Në Arabinë Saudite ka filluar Haxhillëku, pelegrinazhi vjetor i myslimanëve në Mekë.
Të mërkurën me mijëra myslimanë nisën pelegrinazhin pesë ditor, duke i rënë përqark Qabesë, vendit të shenjtë në formë kubike në Mekë si dhe kryen një sërë ritesh, në atë që njihet si ndjekje e gjurmëve të Profetit Muhamed.
Haxhillëku është një detyrim fetar që u kërkohet të gjithë myslimanëve, të paktën një herë në jetën e tyre.
Komentet