FIFA ka rënë dakord dhe ka pranuar që futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Taultant Seferi të luajë për kombëtare kuqezi.
FIFA ka dhënë ‘OK’ pas kërkesës së vetë futbollistit dhe FSHF-së, drejtuar Departamentit të Statusit të Lojtarit për të luajtur me përfaqësuesen shqiptare.
Mesfushori aktualisht është pjesë e Kombëtares U-21 dhe pritet që të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare në sfidën e 12 qershorit ndaj Estonisë në “Elbasan Arena”
Kujtojmë se më herët FIFA aprovoi edhe kërkesën e shqiptarit tjetër nga Maqedonia Elvir Maloku për të luajturit me kombëtaren kuqezi.
Komentet