin në rrugën e lagjës.
Kjo ishte bërë e zakont për ta. Një ditë prej ditësh i pasuri ndaloj kalin e tij, pas tij edhe zonja e tij dhe
ky e priti derisa iu afrua i varfëri.
E përshendeti. Si je zotni, a je mirë? Po, po mirë jam! Iu përgjegjë ky.
Ka kohë që të dy dalim në të njejtën kohë dhe pjekemi këtu.
Po zotni e mundur është, por si tia bejë, jam shumë i varfër, me duhet ta kërokoj fatin dhe kështu për çdo ditë dal nga shtëpia në këtë kohë dhe vazhdoj ditën si i pa krye.
Kisha pas dëshirë që një ditë të vish të më vizitosh, e fundit të pim nga një kafe së bashku tek une në konakun tim.
Po more zotni, po si të vijë unë e shef si jam?!
Rrobat e tija ishin të pista me një mijë lecka, zgjyrë të palara.
Unë po të ftojë e ti kur të mundesh eja!
Falmnderit zotni!
Një ditë e beri zemrën gur dhe vendosi ta qoj në vend fjalën e zotnis i varfëri. Ia mësyu derës dhe trokiti.
Paf në derë zonja!!!
Kush jeti? Cka kërkon këtu? E shef si je?
-Paj, po bre zonjë jam e shef edhe ti vet si jam, por zotnia më ka ftuar!!
-Cili zotni?
-Hiqmu qafësh, e shef si je?!
-Paj, po bre zonjë por zotnia me ka ftuar, i tregoni se e kërkojë unë e atëhere do shkoj.
Hyn zonja brenda i tregon zotnis.
-Po, po, fute brenda unë e kam ftuar në kafe.
E shiqon me ironi zonja.
Del e fut brenda të varfërin.
Ai tenton të ulet në dyshemen që ishte e mbuluar me një tepih Bagdadi, se frigohet mos ia zhytë
zotnisë orendit.
-Jo, jo, eja ulu këtu i drejtohet zotnia, ky kundershton, por duhet ta respektoj të zotin e shtëpisë.
Ulet në koltuk.
Fillojnë bisedën.
Zotnia e lut për drekë, por ky nuk pranon sepse ishin marrë vesh vetëm për një kafe.
Urdhëron zonjën tua sjellë nga një kafe.
Pasi i pin kafet i varfëri e lut zotnin që tia kqyr filxhanin pasi kishte dëgjuar se zotnia ia kishte zanat
kësaj pune. E kthen së prapthi filxhanin.
-Do presim pakëz sa të thahet.
Pas pakëz zotnia mori filxhanin dhe i habitur iu drejtua mysafirit.
-E more zotni po kështu a puna. Eu sa vështirë e paske!
-Po a tash po e di o zotni a?
-Qebesa shumë jetë të vështirë paske!
-Po bre zotni për këtë po e di, po cka mandej?
-E lemë edhe pakëz le të thahet se nuk po shifet mirë.
Pas pakëz e muar serish zotnia filxhanin dhe po thot:
-” Lum për zotin, të lumin”. E Mysafirit i erdhi pakëz qehrja.
-Cka po thot tash bre zotni?
-Paj si po duket nuk qenka vështirë!
-Po si nuk qenka vështirë lum zotnia, po çka po thot në filxhan???
-Qebesa edhe nja dy tri vjet kështu e mësohesh me fukurallak e nuk ta nin fare!
-E ishalla allahu të bënë qare!
Komentet