Ecte “fili” n’për Pazar
Ishte veshun krejt me ar
Qen e lopë e dhen e dhi
Kur e panë me njaq stoli
Për me i bamun Filit nder
Ulné kryet përnjëherë.
U kthy Fili njo ditë tjetër
Ishte veshe me rrobe t’vjetër
Qen e lopë e dhen e dhi
Ma me kry s’ia ban njajtij…
U kthy Fili edhe tha:
S’po kuktohen k’ta tashti
Jam njaj fil qi atë ditë
Tan pazarin kam shetitë!
-Po- i tha mzati – bash njaj je,
Po njat rrobé me ar s’e ke!
Shënim: Fili= elefanti
Komentet