Midis luleve
Kaloj fillikat me kupën me verë
Pi vetminë time; ngre kupën
Dhe pyes hënën në qiell
Mos do dhe ajo të pijë me mua,
Pasqyrimi drithërues i hënës
Dhe imi në kupën me verë
Bëhemi tre, bashkë me hijen time
Shoh me trishtim hënën që s’pi
Dhe hijen time të zbrazët që shkon diku përtej
Bashkë me mua pa thënë kurrë një fjalë;
S’kam asnjë mik përqark, fillikat
Ndonëse jam me hënën që s’pi
Kam një lumturi të çuditshme
I jap lumturi gjithçkaje që më rrethon
Ia nis një kënge dhe pres
Që hëna të më shoqërojë
Dhe nis kërcej bashkë me hijen time
Dhe s’pi, prej gëzimit s’di ç’ndodh
Kam bëre tre miq; hënën, hijen time
Dhe kupën e shtrenjtë me verë
Po nis e pi serish, kaq shume e teproj
Sa natës i marr natën
natën me gjithçka që më rrethon
pa kurrfarë emocioni për ç’humbëm
shpresoj që një ditë
të takohemi të tre
në udhën e qumështit.
Komentet