Siç dihet, filozofia politike është degë ose një disiplinë e posaçme e filozofisë së përgjithshme e cila në forma dhe menyra të ndryshme abstrakte, skematike, strukturale, organike, evolutive, empirike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera i ka për qëllim studimet dhe analizat e thella ( të gjithëmbarshme) të ideve, konceptëve, teorive, formulimëve dhe argumentëve të ndryshme shkencore ose metodologjike me anë të të cilave ngritet, krijohet dhe formohet mendimi dhe nocioni i njohur shkencor ose politik mbi shtetin dhe shoqërinë. Ndërkaq, debatët, idetë, konceptët, tezat, antitezat, sintezat, formulimet dhe teoritë e njohura rreth fjalës, nocionit, substratit, antinomit ose antonimit të njohur “politik” dhe “politikë”: Me gjasë sikur paraqesin njëren prej sfidave dhe preokupimëve ( provokimëve) me të rëndësishme ose kryesore në kuadrin e përgjithshëm të filozofisë politike dhe asaj analitike. Ndonëse, në kontekstin ose dimenzionin e gjërë të fjalës, me nocionin e mesipërm ” politike” ose ” politikë”, në radhë të parë e nënkuptojnë praktikën dhe teorinë e përgjithshme shkencore dhe metodologjike me anë të të cilave ngritën, formohen dhe konstituuhen sistemi ( pushteti) politik së bashku me institucionet e njohura shtetërore, qeveritare ose politike në të gjitha vendët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit.
Ndaj, mu për këtë shkak, të shumëta dhe tepër të larmishme janë edhe idetë, konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e njohura shtetërore dhe politike.
Se këndejmi,filozofia politike dhe ajo analitike si praktikë e përgjithshme dhe teori, fillojnë të bëhen të rëndësishme, funksionale, aksionale dhe tepër valide mu në atë moment kur qeniet ose krijesat e njohura njerëzore, respektivisht, shoqëria e gjere njerëzore ose qytetare, fillojnë t´i përceptojnë, akceptojnë, konceptojnë dhe anticipojnë vetvetën dhe organizimin e tyre global ose kolektivë si diçka të rëndësishme, të levizshme, evolutive, revolucionare, empirike, rekonstruktive, funksionale, aksionale, impulsive, energjike, dinamike etj. Mbase si një diçka që ka ( kane) shpirtë, sens, intuitë, kuptim, logjikë, potencial, moral, motive, ideale,vizione, forcë ( fuqi), kreativitet dhe enërgji të mjaftueshme reflektive, strukturale, aksionale, funksionale, kognitive dhe pozitiviste për t´i levizuar dhe çuar gjërat përpara në kuptimin e njohur evolutivë dhe temporal të shtetëve dhe shoqërive të sotme moderne ose bashkohore. Dhe, jo si dikur apo si sot në ” Kosovën e re ” të pasluftës, kur njerëzit ( qytetarët) ose shoqëria e gjithëmbarshme kosovare, vazhdojnë t´i ndjejnë vetëvetën e tyre politike dhe organike si pjesë, gjymtyrë, organe ose stacione të natyrshme, të palevizshme ose statistike të një ” rendi” ose sistemi ( regjimi) të pandryshuar natyrorë , ordinar ose mesjetarë.
Ndryshe nga kjo, me konceptin ose definicionin e njohur klasik ” Filosofiae est scencia universalis ordinis natyralis “: Në radhë të parë i nënkuptojmë respektin, dashurinë, rezonansen, mirëkuptimin, përkushtimin dhe devocionin tonë esencial ose substancial ndaj fillimit ( jetës), ndaj qenies, materies, krijesës, ekzistencës, dijes ( diturive), njohurive, përvojave, nevojave dhe kërkesave të njohura globale dhe universale të njeriut, shtetit dhe shoqërisë në domenin ose kontekstin e njohur gneseologjik dhe epistemologjiko- ontologjik dhe kështu me radhë.
Për me tepër ndërkaq, në kushtët ose rrethanat e njohura poroze, fragjile, heterogjene, inkompakte, turbulente, sfiduese, aproksimative, absurde, abstrakte, paradoksale, anakronike, reaksionare dhe inkoherente të shtetit, pushtetit ( regjimit), kuvendit ( parlamentit) dhe shoqërisë së përgjishme kosovare në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme . Ku askush të mbrojë ose shpëtoj njeriun, popullin ( kombin) dhe shtetin kosovarë nga ” kafshët e larta” pushtetmbajtë ose politike: Përveç të të ashtuquajtures forcës ose fuqisë së njohur ( të garantuar) ligjore, organizative, institucionale, konstitucionale, fizike, organike , gjeografike, historike, politike, sociale, ekonomike, administrative, juridike etj. Shteti, pushtetit (qeveria), parlamenti ose institucionet e njohura të shtetit dhe shoqërisë, gjithnjë sipas filozofisë së lartëpërmendur politike dhe analitike, në radhë të parë janë në funksion të identifikimit, detektimit (deshifrimit), shquarjes, enkodimit, periodizimit, ravijezimit, konturimit, eksplorimit, performimit, konvencionalizimit, artikulimit, afirmimit dhe në fund-realizimit praktik dhe teorik të nevojave, kërkesave, aspiratave, interesave, idealeve dhe vizionëve të gjithëmbarshme individuale ose kolektive. Respektivisht, shtetërore, nacionale, politike dhe të tjera në sfond.
Dhe, të gjitha këto së bashku në funksion të organizimit, zhvillimit dhe përparimit të gjithëmbarshëm( global ose universal) të shtetit dhe shoqërisë . Gjithnjë fjala mmbi shtetin dhe shoqërinë kosovare në kontekstin ose domenin e teorisë dhe praktikës së përgjithshme shkencore ose filozofike mbi organizimin dhe funksionimin e preferuar avangard dhe pozitivist të shtetit dhe shoqërisë së sotme njerëzore ose qytetare. Respektivisht, mekanizmave ose institucionëve të njohura shteterore, qeveritare, parlamentare ose politike.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe të të ashtuquajturat mekanizmat ose institucionet e ndryshme socioekonomike, sociodemografike, sociodemokratike, fetare, sociokulturore, sociopolitike dhe të tjera së bashku me njeriun, familjen, shoqatat ose organizatat e ndryshme humanitare ose joqeveritare, partitë ose subjektët e ndryshme parlamentare ose politike dhe të tjera.
Në këtë frymë të gjithëmbarshme moderne ose bashkohore: Filozofia e sotme politike dhe analitike mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, me tepër mund të quhet (definohet) ,konceptohet dhe përceptohet si bashkëdyzim, komparacion, periodizim, enkodim, amplifikim dhe unifikim ( konvencionalizim) i suspektshem ekskursivë dhe diskursivë i marëdhëniëve, raportëve, relacionëve ose konstelacioneve të njohura shtetërore dhe nacionale në frymën e njohur të arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarshme shkencore, industriale dhe teknologjike. Respektivisht, si studim dhe një vështrim i përgjithshëm kritik dhe analitik i çështjeve, aspektëve, nevojave dhe kërkësave fundamentale, esenciale ose substanciale të njeriut, shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.
Përse ( pse) kjo… ?
Sepse, për dallim të të ashtuquajturës filozofisë postmoderne ose neobashkohore, të mbiquajtur dhe proklamuar asokohe edhe si ” feminizëm shkencor”, si ” fat të përgjithshëm” ( global ose kolektivë) , si manifest të ri shkencor, humanist dhe pozitivistë…Si inkarmin të përgjithshëm satisfaktivë dhe ataraksionist të njeriut si ” cityoen” ose “burgeros modern” ose bashkëkohorë…Madje edhe si simbol dhe reaksion të logjikshëm dhe të ndërgjegjëshem -ndaj arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithembarshme të arsimit, shkencës dhe teknikës e kështu me radhë. Filozofinë e sotme moderne ose bashkohore mbi shtetin dhe shoqerinë, në radhë të parë e përcjellin dhe karakterizojnë natyra dhe karakteri i njohur furioz, hektik, eklektik dhe tepër i ashpër ose dinamik i zhvillimëve, procesëve, trendëve, standardëve, raportëve, marëdhëniëve ose konstelacioneve të sotme botërore ose ndërkombëtare. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin ” tregun global”të vlerave, resursëve dhe kapitalit etj.
U mor vesh se edhe bazat ose themelët e njohura të filozofisë së përgjithshme ( moderne ose bashkohore) mbi shtetin dhe shoqërin(t)ë e sotme njerëzore ose qytetare, në të shumtën e rastëve ndodhën të ndërlidhura ose të ndërvarura me parimet, premisat ose principet e njohura etike, shkencore dhe humaniste. Gjegjësisht, shkencore, industriale, teknologjike, konjukturale, manufakturale, ekonomike etj. Duke i përjashtuar ose abstrahuar këtu zhvillimët, proceset ose fenomenet e mesipërme paradoksale, reaksionare dhe anakronike në shtetin dhe pushtetin ( regjimin) aktual në Kosovë ku shteti ligjorë dhe demokracia e njohur qytetare, parlamentare ose politike, ndodhën të vrara ose të ngulfatura ( mbytura) akoma pa lindur. Në embrion. Në emër te pushtetit ( regjimit) aktual, atje si duket kane vdekur kombi dhe shteti….?!
Komentet