Figura poetike në poemën,,Nënë Shqipëri,,e poetit Dritëro Agolli,sipas kritikës letrare është gjymtyrë e mendimit dhe ndjenjës,madje jo rrallë ajo na paraqitet si organizëm i plotë[1].
Në dritën e kësaj poeme,është personifikuar Shqipëria në një figurë aq të dashur,të afërt për kohën shqiptare,siç është nëna,kur e kur tërë sistemi figurativ letrar i nënshtrohet logjikës së figurës në brendi të poemës.Për këtë konceptim,kritika latrare thekson se Shqipëria është thirrur nënë gati një shekull më parë nga rilindësit.
Vargu i poetit D.Agolli me tipare të novatorisë qëndron në mënyrën e krijimit të portretit poetik të Nënës Shqipëri,të lidhjeve të saj me bijtë në mote të ndryshëm,në kushte e rrethana të kohës.Bota poetike që hapet në këngën e parë të poemës:,,Lermë të bie në prehrin tënd të ngrohtë,/o hallemadhja ime shekullore,,mbushet me asociacione konkrete e të gjalla ,nga kënga në këngë[2].
Në gjithë perceptimin figurativ,poeti Dritëro Agolli i qëndron besnik përsonifikimit,kur e kur ai në kohën zbrazjes së shpirtit me poemën,ai nuk u drejtohet më fushave dhe maleve,lumenjve e liqeneve,gurëve të Shqipërisë,por gjymtyrëve të pjesëve të trupit të Nënës:
Të puth duart e tua,më të mirat në botë,
i ngazëllyer të hesht me heshtje foshnjore;
duart e tua u regjën nga puna dhe gishtërinjtë,
që zunë kallo nga këmbëzat e dyfekëve,
dhe supet që u varën nga xhoka e nga guna,
dhe mesin që u hollua nga gjerdanët e fishekëve,
dhe ballin që u rrudh e u lërua nga mendimi,
dhe beben e syrit që u mpreh nga shënjestra,
dhe këmbët,që u zmadhuan nga ecja e mundimi,
dhe qerpikët që u dogjën nga baruti në shkrepa…
Për fund le të ndalemi në vargjet që cituam,kur e kur,çdo varg i poemës ,,Nënë Shqipëri,,e Dritëro Agollit,ka kryefjalë nga një emër prozaik:duar,gishtërinj,supe,mes, ball,bebe,syri,këmbë dhe për të përmbyllur me kallzuesët e këtyre kryefjalëve që shprehin aq fuqishëm jetën dhe bëmat e shqiptarit në shekuj.
[1]XhezairAbazi,Jeta dhe procesi letrar,Tiranë,1984