Sot kryeqyteti i Shqipërisë u ndriçua i gjithi.
Me rastin e Festivalit të Dritave, Festën Hebraike “Hanuka” u ndez në orën 18:00 edhe Menora gjigante (shandani).
HANUKA, festohet në përkujtim të fitores së Makabinjëve mbi ushtrinë greko-siriane, dhe mrekullinë e mëvonshme të rishenjtërimit të Tempullit të Shenjtë në Jeruzalem dhe rivendosja e Menorës (Llampës) së tij. Fjala “Hanukkah” do të thotë “Përkushtim”.
Ajo mbahet për tetë net dhe ditë, duke filluar në ditën e 25-të të Kislevit sipas kalendarit Hebraik, i cili mund të ndodhë në çdo kohë nga fundi i nëntorit deri në fund të dhjetorit në kalendarin Gregorian. Festivali zhvillohet duke ndezur qirinjtë e një shandani me nëntë degë, të quajtura menorah (ose hanukkiah). Njëra degë vendoset zakonisht mbi ose poshtë të tjerëve dhe qiriri i saj përdoret për të ndezur tetë qirinjtë e tjerë.
Përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri ishin të pranishëm në Ceremoninë e ndezjes së qiririt të parë të Menorës me rastin e festës hebraike Hanukkah
Edhe voal.ch i bashkohet urimit: Happy Hanukkah! Hanukkah të lumtur!

Përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri ishin të pranishëm në Ceremoninë e ndezjes së qiririt të parë të Menorës me rastin e festës hebraike Hanukkah


Davi Malka, djaloshi shqiptaro-hebre që ndezi qiririn e parë të Menorës.

Prishtinë

Tiranë
Komentet