(Kosova e paszgjedhjeve nga një dimenzion tjetër:)
Na ndihmuan për t’u çliruar nga Serbia, por na panë (shikuan) me cinizëm, paragjykime të shumëta dhe gjithë injorancë! Na ndihmuan edhe të bëjmë shtet dhe pushtet, por na i morën (mohuan) armët dhe instrumentët kryesore për të ndërtuar shtet dhe pushtet të pavarur, sovran, integral, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik, duke na i mbajtur nën hallka ose zinxhirë të shkurtër heronjt, akterët ose protagonistèt kryesor tè lirisè (çlirimit), shtetit dhe pavarèsisè sè Kosovès. Na i imponuan ose diktuan sèrish ata qè dikur e mohuan, sabotuan, vodhen (plaçkitèn), shantazhuan dhe krimializuan lufèn e pastèr çlirimtare dhe patriotike tè UÇK-s, tè cilèt i ruajten dhe “kultivuan”nepèr “frikorifer”, “epruveta” tè ndryshme ose “inkubator politik”! Plus na i sollèn, trafikuan ose kontrabanduan tè tjerèt si bisnespatriot ose “njerèz tè suksesshèm” nga pornotregjet e ndryshme politike ose parapolitike tè Rusisè, Serbisè etj. Ngriten dhe projektuan madje edhe tribunale ose “gjykata speciale kundèr UÇK-s” si “kompenzim moral dhe historik” ndaj Serbisè dhe Rusisè pèr shkak tè bormbardimève tè Natos kundèr soldateskès dhe falangave kriminale dhe gjakatare tè Millosheviçit (Serbisè) gjatè kohès sè luftès nè Kosovè. Duke i barazuar kèshtu çlirimtarèt dhe patriotèt shqiptar me pushtuesit dhe krimunelèt e egèr serbo-çetnik!
Nè Moskè dhe Beograd, si duket iu thanè :” I keni bombarduar katolikèt ose tè krishterèt sllavo-ortodoks nè emèr tè fundamentalistève ose terroristève islamik tè UÇK-s”! Ulèn kokèn para tyre, duke ua miratuar me “heshtje” parullat ose propagandat e tyre kundèr shqiptarève dhe UÇK-s.
Ndèrkaq, dikur me vonè, propagandès sè njohur serbo-ruse i ndimuan edhe Turqia e Rexhep Taip Erdoganit sè bashku me mullahèt ose ajatollahèt e ndryshem shqipfolès, joshqiptar, antishqiptar ose puroshqiptar, duke paguar dhe rekrutuar vullnetar ose ekstremist dhe xhihadist tè ndryshèm shqiptar ose kosovar nè kuader tè tè ashtuquajturave “kalifatève” ose “shtetève islamike” nè Irak ose Siri, tè ngritura ose dirigjuara (sigurisht) nga Putini dhe Erdogani pèr qèllime djallèzore ose satanike qè do zbulohen me vonè. Mos t’i ceku kètu rastèt tjera kriminale dhe antishqiptare tè atij kriminelit, psikopatit, maniakut dhe ekstremistit “shqiptar” -kundèr ushtarève amerikan nè Frankfurt tè Gjermanisè etj. Jane tè turpshme. Nuk i thotè mendja dhe nuk i duron zemra e as shpirti i njeriut tè pastèrt shqiptar. Kèshtu qè me kalimin e kohès rrena (gènjeshtra) ose propaganda serbo-ruse kundèr “terrostève dhe ekstremistève musliman shqiptar” u bè realitet! Filloi dèshprimi, zbehja, harresa dhe fillimi i izolimit tè Kosovès dhe shqiptarève nga ana e Perèndimit. U shtua volumi i zèrave tè ndryshèm qè ishin kundèr intervenimit (bombardimeve) tè Natos ndaj Serbisè. Kosova me kalimin e kohès u bè “Kosovistan” ose “pashallèk i ri” i Turqisè sè Erdoganit si Sanxhaku, apo si “kantonet” ose “provincat turkomuslimane” nè Herceg Bosnje. Nè Kosovè sèrish u shfaqen hijet dhe muzgujt e errèsirès ose vetmisè sè madhe mesjetare, sulltanike ose neotomanike etj. U shfaqen edhe “rojet e mjegullès” sè bashku me militantèt ose fantatikèt e ndryshem fetar ose islamik tè cilèt gjetèn strehè ose audiencè tè madhe tek Vetvendosja e Albin Kurtit, AKR e Behgjet Pacollit etj.
Filloi pra vetmia dhe izolimi i Kosovès dhe shqiptarève nga Oksidenti (Perèndimi) dhe vletat e tyre fetare, morale, kulturore, arsimore, shkencore, industriale, teknologjike, ekonomike, politike, ushtarake, historike, gjeografike etj.
Edhe njëherë diçka mbi psikologjinë e përgjitjshme poitike ose analitike:
Se këndejmi, ndjenja e vetmisë, injorancës dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo. Por, rasti i vetmisë, injorancës ose harresë së përbashkët globale ose kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla ; si për shëmbull: në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative etj. Vetmia e grupit (dy e më tepër persona), është thellësisht ndjenjë që lindë nga situatat e ndërlikuara që ngrenë ngulmin e trishtimit dhe nxisin frikën e zhdukjes fizike të individit dhe kolektivitetit. Apo, tè një grupimi të caktuar shoqërorë, qytetar ose politikë të cilët ndjehën të harruar, shpërfillur dhe tradhëtuar nga të tjerët : nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët e dikurshèm dhe kështu me radhë. Kjo vetmi shëndrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve. Një popull (komb) ose shtet i tërë kaplohen nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë e deshtuar e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga shtete të tjera, me bllokada, izolime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme. Rasti i “gjykatës speciale në Kosovë”, i “demarkacionit” dhe “asociacionit” e kështu me radhë, lirisht mund të quhën izolim, bllokadë, harresë ose një vetmi e imponuar ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nga ana e bashkësisë ndërkombtare. Faktorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë, në këtë kontekst paradoksal dhe tepër dubioz dhe anakronik, janë të shumtè pra! Kjo duke filluar nga sindromet ose komplekset e Edipit, për të vazhduar me sferat e ndryshme të interesave të përbashkëta në mes Rusisë, SHBA-së ose Perëndimit në rastin e Kosovës, apo me frikën latente ose permanente të SHBA-së, BE-së ose Perëndimit ndaj Rusisë etj. Plus ato qè i ceka mè sipèr. (E para)
Ndaj, a mund dhe si mund të përkufizohet me psikologjinë politike shpjegimi i ngjarjeve individuale dhe kolektive në bazë të inkubacionëve ose motivacionëve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike? Sidomos i atyre mendore ose logjike? Mbase, studimi ose analiza e motivimeve të brendshme të të vepruarit ose reaguarit politik etj. Kontributi i parë vendimtar i këtij lloji është vepra e Gustav Lë Bonit (1841-1931) “Psikologjia e turmave” e vitit 1895. Ky dijetar ose mendimtar i njohur franko-gjerman ishte tejet i goditur dhe emocionuar nga turmat revolucionare të vitit 1789, ato të “Komunës” së Parisit të vitit 1871, si dhe të atyre të viteve të mëpastajme ose pasuese. Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik ose skizofreniko-oligofrenik, me shfaqje trishtuese ose parabolike të profilëve të ndryshme ataviste ose primitiviste në të cilat, të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiten: Flitet dhe mendohet për frikën, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti, apo mbi kurajon përballë rrezikut latent ose permanent. Mbizotërimi i impulseve iracionale dhe negative, i lidhur dhe motivuar shpesh me aksione hipnotike dhe tepër radikale ose brutale nga ana e “apostujve të lirisë” dhe agjitatorëve të tyre që i kishin bërë turmat të pandërgjegjshme dhe iracionale përballë njerëzve të aftë si dhe eksponentëve dhe komponentëve të veçantë të atyre procesëve revolucionare ose post-revolucionare. (E dyta)
Siegmund Freudi (1856-1939), themeluesi i psikoanalitikës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin, kur shkroi librin e tij “Psikologjia e masave dhe analiza e Un-it” (1921). Një problem themelor me të cilin ai duhej të përballej ishte si më poshtë: Lë Bon kishte folur dhe shkruar mbi një psikologji të tipit kolektivë, që qëndronte në vend të asaj personale, të ndërgjegjshme dhe racionale. Natyrisht, Frojdi (Freudi) nuk kishte asnjë vështirësi që të pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjëshmerisë objektive dhe subjektive në qëndrime të caktuara, por nuk mund të pranonte pjesën kolektive si element të veçantë dhe për pasojë vendosmërinë mbipersonale të veprimeve të individëve. Në fakt, në vizionin e tij, e pandërgjegjëshmja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar dhe burimuar prej “egos” ose vetkënaqësisë së pastër personale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në anën seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste në esencën ose substancën e saj.( E treta)
Sindromi ose ‘Kompleksi i Edipit”:
Për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose iracionales-përreth të së cilës gjithëçka nga “parimi edipian” duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figura prindërore. Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore kundrejt nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten). Pra, një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji). Domethënë “kompleksi evolutivë” i Edipit i cili rreth moshës pesëvjeçare, duhet të tejkalohet. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor. (E katèrta)
Si të shpjegohen atëherè fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut “në turmë” përshkruar nga Lë Bon? Frojdi merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato “artificiale” që të tjerët do i quajmë kolektivitete të organizuara si kisha, shteti, pushteti, ushtria, xhandarmaria (policia) etj. Kështu, Frojdi thotë se ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura (urryera) nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata. Prej dashurisë për shefin e idealizuar, ndjekësit dhe tè pèrndjekurit, duan njëri-tjetrin. ( E pesta)
Lidhur me këtë, është për t’u kujtuar vepra e Uilliam Rajhut (1897-1957) “Psikologjia e fashizmit” (1933). Ai thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie intelektuale, profesionale, qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar: prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë tè konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij. Ndërkohë që shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre. Kjo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin e qytetërimit tonë nga parahistoria e deri me sot. (E gjashta)
Vdekja nuk na shqetëson aspak, sepse për sa kohë që ne ekzistojmë, vdekja nuk është këtu. Dhe kur ajo vjen, ne nuk ekzistojmë më. (Epikuri)
Momenti më i vetmuar në jetën e njeriu është ai kur është duke parë (shikuar) dhe vërtetuar se si e gjithë bota dhe personaliteti i tij po rrënohen, dhe e gjitha që mund të bëjë është vetëm të shikojë rrënimin, fundin ose fundosjen e tij në greminën (humnerën) ose shkretëtirën e madhe të mendjes, zemrës dhe shiprtit. Thonë kështu filozofët dhe sociopsikologët e njohur botëror ose ndërkombëtar.
Një situatë e tillë do ishte e kundërta e atyre të fillimeve të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale si dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhura me patriarkatin dhe lirinë seksuale ose erotike. Zoti “baba”, gjithnjë e më shumë e ka humbur besim. Kultura shkencore, materialiste e revolucionare, ia kanë minuar besueshmërinë. Familja monogamike e mbyllur në mënyrë paralele, asokohe kishte hyrë ose ishte futur në krizë si pasojë e goditjeve të mëdha ndaj “rendit” borgjez nga ana e lëvizjeve popullore e proletare, revolucionare ose sindikaliste gjithandej globit. (E shtata)
Përderisa analiza e Rajhut është seksiste, po aq sa është edhe ajo e Frojdit, tek Alfred Adleri (1870-1937) gjejmë një parashtrim ose narrativë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit, instancë njohjeje komunitare ose identitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë të tipit neurotiko-hipnotik ose skizofreniko-oligofrenik. Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet. Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës. Por çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar ose imagjinar qoftè ai?, e bën të vështirë integrimin e tij racional dhe pozitivë me të tjerët. Atëhere individi hasë një një psikozë ose neurozë, të lidhur me kompleksin e inferiotitetit ose maliciozitetit. Për kompensim të këtij kompleksi, branda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar dhe duke kërkuar t´i bëjë të besojnë të tjerët tek ai. Kjo për të lehtësuar shqetësimin dhe sidomos për të tërhequr vemendjen dhe simpatitë e të tjerëve. Por kjo normalisht e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit. Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek “Rregullat dhe teoria e posikologjisë individuale” (1920). Fenomeni që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur gjithmonë me komplekse inferioriteti dhe maliciozitetit intelektual, profesional, psikosocial, pasikofizik etj. (E teta)
Ndryshe nga kjo, Erich From në veprën e tij me titull “Ikje nga Liria”, pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope. ( E nènta)
Së fundi, interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i “psikologjisë analitike”, sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara “Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave” dhe “Qytetërim në tranzicion pas katastrofave”: Ku pos tjeash thekson faktin se në psiçikën ose psikologjinë e njeriut, përkrah një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos fëminore – traumatike ose të papëlqyeshme, ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri relative dhe kolektive e llojit. Ne të gjithë sikur jemi të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë. Secili prej nesh sikur është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jungu e quan kolektive. Në një pandërgjegjshmëri të atillë individuale dhe kolektive, ekzistojnë shpërthimet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore) nga njëra anë, instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuara dhe hetuara nga Frojd dhe nga Adler nga ana tjetër.
Pandërgjegjshmëria individuale dhe kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo mbi arketipet (gjurmët). Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive, shprehen në “ëndërra të mëdha”, të rralla, të pasura me mite dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara në ngjarjet ose politikat tona ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme. Brenda hesh. Lidhur me këtë duhet kujtuar Gjorgj Sorelin (1847-1922), i cili pati theksuar se mitët qenë si ëndrra të mëdha individuale dhe kolektive me sy hapur. Me këto ëndrra të mëdha, pandërgjegjshmëria individuale dhe kolektive reagon ose interferon edhe ndaj situatave në të cilat jetojmë si individë dhe kolektivitet, por edhe si individë të zhytyr në mite dhe histori. (E dhjeta, duke menduar nè fitoren e fundit tè Albin Kurtit dge Vjosa Osmanit nga blloku opozitar ne Kosovè.)
Komentet