Për herë të 13-të, Nju Jorku do të mirëpresë filmat më të mirë të krijuar në Bosnjë.
Edicioni i Festivalit të Filmit nga Bosnja në Nju Jorku do të nisë me 25 maj, dhe 16-të filma të regjisorëve nga Bosnja do të jepen në metropolin amerikan.
Në mesin e këtyre filmave është edhe “Our Everyday Life” ku luan edhe Uliks Fehmiu, aktori tanimë i dëshmuar dhe djali i aktorit të madh shqiptar Bekim Fehmiu, transmeton KultPLus. Filmi trajton problemet e një familje tipike boshnjake, me regji nga Ines Tanovic, dhe prekë vitet 2000 kur në Bosnjë kërkohej një jetë më e mirë, por realiteti vështirë që ndryshohej.
Pos këtij filmi, në këtë Festival të Filmit do të shfaqen edhe “Tigers” nga Danis Tanovic dhe”One Day in Sarajevo” nga Jasmila Zhbaniq, e po ashtu edhe “Zvizdan” nga Dalibor Mataniq.
Shumica e filmave janë premiera amerikane, dhe një pjesë e mirë e tyre kanë fituar edhe çmime.
Komentet