Për titullin e kampionit do të garojnë Rusia, Zelanda e Re, Portugalia dhe Meksiko që janë në grupin A, si dhe Kameruni, Kili, Australia dhe Gjermania në grupin B
Kupa e Konfederatës, e dhjeta me radhë fillon sot në Rusi dhe do të zgjasë deri më 2 korrik. Tetë ekipe nga gjashtë federata ndërkombëtare të futbollit do të luftojë për trofeun dhe çmimin prej pesë milionë dollarë amerikanë. Është e sigurt se gara në Rusi do të sjellë fituesin e ri të Kupës së Konfederatave, pasi që mbrojtësi i titullit, Brazili, nuk e ka fituar të drejtën për të marrë pjesë.
Për titullin e kampionit do të garojnë Rusia, Zelanda e Re, Portugalia dhe Meksiko që janë në grupin A, si dhe Kameruni, Kili, Australia dhe Gjermania në grupin B, ndërsa turneun do të hapin nikoqiri Rusia dhe Zelanda e Re sot në orën 18:00 në ndeshjen që do të luhet stadiumin Krestovsky në Shën Petersburg.
Kupa e Konfederatave është një garë e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) në të cilën marrin pjesë kampionët kontinental, pastaj kampioni aktual botëror dhe nikoqiri. Turneu u themelua në vitin 1992, por dy edicionet e saj të parë janë luajtur në Arabinë Saudite me emërtimin Kupa e Mbretit Fahd, ku pastaj organizimin e ka marrë FIFA dhe e quajti turneun Kupa e Konfederatave.
Edicioni i këtij viti i Kupës së Konfederatave ka tre debutues, përkatësisht nikoqiri Rusia, kampioni evropian, Portugalia dhe kampioni i Amerikës së Jugut Kili. Më së shumti pjesëmarrje nga pjesëmarrësit e tanishëm ka Meksika, e cili ka luajtur gjashtë herë, ndërsa trofeun e ka fituar vetëm njëherë edhe atë në vitin 1999.
Ndeshjet Kupës së Konfederatave do të luhen në katër stadiume ruse, në Shën Petersburg, Moskë, Kazan dhe Soçi. Përveç fituesit, të cilit i ndahen pesë milionë dollarë si shpërblim, po ashtu edhe pjesëmarrësit tjerë do të kenë përfitime financiare. Kështu përfaqësuesja që do të humb finalen do të marrë 4.5 milion dollarë, vendi i tretë 3.5 milion dollarë, i katërti 3 milionë, kurse ekipet që do renditen nga pozita e pestë deri në tetën do të marrin nga dy milionë dollarë.
Orari i ndeshjeve
Grupi “A“: xhiroja e parë: Rusia – Zelanda e Re (17 qershor), Portugalia – Meksika (18 qershor); xhiroja e dytë: Rusia – Portugalia, Meksika – Zelanda e Re (21 qershor); xhiroja e tretë: Meksika – Rusia, Zelanda e Re – Portugalia (24 qershor).
Grupi “B“: xhiroja e parë: Kameruni – Kili (18 qershor), Australia – Gjermania (19 qershor); xhiroja e dytë: Kameruni – Australia, Gjermania – Kili (22 qershor); xhiroja e tretë: Gjermania – Kameruni, Kili – Australia (25 qershor).
Gjysmë finalja do të luhet më 28 dhe 29 qershor në Kazan, konkretisht në Soçi. Ndeshja për vendin e tretë dhe finalja janë planifikuar për 2 korrik në Moskë dhe Shën Petersburg.
Fituesit e deritanishëm
Në vitin 1992 – Argjentina, 1995 – Danimarka, 1997- Brazili, 1999 – Meksika, 2001 – Franca, 2003 – Franca, 2005 – Brazili, 2009 – Brazili, 2013 – Brazili.
Komentet