Duke zbuluar skenarin për eleminimin fizik të liderit të PD-së, Lulzim Basha, nga vrasës me pagesë jashtë Shqipërie, gazetari Blendi Fevziu shkruan se zyrtarë të lartë të vendit janë vënë në dijeni dhe kanë zhvilluar takime
‘Informacioni duhet t’i jetë përcjellë strukturave të sigurisë në Shqipëri dhe sipas informacioneve tona, është zyrtarizuar edhe me letërkëmbim midis tyre. Për të pasur një informacion më të sigurtë ne ju drejtuam disa burimeve zyrtare, madje njëri prej tyre, ai i Presidentit të Republikës, sqaroi se një informacion i tillë është në duart e strukturave të sigurisë në vend”- shkruan Fezviu.
Sipas tij, asnjë prej burimeve nuk sqaron më shumë, por pardje, Shefi i SHISH ka pasur një takim urgjent me Presidentin e Republikës dhe më pas, siç mëson Opinion.al ai ka takuar po kaq urgjent Ministrin e Brendshëm Xhafa dhe Kryeministrin Rama.
Pak orë pas takimit Basha është vënë në masa të shtuara sigurie dhe po ashtu nga organet e specializuara po hetohet për të vërtetuar informacionet.
I njëjti burim që informoi Opinion.al të hënën shtoi se kjo çështje ju është referuar në një vend jashtë Shqipërisë edhe shërbimeve partnere që po merren mjaft seriozisht me informacionin.
lidhur me sa janë informuar.