Ish-zyrtari i lartë i FIFA-s, Chuck Blazer, ka pranuar se ai dhe të tjerë në komitetin ekezekutiv të Federatës Botërore të Futbollit kanë marrë ryshfet për të zgjedhur Afrikën e Jugut mikpritëse të Kupës së Botës më 2010.
Ai po ashtu ka thënë se ka ndihmuar aranzhimin e ryshfeteve edhe për Kampionatin e vitit 1998.
Pranimi i fajësisë vjen në një transkript të publikuar nga një dëgjim në Shtetet e Bashkuara, më 2013.
SHBA ka nisur një hetim të gjerë në FIFA që ka çuar në dorëheqjen e presidentit të Federatës, Sepp Blatter.
Prokurorët amerikanë kanë akuzuar javën e kaluar 14 persona për ryshfet dhe shpëlarje parash.
Katër të tjerë kanë qenë të akuzuar qysh më parë, përfshirë edhe Blazerin. rel
Komentet