VOAL – ZYRIH –  Siç ishte paralajmëruar në qershor, FIFA do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të komitetit ekzekutiv të hënën, më 20 korrik në Zyrih. Kjo mbledhje përbën hapin e parë konkret drejt periudhës “post-Blatter”.

Mbledhja është thirrur në vijim të njoftimit nga Joseph Blatter se kërkon të heqë dorë nga mandat pak ditës pas rizgjedhjes.

Komiteti ekzekutiv do të caktojë datën dhe vendin e kongresit të jashtëzakonshëm zgjedhor (mes dhjetorit 2015 e shkurtit 2016) e kështu të përpilojë një kalendar të kandidaturave për në presidencë.

sda-ats