“A short trip” i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri u shpall filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në La Biennale di Venezia, në kategorinë “Orizzonti”!
Në qendër të këtij filmi, është një çift në proces gjyqësor gjatë eksodit të Shqipërisë. Rrëfimi shfaq një brez, të gatshëm të shkëmbejë vitet e tyre të bukura për një të ardhme të paparashikueshme.
Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga “Bienalja e Venecias” dhe drejtohet nga Alberto Barbera.