(fotot e ilustruara nga Ard Murraj, Eda Stefani dhe fondi i muzikantes Kristina Danga)
Nga Festivali Shqiptar i Usterit Kristina Danga shprehet se: “…të bësh muzikë, ta luash dhe ta ndash atë me gjithë njerzit, të arrish t’i frymëzosh ata…”
Pas një loje shpërthyese natën e dytë të Festivalit Shqiptar të Usterit, mundësuam një njohje me një artiste shqiptaro-amerikane të cilën prej disa vitesh, më së shumti e kisha ndeshur në shoqërimin me organo të ceremonive në Kishën Orthodokse të “Shën Marisë”
Kristina Danga:- Emri im është Kristinana Danga, jam nga Usteri, Masaçusets dhe studente në kolegj. Po studioj në shkencën e Neurologjisë dhe jam e përqendruar tani në lojën muzikore. Nisa të luaj muzikë në moshën 8-vjeçare, por fillimet e ushtrimeve i kam pasur me babain në moshën 5 vjeç në piano dhe kur isha në klasën e tretë fillova marr mësime private nga mësuesja shqiptare Zhaneta Naço. Kam studiuar më pas me Rohan Gregory dhe Sheila Falls në violinë dhe ndërkohë po studioj piano me Lisa Romanul.
A.Murraj:- Çfarë aftësish kanë mundur të zbulojnë mësuesit tuaj dhe si i kanë drejtuar ato për më tej?
Kristina Danga:- Këta mësues më kanë dhënë mua aftësitë që me të vërtëtë të shpreh dhe të çliroj energjitë e mia përmes muzikës, një ngjyrim muzikor që ka fillesën që me hapat e parë kur luaja muzikë. Të luash muzikën tënde kjo është shumë e vështirë pasi në një mënyrë në fillimet e tua je e ndikueshme. Juve zbuloheni përpara shikuesve jepni të brendshmen prej shpirtit tuaj dhe kjo sepse e tillë është muzika. Është një art që ju zbulon juve si njeri dhe them se këtë ma kanë kërkuar që të gjithë mësuesit e mi që në shumë herët në mënyrë që unë këtë t’ia jap publikut tim.
A.Murraj:- Sa kohë përgatiteni çdo ditë dhe veç festivalit ku keni luajtur muzikë?
Kristina Danga:- Unë punoj zakonisht dy orë për sejcilin instrument dhe tani në kolegj kjo ndryshon disi,… por është e përditshme. Veç lojës me organo në Kishën e “Shën Marisë” kam luajtur organon në “Chaffin Congregational Church” në Holden.Gjithashtu unë kam luajtur në një trio të shkollës së Bancroft-it, me një pianist që studion nëe Julliard e që është një shok i imi, Mackenzie Melemed dhe në violinçelë me Net Brose. Pjesë të ndryshme muzikore kam luajtur në një country-club të Tatnukut, si dhe në dasma, festa, apo shfaqje të shkollës ku kam luajtur violinën elektrike, si të thuash kam luajtur kudo… Këtë vit ishte Eda Stefani që më pyeti për të luajtur. Gjithmonë kam dashur të paraqitesha në festival. E kam pasur në kokën time këtë përfytyrim për vite me rradhë. Unë kurrë nuk kisha menduar se do të luaja një muzikë elektronike. Gjithnjë mendonja diçka klasike, xhaz, apo diçka “të butë”, por së fundmi unë fillova ë provoja gjini të ndryshme të muzikës dhe ajo elektronikja më bëri të ndjej dhe të çliroj shumë energji të cilën e përcjell në të gjithë qënien time,…kur jam në skenë e jam duke luajtur dhe veçanërisht kur atë e ndaj përballë njerzve që kemi kulturë të njëjtë, pra ishte një gjë e mirë që e bëra këtë.
A.Murraj:- Ku e shihni veten dhe sa mbeshtetje keni gjetur?
Kristina Danga:- E di me siguri se kam shumë mbështetje nga njerzit dhe nuk do të desha gjë tjetër pasi pa këtë mbështetje nuk do të kisha mundësinë dhe kurajon për të luajtur përballë një numuri aq të madh njerzish. Jam gjithashtu e gëzuar sepse veç familjes dhe miqve të mi kisha dhe njerëz që nuk i kisha takuar më parë, por që më mbështetën shumë. Është një nder pasi kuptova prej tyre vlerësimin për punën dhe përpjekjet që kisha bërë prej shumë kohësh dhe që këtë desha ta ndaj me të gjithë. Për këtë ndjehem mirë pasi është mirënjohje dhe vlerësim për një gjë qe unë e dua shumë ta bëj. Duke e ditur se prejardhja ime vjen nga një kulturë e pasur siç është Shqipëria, po kështu dhe trashigimia ime e familjes me ato çka kam mësuar që prej sa kam lindur, bashkë me formimin që kam dhe mejdisin ku jetoj dhe jam rritur nganjëherë më japin atë ndjesi se si muzikante dhe lojën që unë bëj të jem sa e veçuar, por edhe vetvetja. Unë jam shumë krenare të them se jam shqiptare. Unë sapo kam nisur të punoj me fëmijët në një program muzikor dhe u kam treguar atyre disa këngë shqiptare dhe ka qënë e këndshme të shohësh ata se si janë “zhytur” në një kulturë të cilën nuk e njohin, por që është kaq e bukur dhe kjo më bën të ndjej një kënaqësi të përbashkët kur shoh se njerzit e plqejnë muzikën, kulturën dhe gjithshka që lidhet me atë çka është shqiptare dhe veçoritë e shqiptarëve si njerëz. Kështu unë me lehëtsi them se atë natë u ngjita në skenën e festivalit duke luajtur dhe shprehur gjithshka të brendshme prej meje ose thënë më mirë si do që të dukej, unë të jepja veten time dhe ashtu siç e thashë më parë ato pa; kulturën, përgatitjet, prindrit dhe pa gjithshka sa ka ndodhur në jetën time, unë nuk do të bënin të isha ajo që jam…Jam krenare që jam shqiptare.
A.Murraj:- Çfarë muzike zgjodhët për të luajtur dhe a do tju pëlqejë që të ngjiteni në skenën e festivalit përsëri?
Kristina Danga:- Unë zgjodha katër pjesë të ndryshme për festivalin. E dua gjininë e “House Music” që në se nuk e dini ajo është një lloj muzike me plot nën ndarje të muzikës dhe kërcimit elektronik…Dhe këtu unë zgjodha një pjesë, një këngë nga Tieso, një DJ i mirënjohur prej kohësh , tjetri ishte italiani Gigi d’Agostino ku zgjodha “L’amour toujour”, një pjesë e njohur, si dhe “Piratin e Karaibeve”, pjesë të cilën një shoqja e ime prej Filipineve ma rekomandoi. Unë e luajta atë për nder të saj dhe më duket se shkoi shumë mirë. Një tjetër pjesë ishte prej DJ hollandez… të cilën e ndryshova pak duke i futur disa ngjyrime prej violinës sime, pra provova një përzjerje timen si një shfaqje e violinës elektronike,…në të vërtetë ishte shumë kënaqësi. Pas dy vitesh deri në festivalin tjetër do të dëshiroja shumë të luaja. Do të sjell patjetër edhe shokët e mi të kolegjit me të cilët luajmë vazhdimisht. Kam mjaft shokë që i duan këto gjëra dhe deri për dy vite nuk i dihet mbase bëjmë edhe diçka më të madhe, më zbavitëse e më shpërthyese. Po!… një gjë e kam të sigurt se në festival do të luaja përsëri…
A.Murraj:- Ku e shihni punën dh përpjekjet tuaja në të ardhmen?
Kristina Danga:- Shumë faleminderit, në të ardhmen unë do të përqendrohem në shkollë dhe studimet e mia si dhe do të shoh për atë lloj muzike apo ato ndërmjetësi që do të më lejonë të shpreh vetveten dhe këtë kam nisur ta ndjej pasi kur jam në skenë unë jam një në gjithë pjesët përbërëse të mia. Kështu që në të ardhmen çdo mundë si që do të më jepet do ta marr dhe do ta luaj me sa mundësi të kem.
Tek e fundit është gjithshka rreth asaj që të bësh muzikë, ta luash dhe ta ndash atë me gjithë njerzit, të arrish t’i frymëzosh ata si edhe në grup moshat e fëmijëve, madje edhe tek të rriturit, të fillosh diçka me formimin muzikor,… Unë e kuptoj dhe dua t’u tregoj njerzve forcën e muzikës dhe se çfarë ju mund të bëni me të dhe të merrni kënaqësi prej saj. Ky është edhe një qëllim për mua në të ardhmen.
Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, vijon turin e takimeve me shqiptarët e Amerikës.
Së fundi, Topalli ka njoftuar se ka vizituar kishën shqiptare në Neë York, ‘kisha e Zojës së Shkodrës’.
Me shqiptarët e diasporës në kishën e Zojës së Shkodrës në Nju Jork.
Topalli ka theksuar se e drejta e emigrantëve për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë.
“Pavarësisht ku jetojmë, zëri ynë ka rëndësi për atdheun tone.”,- është shprehur ajo.
Fjala e plote:
Me shqiptarët në kishën e Zojës së Shkodrës në Neë York:
Të dashur bashkëkombës të diasporës,
Sot, ndërsa gjendem mes jush, zemra më mbushet me krenari dhe emocion. Të jem në këtë kishë, Zojën e Shkodrës, një vend që jo vetëm që është simbol i besimit të thellë , por edhe një strehë shpirtërore.per te gjithe shqiptaret.
Ju keni ndërtuar këtu, larg atdheut, një vend ku Zoti takohet me shpirtin shqiptar, një vend ku lutjet tuaja ngrihen jo vetëm për familjet dhe të dashurit tuaj, por edhe për Shqipërinë, tokën që gjithmonë e mbani të shenjtë në zemrat tuaja.
Ne shqiptarët, që nga kohërat më të lashta, kemi qenë një popull i lidhur fort me besimin dhe kulturën. Malësia e Shkodrës, prej nga vij edhe unë, është dëshmi e kësaj lidhjeje të pandashme, ku feja dhe kombësia kanë ecur gjithmonë krah për krah.
Të jesh shqiptar në mërgim nuk është e lehtë. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër sfidat e të ndërtuarit të një jete të re në një vend të huaj. Por ju keni treguar se, me punë të palodhur, sakrificë dhe dashuri për njëri-tjetrin, mund të ruhet identiteti ynë i pasur edhe larg atdheut.
Kisha e Zojës së Shkodrës është më shumë se një vend adhurimi. Është një urë që lidh të shkuarën tonë me të tashmen dhe të ardhmen, që bashkon traditën tonë të shenjtë me sfidat e përditshme të jetës në emigracion. Ajo është një vend ku fëmijët tuaj mësojnë jo vetëm gjuhën e prindërve të tyre, por edhe vlerat që na bëjnë ne shqiptarë të veçantë: mikpritjen, bujarinë, dhe besën.
Jam këtu sot jo vetëm për të përçuar përshëndetjet dhe dashurinë nga vendlindja, por edhe për të dëgjuar historitë tuaja, për të mësuar nga përvojat dhe përkushtimi juaj. Më lejoni të falenderoj secilin prej jush që keni bërë të mundur që komuniteti shqiptar në New York të jetë kaq i fortë dhe i respektuar.
Gjithashtu, dua t’ju inkurajoj të vazhdoni ta mbani të gjallë lidhjen me Shqipërinë. Kombi ynë ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj, jo vetëm financiarisht, por edhe shpirtërisht. Kemi nevojë për zërin tuaj, për idetë dhe vizionin tuaj, që Shqipëria të ecë përpara si një vend i denjë për historinë dhe kulturën e saj.
Ne shqiptarët kudo që jemi jemi të bashkuar nga një zemër e përbashkët, një dashuri për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë. Në këtë kishë, ku kombësia jonë takohet me besimin, më lejoni të them se të gjithë ju jeni ambasadorët më të mirë të kombit tonë.
Të dashur bashkëkombës të diasporës,
E drejta për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë. Pavarësisht ku jetojmë, zëri ynë ka rëndësi për atdheun tonë. Le të tregojmë dashurinë dhe përgjegjësinë tonë duke marrë pjesë në votime. Shqipëria na pret, dhe çdo votë është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë ne.
Votoni për Shqipërinë!
Ju faleminderit për gjithçka që bëni, për familjet tuaja, për komunitetin dhe për Shqipërinë. Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, dhe vendlindjen tonë të dashur. sn
Të gjithë shkrimtarët botërorë dhe shqiptarë,kanë shkruar në botën e letërsisë për vdekjen.Në një kohë,shkrimtarit Ismail Kadare,i është bër pyetja :Ju tremb ikja e viteve dhe vdekja?
Shkrimtari është përgjigjur se e kam përfytyruar në mënyrë krejt të lehtë e pa dramacitet.Nuk më tremb,thoshte I.Kadare.vdekja bën pjesë te jeta e shkrimtarit,është e pandarë dhe është e kuptueshme,nuk është figurë artistike,është jeta jote pa praninë tënde në botë,që shumica e njerëzve nuk e kanë.Ka një aleancë të letërsisë me vdekjen në jetë,në ndërhyrjen e tyre[1].
Serbia është një vejushë e keqe
Shkrimtari Ismail Kadare ishte i lidhur me frymën e Kosovës dhe të shqiptarëve të ndarë në orët e padrejtësive historike.Në shkrimet e tij shkrimtari i përmasave evropiane,pati shkruar e ka folur hapur për mitin e serbëve për Kosovën…
Këtë mit ata e kanë ndërtuar për të keqën e tyre,duke e quajtur vetën të ndarë nga Kosova,pohon I.Kadare.Duhet të futemi në kokën e tyre për ta kuptuar këtë mit dhe, në kokën e tyre Serbia është një vejushë fatkeqe,që ka humbur,o bijën e saj Kosovën,o zemrën e saj,Kosovën.
Federata Pan Shqiptare Vatra, është e kapur peng nga patronazhistët e Edi Rames. Ju e dini.. por, përmes lëvizjes tuaj, në vend që të mbështesni integritetin e VATRËS dhe të patriotëve që e kanë ndërtuar, ju keni zgjedhur të qëndroni krah përkrah me individë të vetëshpallur si “lidership” i VATRËS, që në të vërtetë nuk janë gjë tjetër veçse shërbëtorë të politikës së pistë të Tiranës të partisë punës.
Në gazetën “Dielli” dhe përmes platformave të tjera, këta persona kanë përdorur një gjuhë të papranueshme dhe denigruese ndaj vatranëve patriotë, duke i etiketuar si:
• Armiq
• Gjakprishur
• Tradhtarë të kombit
• Kriminelë
• Sharlatanë
• Maskarenj
• Banditë
• Vagabondë
(4 vatran janë në gjyq nga ata që ju takuat sot)
Është për të ardhur keq që një figurë që dikur ishte një zë i fuqishëm opozitar dhe mbrojtëse e vlerave demokratike sot i jep legjitimitet këtij degradimi.
Këta individë, të cilët keni në krah sot, nuk po i shërbejnë VATRËS, por po i shërbejnë një politike që synon të shkatërrojë çdo institucion shqiptar që guxon të jetë i pavarur dhe patriotik në diasporë. Me gjuhën e tyre përçmuese dhe përpjekjet e tyre për të përçarë, ata po veprojnë në të njëjtën linjë me ata që infektuan edhe opozitën shqiptare, përfshirë Partinë Demokratike.
Në vend që të përkrahni VATRËN si një institucion të pavarur dhe të fortë, ju po mbështesni një grup individësh të jashtëligjshëm që kanë bërë çdo përpjekje për të kapur VATRËN dhe për të dobësuar frymën e saj të patriotizmit. Çdo veprim i juaji për t’i dhënë legjitimitet këtyre njerëzve është një tradhti e hapur ndaj atyre që për vite me radhë kanë luftuar për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe për të ruajtur VATRËN nga ndikimet e huaja.
VATRA duhet të qëndrojë e bashkuar dhe e pavarur nga çdo përpjekje për t’u shërbyer interesave të ngushta politike të Tiranës. VATRA nuk i takon atyre që kërkojnë përçarje dhe pushtet personal, por i përket çdo shqiptari që beson në liri, integritet dhe në vlerat e kombit tonë. Çdo përpjekje për të shkatërruar unitetin e VATRËS është një tradhti ndaj të kaluarës dhe një dëm ndaj të ardhmes së shqiptarëve në diasporë.
Në këtë moment historik, VATRA duhet të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e saj dhe të përfaqësojë vlerat e vërteta kombëtare, për të cilat ju dikur keni pretenduar se luftonit.
Për t’i shërbyer të mirës së VATRËS dhe kombit, ju bëjë thirrje të distancoheni nga individët që kërkojnë të përçajnë VATRËN (nga individë që kërcenojnë vatranë me gjyqe e burgë sikur të ishin perkurorët e diktatures komundiste) dhe të ruani respektin për një organizatë që, pavarësisht sfidave, ka qëndruar gjithmonë si simbol i bashkimit dhe i patriotizmit shqiptar.
Jozefina Topalli, Drejtuese Politike e PD-së për Diasporën, nëpërmjet një postimi në Facebook ka risjellë në vëmëndje mbështetjen dhe bashkëatdhetarizmin e shqiptarëve në 10 vjetorin e Shoqatës së Bamirësisë Open Hand Association. Inc në Brox, Nju Jork.
Topalli është shprehur në postim për vlerat e mëdha që kanë shqiptarët jo vetëm në vend por në të gjithë botën duke treguar traditat, kulturën, solidaritetin dhe bujarinë.
Ndër të tjera në postim ajo përmendi dhe emra të cilët janë si një referencë për komunitetin shqiptarë në Bronx.
Postimi i plotë:
Në 10 vjetorin e shoqatës së bamirësisë Open Hand Association. Inc në Bronx.
Si kudo në botë edhe në Nju Jork shqiptarët janë të njohur për zemrën e tyre të madhe dhe përkushtimin e tyre të palodhur ndaj komunitetit dhe traditave. Ata kanë sjellë me vete një ndjenjë të veçantë krenarie dhe solidariteti, të rrënjosur në historinë dhe vlerat e shoqerise shqiptare, duke i përçuar këto vlera tek gjeneratat e reja dhe tek shoqëria që i rrethon.
Diaspora shqiptare, eshte e pranishme dhe e angazhuar, shpesh në rresht të parë për t’i shërbyer bashkatdhetarëve dhe për të mbështetur kauza që lidhen me vendlindjen. Ata ruajnë gjallë traditat e tyre të veçanta, duke organizuar festat, ceremonitë dhe aktivitetet kulturore që pasqyrojnë kulturën e pasur të malësisë shqiptare.
Përveç kësaj,shqiptarët edhe në Nju Jork janë të njohur për bujarinë dhe solidaritetin e tyre në ndihmë të të tjerëve. Në raste krizash apo fatkeqësish, ata janë ndër të parët që mobilizohen për të mbledhur ndihma dhe për të mbështetur ata që kanë nevojë, qofshin në Shqipëri, Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë në botë. Ata përfaqësojnë një shpirt të madh komuniteti dhe një zemër të hapur për bamirësi, duke qenë gjithmonë të gatshëm të sakrifikojnë për mirëqenien e të tjerëve.
Shqiptarë si Aleksandër Nilaj, Toni Musaj e Vera Markaj janë pika reference për komunitetin shqiptar në Bronx, New York me veprat e tyre, dashurinë, përkushtimin e tyre të palodhur e dedikimin profesional e shpirtëror në shërbim të komunitetit shqiptar.
Nje falenderim te vecante per Viktorin, Luigjin ,Saimirin per punen e dashamiresine e tyre
Manifestimi Big Borther,tarishta e turpit për Kosovën,përditë kamerat e televizioneve inçizojnë,përcjellin (d)ebatët e mysafirëve të përdalur e, të dalldisur si kuajt e pelat në livadhe,ndërsa për ngjarjet e jetës kulturore me kod të jubileut të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë e kanë lënë pas dore(!).
Këso kohe,ngjarjet e tubimeve shkencore,kulturore dhe të fushave të botimit të librit të krijuesve tanë në Kosovë,RTK-ja si medium publik, kamerat e saj nuk shkojnë për të inçizuar e për të bër lajm të ditës.Dikur,në këtë medium publik(RTP)ngjarjet në fushë të kulturës,të gjuhës,të historisë dhe të botimit të librit shkencor e letrar,i pati përcjellë me përkushtim me kodet e gazetarisë së kohës Shaqir Foniqi me ekipin e tij.
Në manifestimin letrar të 60-vjetlorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë,.nuk pati kamera,nuk pati gazetar të fushës së kulturës dhe,kjo ngjarje jubilare e frymës së letërsisë e të artit të poezisë që krijohet në nënqiellin e Kosovës,mbeti pa lajm,mbeti në errësirën e sheshit plot zhurmë e,pa asnjë interesim nga RTK-ja në Prishtinë,që për ne këndej ekranit dhe me taksat tona të na afrojë lajmin e jubileut të poezisë shqipe në Kosovë!
Duhet theksuar se në ekranet e RTK-së nuk defilojnë emra të gazetarëve që i përcjellin ngjarjet,shih për këtë,në ekran do të dalin emra të pozitës(lexo:redaktor i emsionit) e gazetarët dhe ekipi i RTK-së po mbetët në terrin informativ të kohës…!
RTK pse nuk pati emision më të zgjeruar të rubrikës së kulturës(nëse e kanë në redaksinë e këtij mediumi)për manifestimin jubilar të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë…?!
Për fund në shënjë proteste kulturore e kundër Big Brother,nuk ka ditë me diell të Kosovës,që nuk i shohim kamerat e televizioneve në tarishtën e hamshorëve duke lozur lojën e djallit e të turpit për kombin tonë!
RTK kthehuni më kohë në ngjarjet e jetës kulturore në Kosovë e mos hezitoni nga pozitat kolektive,më shumë redaktorë të lajmeve se sa gazetarë të(pa)rubrikave për kulturë,të gjuhësisë,të shkencës,të historisë e të fushave të këtij rrafshi kombëtar…!
“Ta Bejme Shqipëri Me të Mirë! – “Make Albania Greater”? – Ky duhet të jetë një nga mesazhet më të forta në zgjedhjet e ardhshme të Shqipërisë. Zgjedhjet e fundit në SHBA dëshmuan edhe një herë se vota e lirë e njerëzve të lirë ka fuqinë të përcaktojë fatin e vendit, pavarësisht presioneve dhe përpjekjeve për të ndikuar votuesit, ashtu siç ndodhi në vitin 2020.
Në analizat pas zgjedhore në SHBA, analistët shpesh përpiqen të shpjegojnë shkaqet e humbjes së të majtës dhe triumfin e presidentit Trump. Megjithatë, përpjekjet për të fshehur të vërtetën janë të dukshme. Në vend të marrjes së përgjegjësive për situatën ekonomike dhe politike, elita politike e mediatike po perpiqet tia hedh fajin popullit që nuk “kupton” interesat e larta te elites se majte e nje pjese te djathte, nuk “kupton” rreziqet e politikave te presidentit Trump. Kjo arrogance e klasës politike që kërkoi të paraqiste Trump si një kërcënim të demokracise dhe nuk u fokusua në problemet konkrete si: çmimet e larta të jetesës, sigurinë publike, emigracionin masiv, ndasitë racore dhe pasigurinë globale të krijuar nga konflikte si ai në Ukrainë dhe përballja izraelito-palestineze, solli tronditjen e papritur, largimin e tyre nga pushteti.
Trump dhe Republikanët u fokusuan në këto çështje qe prekin ndjeshem jeten e njerezve, duke propozuar politika për zgjidhjen e tyre, dhe kështu arritën një mbështetje të madhe popullore. Mesazhi më i qartë i këtyre zgjedhjeve për politikanët është: mos luani me popullin. Ata kanë votën dhe mund t’ju largojnë nga pushteti që ju është dhënë po prej tyre.
Kjo është pamja e zgjedhjeve në Amerikë. Po si pasqyrohet kjo ngjarje në Shqipëri?
Duket qartë se të dy krahët e politikës shqiptare përpiqen të fitojnë simpatinë e presidencës Trump. PS dhe Rama besojnë se do të jenë në favor të bashkëpunimit të ri, ndërsa PD dhe aleatët e saj shpresojnë që me një presidencë Trump, Berisha të largohet nga statusi “non-grata”.
Nga njëra anë, pushteti përpiqet të ofrojë imazhin e një Shqipërie në rritje ekonomike, ndonëse për pensionistët rritja e pensioneve nga 120 dollarë njëzet vite më parë në 180 dollarë sot duket qesharake. Nga ana tjetër, opozita, duke mos gëzuar mbështetje popullore të mjaftueshme, përpiqet të nxisë protesta të papjekura që nuk japin rezultate.
Në këtë kohë, të dy forcat kryesore, me listat e mbyllura ose gjysmë të hapura dhe kontrollin e medias, janë duke kufizuar çdo mundësi për alternativa të reja. Përballja e liderëve të tyre në SPAK e tregon qartë në sytë e publikut: elita politike është e korruptuar dhe ka bllokuar progresin e vendit. Europianizimi i Shqipërisë nuk mund të kërkohet në dyert e kancelarive europiane, por duhet të realizohet përmes përmirësimit të mirëqenies së popullit, emancipimit shoqëror dhe konsolidimit të një shteti të dinjitetshëm.
Duket qartë se e vetmja gjë perëndimore që ka mbetur janë ekrani dhe spektaklet televizive, të cilat shpesh ofrojnë mesazhe dezinformuese për t’u shërbyer interesave të elitës. Telenovelat që pushtojnë ekranet, “Big Brother”, “Dancing with the Stars” dhe spektaklet e tjera janë vetëm një mjet për të shpërqendruar popullin nga problemet reale.
Shembulli amerikan është një mësim i vlefshëm për Shqipërinë. Trump sfidoi të dyja partitë politike duke i quajtur “kënetë” që pengonte progresin. Situata në Shqipëri është e ngjashme, me PS dhe PD që mbajnë peng shoqërinë.
Mund ta mashtrosh popullin një herë, mbase edhe disa herë, por jo përgjithmonë. Vjen një ditë kur populli zgjohet dhe ngrihet përballë iluzioneve të rreme që i janë imponuar gjatë një tranzicioni të tejzgjatur e të lodhshëm.
Por, a do të kemi një “Trump” shqiptar që të thërrasë me forcë : “Ta Bejme Shqipëri Me të Mire” – “Make Albania Greater”?
Besoj se PO.
Në këtë serial të ri komik të quajtur “Vatra e Nocrrokut,” turma prej tetë vetash po përpiqet të ngrejë gradacelën më të lartë të ëndrrave, duke kërkuar miliona për një godinë… që ekziston vetëm mbi re. Lideri, i cili po e merr misionin me seriozitetin e një regjisori të kinostudios “Shqipëria e Re,” ka nisur një fushatë që përbëhet nga premtime aq të mëdha, saqë edhe bankat në Wall Street janë në shok.
Në gazetën e njohur “Dielli i Zi” një burim anonim njofton për donacione të majme: një zotëri nga Shqipëria premton 1 milion dollarë – virtuale, natyrisht; një zonjë nga Queens jep bujarisht 2,000 dollarë për projektin e “nocrrokut,” ndërsa nga Michigan-i, Florida, Bostoni, e deri në Upstate NY, do të shfaqen edhe aktorë e njohur, të cilët garojnë për vendin e parë në maratonën e miliona-dollarëve.
Gazetari që nxorri lajmin në gazetën “Dielli i Zi” është tipik matrapaz, nga ata te viteve 93-94 te valuta ne qender te Tranes, ku matrapazët luanin me 3 karta dhe iu merrnin lekët fshatarëve. Loja e nocrrokut tani është Live në rrjetet sociale interrnet, ku çdo ditë shtohen milionat e dollarve imagjinar. Njëri jep një milion, tjetra 2 mijë dollar, tjetri dy milion, një tjetër plot 4 milion dollarë!
Por për ta bërë sa më magjepsëse këtë estradë, askush nuk fton vatranët për të diskutuar këtë fenomen që po ndodh! Ndaj, lideri i vetëshpallur ka vendosur që t’i zbukurojë vetë faqet e gazetës “Dielli Zi” me emrat e dhuruesve të mistershëm dhe premtime marramendëse.
Në fund, ajo që mbetet nga ky mal premtimesh është nocrroku, dhe një Vatrë mbi re.
Breaking News: Shitja e Vatrës ka ngritur shqetësime të mëdha për shqiptarët në Amerikë dhe diasporën në tërësi, duke vënë në pikëpyetje transparencën dhe legjitimitetin e atyre që po marrin vendime për të. Pyetja e natyrshme që shtrohet është: Kush janë individët dhe grupet brenda rrjetit të biznesit që po kërkojnë të shesin Vatrën, dhe çfarë lidhje kanë këta individë me Elmi Berishën?
Kush Janë Ata që Po Kërkojnë Shitjen e Vatrës?
Disa zëra sugjerojnë se individë të lidhur me rrjetin e biznesit janë përfshirë në plane për shitjen e Vatrës, një ndërtesë historike që ka një rëndësi të thellë për komunitetin shqiptar. Pyetja më e rëndësishme është nëse këta individë kanë mbështetjen apo mandatin e komunitetit dhe të anëtarëve të Vatrës për të ndërmarrë një hap kaq drastik.
Elmi Berisha i vetëshpallur si kryetar është një figurë që përmendet shpesh në këtë diskutim, duke ngritur pyetjen nëse ai dhe individët afër tij kanë ndonjë interes apo lidhje me planet për shitjen e Vatrës. Nëse po, është e nevojshme që të ketë transparencë dhe qartësi mbi rolin e tij dhe motivet që qëndrojnë pas këtyre vendimeve.
Pse Po Diskutohet Shitja e Vatrës?
Vatra është më shumë se një ndërtesë; ajo është një simbol i trashëgimisë kombëtare dhe një kujtesë e përpjekjeve të patriotëve si Noli dhe Konica që e ndërtuan atë për t’i shërbyer komunitetit shqiptar. Pra, pyetja është: A është shitja e Vatrës një vendim që ka për qëllim përfitime personale të individëve, apo ka një arsye më të thellë?
Në disa raste, sugjerohet se shitja mund të jetë një përpjekje për të përfituar financiarisht nga vlera e lartë e ndërtesës. Një shitje e tillë, pa miratimin e komunitetit dhe pa mbrojtjen e historisë, do të ishte një tradhti e pastër ndaj Vatrës dhe ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për ekzistencën e saj.
A Janë Këta Individë të Votuar nga Anëtarësia dhe të mandatuar nga kuvendi për të Shitur Vatrën?
Një çështje thelbësore është legjitimiteti i këtyre individëve për të marrë një vendim të tillë. A kanë këta individë një mandat të qartë nga anëtarësia e Vatrës dhe kuvendi për të diskutuar apo vendosur për shitjen e saj? Nga faktet aktuale, duket se nuk ka pasur një proces transparent dhe të hapur të votimit apo miratimit nga anëtarët e Vatrës për këtë lidership. Kjo nënkupton që ata që po mendojnë për shitjen mund të veprojnë në mënyrë të paligjshme ose të pabazuar në statutet e organizatës.
Çfarë Do të Thotë Shitja e Vatrës për Trashëgiminë dhe Komunitetin Shqiptar?
Shitja e Vatrës do të ishte një humbje e madhe për komunitetin shqiptar. Vatra ka funksionuar për më shumë se një shekull si qendër kulturore dhe historike për shqiptarët në Amerikë. Ajo është një muze që mbart kujtimet e një brezi të tërë patriotësh dhe duhet të ruhet me çdo kusht për brezat e ardhshëm.
Nëse individët të cilët përpiqen ta shesin Vatrën janë të lidhur me interesa të ngushta biznesi dhe nuk kanë përkrahjen e anëtarësisë, atëherë duhet të ndërmerren hapa ligjorë dhe institucionalë për të ndaluar këtë proces. Vatra i përket komunitetit shqiptar dhe jo individëve të veçantë.
Në përfundim: Është koha që diaspora shqiptare dhe të gjithë anëtarët e Vatrës të kërkojnë llogari dhe të sigurojnë që Vatra të mbetet e paprekur dhe të vazhdojë të jetë një simbol i bashkimit dhe identitetit shqiptar. Ata që përpiqen të shesin shtëpinë e Vatrës duhet të përballen me ligjin dhe me zërin e bashkuar të shqiptarëve.
Vatra është mbushur me aktorë të Hollywood-it, kinostudio Shqipëria e Re.
Janë bërë qesharakë. Doktorë, profesorë, me lloj-lloj titujsh.
Gjeneralë, kolonelë.
Duken si baza e Byrosë Politike të Enver Hoxhës, e stacionuar si një pikë strategjike ndërmjetëse midis Departamentit të Punëve të Kota dhe qeverisë Rama.
Kanë lënë kokrrën e namit jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë planetin.
Shpresoj që ky fenomen të mos shkojë deri në Mars, se atëherë do ta gjejë belanë Elon Musk.
Kjo perlë (Vatra) është kthyer në një vegël të qeverisë Rama, duke promovuar censurë dhe kërcënuar anëtarët e saj se, po hapën gojën, do t’i hedhin në gjyq dhe do t’i fusin në burg, ashtu siç gjykata ka dënuar (z. Miraka, z. Lumaj, znj. Veliu dhe z. Mernacaj – Te gjitha shpifje nga pengmarrësit)
Kjo është Vatra sot, e kthyer në bazë të prokurorëve të regjimit komunist që erdhën si fara e fidhësit dhe sot mbajnë Federatën Vatra peng.
Duhet ekspozuar e vërteta; krerët e shtetit të Kosovës duhet të kuptojnë se ata që paraqiten si drejtues të Vatrës nuk janë të votuar dhe as të certifikuar si lidership. Vini Re Vini Re – Mos u mashtroni.
Ky grup uzurpues janë vegla të qeverisë socialiste Rama, të zbarkuar me mision shkatërrimin e Federatës Pan Shqiptare Vatra.
“I bëj thirrje Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti që të mos pranojnë takime me individë që prezantohen si lidership i Vatrës. Kjo është thirrja ime kjo është thirrja e vatranëve”.
Në shenjë nderimi të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë nga një grup shkrimtarësh të trevës shqiptare të Dukagjinit,ky manifestim i poezisë në këtë jubile të bëhet me adresë ndërkombëtare.
Për nismën do të ishte mirë që në kuadër të këtij jubileu të 60 pranverave të rrugëtimit të artit të poezisë bashkëkohore të brezave të poetëve e shkrimtarëve,në përkrahje të Shoqatës së Shkrimtarëve e të Ministrisë për Kulturë e Kosovës,të bëhet pjesë e ardhjes së poetëve nga rrafshet evropiane,amerikane dhe nga bota.
Arti i poezisë shqiptare tashmë e ka krijuar hisën e vet poetike dhe,përmes participimit të vlerave të artit shqiptar në hapësirën e botës, ka ardhur koha që të hapën të gjitha portat e bashkëpunimit me poetë,shkrimtarë e artistë të fushave të rrafsheve ndërkombëtare.
Kjo nismë të bëhet pjesë e tërë krijuesve tanë në Shqipërinë tjetër në Kosovë(term i Dritëro Agolli-nënvizimi im)dhe në Shqipërinë zyrtare,që Manifestimi Kulturor,,MITINGU I POEZISË,,në Gjakovë të bëhet fryma e përbashkët e poetëve nga Evropa,Amerika dhe kontinentët tjera.
E paçim me fat artin e poezisë shqiptare në dritën e arenës ndërkombëtare!
Florida Doçi është një tjetër histori suksesi shqiptare, që ka arritur në një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë – Microsoft.
Ajo ka përfunduar studimet e larta në universitetin e Windsor-it, ku u diplomua në dy fusha: Shkenca Politike dhe Shkenca Biologjike e Bioteknologji. Aktualisht, ajo është një nga hulumtueset kryesore të inteligjencës artificiale (AI) në Microsoft, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe implementimin e teknologjive të AI për produktet e kësaj kompanie globale.
Në një postim në Linkedin ajo është shprehur:
“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa e emocionuar jam që po bashkohem me Microsoft si hulumtuese kryesore, ku do të ndihmoj në sjelljen e inteligjencës artificiale në hapësirat bashkëpunuese të Microsoft. Microsoft u mundëson miliarda njerëzve anembanë botës të jenë produktivë, krijues, të qëndrojnë të lidhur dhe të arrijnë më shumë dhe nuk mund të mendoj për një mënyrë më të mirë për të bërë një ndikim në botë dhe për të ndryshuar jetët e njerëzve sesa përmes një produkti kaq gjithëpërfshirës! Nga kompjuteri im i parë, te llogaria ime e parë në Hotmail (që akoma e përdor!), nga ‘winks’ dhe ‘nudges’ në MSN Messenger te telefonatat pa fund në Skype me familjen dhe miqtë, nga detyrat e shumta dhe punimet akademike të konceptuara në Word, te projektet e kërkimit të analizuar në Excel dhe të gjitha posterat, prezantimet dhe portofolët e ilustruar në PowerPoint, produktet e Microsoft kanë qenë një shoqërues i vazhdueshëm i ëndrrave, ambicieve dhe arritjeve të mia gjatë jetës.”
Ajo tregoi për fëmijërinë e saj, ku nuk ka pasur kompjuter dhe i është dashur të vizatojë ekranet.
“Kështu që bashkimi me Microsoft është jo vetëm një arritje profesionale për mua, por edhe një moment i jashtëzakonshëm për atë vajzën e vogël që u rrit pa kompjuter dhe mësoi MS Office duke vizatuar e memorizuar ekranet dhe komandat. Jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë bërë përvojën time të intervistimit dhe punësimit në Microsoft të paharrueshme dhe veçanërisht falenderoj Davis Wanless, i cili ka qenë pranë meje në çdo hap! Mezi pres të shkruaj këtë kapitull të ri të karrierës sime në Microsoft”, përfundoi ajo.
Kontributi i saj në fushën e inteligjencës artificiale dhe përkushtimi për të zhvilluar produkte që përmirësojnë përditshmërinë e miliona njerëzve është një shembull frymëzues për të gjithë ata që ëndërrojnë të ndikojnë në botë përmes teknologjisë. sn
On behalf of the Vatra Manhattan Branch and the Albanian-American community, we extend our heartfelt congratulations to you, Donald J. Trump on assuming the office as the 47th President of the United States. Your leadership brings renewed hope and optimism for a brighter future for all Americans. We are confident that you will uphold the values of freedom, justice, and prosperity upon which this great nation was founded.
Our community stands ready to support your efforts to strengthen the United States, and we look forward to a presidency that prioritizes the well-being of all citizens, values hard work, and honors the sacrifices of past generations. May God bless you, Mr. President, and guide you in your journey to lead this nation toward peace, unity, and continued greatness.
Donald Trump’s freedom of speech faced major challenges when his social media accounts were suspended, limiting his ability to directly communicate with millions. This unprecedented move sparked concern over the power of tech companies to silence voices, raising questions about the right to free speech for all Americans. With freedom of speech at the core, Donald Trump stands firm, championing every American’s right to be heard.
Komentet