VOAL – ZYRIH – Një panel i Senatit të SHBA e ftoi presidentin e FIFA-s Sepp Blatter t’iu përgjigjet pyetjeve në një seancë dëgjimore këtë të mërkurë lidhur me skandalin që ka tronditur rëndë kreun e FIFA-s, por FIFA në emër të tij nuk e pranoi ftesën. Kështu bëri të ditur një zyrtar i Kongresit Amerikan.
Blatter në një intervistë dhënë gazetës gjermane Welt am Sonntag javën e shkuar tha se ai “nuk do të marr asnjë rrezik udhëtimi gjersa gjithçka të jetë sqaruar”.
Zvicerani 79 vjeçar nuk mori pjesë në finalen e Kupës Botërore të Femrave në Vankuvër në fillim të këtij muaji, por tha se do të jetë në Rusi në fund të korrikut për llotarinë e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2018.
Në seancën dëgjimore nuuk do të jetë kreu i Federatës së Futbollit të SHBA (USSF), Presidenti Sunil Gulati, i cili është anëtar i komitetit ekzekutiv të FIFA-s ku përfaëson rajonin e Amerikës së Veriut. Ai është president i USSF prej vitit 2006.
USSF përfaqësohet në seancë nga shefi ekzekutiv dhe Sekretar i Përgjitshëm Dan Flynn. reuters
Komentet