Sipas njoftimit të publikuar nga FIFA, 13 arbitrat do të marrin detyrë në sistemin VAR në Botërorin e 21-të me radhë që do të mbahet mes 14 qershor dhe 15 korrik në Rusi
Bëhen të ditur emrat e 13 personave të cilët gjatë FIFA Kupës Botërore 2018 do të marrin detyrë në sistemin e videondihmësit të arbitrit (VAR).
Sipas njoftimit të publikuar nga FIFA, 13 arbitrit do të marrin detyrë në sistemin VAR në Botërorin e 21-të me radhë që do të mbahet mes 14 qershor dhe 15 korrik në Rusi.
Emrat e arbitrave dhe konfederatat e tyre janë: Unioni i Federatave të Futbollit Evropian (UEFA): Massimiliano Irrati, Daniele Orsato dhe Paolo Valeri (Itali), Bastian Dankert dhe Felix Zwayer (Gjermani), Artur Dias dhe Tiago Bruno Lopes (Portugali), Danny Makkelie (Holandë) dhe Pawel Gil (Poloni).
Konfederata e Futbollit të Amerikës Jugore (CONMEBOL): Wilton Sampaio (Brazil), Gery Vargas (Bolivi), Mauro Vigliano (Argjentinë).
Konfederata e Futbollit të Azisë (AFC): Abdulrahman El Jassim (Katar). aa
Komentet