Në foto: Kryeministri Rama duke penguar tinëzisht Fevzon që të shihet në pasqyrë
I nderuar z.Rama.
Po ju shkruaj këtë e-mail konfidencial, për t’iu informuar mbi një nismë të re që kam marrë si qytetar dhe si gazetar i këtij vendi të lodhur.
Unë kam një dëshirë të përbrendshme që të gjithë personat publikë, të deklarojnë pasurinë e tyre, shtëpitë e tyre, çantat e tyre, këpucët e tyre, nallanet e tyre, perizomat e tyre dhe sidomos..sidomos…paruket e tyre.
Unë nuk mbaj paruke dhe nuk e fsheh pasurinë time, paçka se shpesh publiku e harron që unë jam i kamur dhe më duhet të shpërndaj foto pushimesh apo poza të tipit: “Mmmmmmm hot hot t’ia hash fare tullacllëkun”.
Sot unë publikova foton e Albana Vokshit e cila mbante një çantë ‘Louis Vuitton’. Unë personalisht kam vendosur të mos mbaj çanta të tilla sepse nuk më shkojnë.
U mahnita nga suksesi i lajmit dhe nga numri i lartë i klikimeve. Siç e dini, politika e portalit tim është e bazuar mbi parimin “3 bythë dhe një syth”.
Pra ideja është që ne, vetëm pasi publikojmë 3 lajme shalësh, brekësh apo sutjenash marrim mundimin të hedhim dhe ndonjë informacion nga këto shabllonet mbi ekonominë apo politikën.
Suksesi i këtij lajmi më mahniti. Ndaj vendosa të ndryshoj rrënjësisht strategjinë time.
E bisedova dhe me Majlindën dhe ajo më inkurajoi edhe më shumë që të përqendrohesha tek strategjia e re.
“Oh Blendi Lendi Endi. Duhet patjetër ta bësh këtë veprim emancipues. Ti Blendi ke blerë gjithë ato paliçeta jashtë shtetit dhe shumica e demokratëve nuk e di sa bukur të rrijnë. As Lulzim Basha nuk flet kurrë për paliçetat e tua. Jepu një mundësi demokratëve të shikojnë sa bukur të rrinë paliçetat o yll”, – më tha Majlinda.
Vëzhgimi i hollë i zonjës Bregu ishte një moment frymëzimi për mua. Unë aty kuptova që vetëm kolegët e TV-Klan m’i shikonin paliçetat. I vetmi që më komplimenton kur vesh paliçeta është Drini Zeqo. Kjo nuk është diçka e drejtë dhe mendoj se duhet ndryshuar.
Majlinda më tha se ideja ime për të publikuar rrecka dhe aksesorë ishte dhe në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian, por kjo ide përputhej dhe me thëniet e urta të ambasadorit Lu, për të bërë sa më shumë transparencë me xhinglat.
Mendoj se ideja ime duhet përforcuar dhe mbështetur fuqimisht prej jush.
Majlinda mund të aplikojë pranë BE-së me ndonjë projekt mbi këtë temë. Përshembull, një projekt me emrin “Bukuria ime të bëri shpenzime”, do ishte i parezistueshëm për burokratët e Brukselit.
E kuptoj që është ende shumë herët, por ne mund ta diskutojmë e ta pjekim idenë duke e konsultuar dhe me zonjën Romana Vlahutin. Nuk ka rëndësi se ku do takohemi, në daç tek vila e Romanës aty tek fshati i Samirit, në daç tek vila qeveritare që ja ke dhënë Majlindës në Durrës, apo në daç në Surrel.
Tek vila ime nuk takohemi dot, sepse gjykoj se kjo do të përbënte konflikt interesi për një gazetar tepër tepër të pavarur dhe që nuk mban paruke.
Ju ftoj ta vlerësoni seriozisht zoti kryeministër, sepse projekti “Bukuria ime, të bëri shpenzime”, sot mund të rezultojë thjesht si një ide, ndër miliona të tilla, por nesër kjo ide mund të shndërrohet në promotorin e evropianizimit të këtij vendi të lodhur.
Me respekt. B.Fevziu.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet