Thuajse gjysmë shekulli ka udhëhequr me ishullin në jug të SHBA, Kubën. Fidel Kastro (89) sëbashku me legjendën Che Guevara (1928-1967) rrëzoi me revolucion qeverinë në 1959. Ishte lider i madh i komunistëve, që në vitin 2008 për arsye shëndetësore qeverinë ia la në dorëzim vëllait të vet, Raul Kastros (84).
Në Kongresin katërditor të partisë komuniste, Fideli sikur e ka kuptuar se është para vdekjes.
“Mbase është hera e fundit, që unë flas në këtë salë,” tha ai, duke shtuar, “jam thuajse 90 vjeçar. Së shpejti do jem si gjithë të tjerët”.
Por ai nuk u mposht tek idetë e tij komuniste duke i reklamuar dhe mbetur besnik -“Idetë komuniste kubaneze do vijojnë të jetojnë.”
Vëllai Raul përshëndeti Fidelin për kurajën dhe guximin për të folur para të pranishmëve.
Mbi 1000 delegatë kanë duartrokitur Fidel Kastron duke bërtitur edhe “Fidel, Fidel.”
Raul Kastro ka kumtuar dorëheqjen në 2018, ndërsa Kongresi i ardhshëm i partisë do mbahet në
Komentet