Në fund të nëntorit të vitit 1939 përfundonin mësimet në shkollën unike të Martaneshit. Shkolla ne zonat e thella malore ishte verore, kësisoj fillonte më 1 mars dhe përfundonte me 30 nëntor, por mësimet zakonisht mbylleshin më 28 nëntor, ditën e festës se pavarësisë, e cila organizohej me një ceremoni të thjeshtë dhe imponente, që fillonte me ngritjen e flamurit të çetës patriotike të Martaneshit, atë flamur që malësorët e kishin trashëguar nga viti 1912 dhe që e ruanin me dashuri dhe fanatizëm.
Ky flamur, ishte identik me atë, që ngriti Aqif Pasha më 25 nëntor 1912, kur shpalli pavarёsinё në Elbasan, por me një ndryshim, se ky i Martaneshit, në pjesën e sipërme nuk e kishte të qëndisur datën 25 nëntuer 1912, por vetëm “Rroftё Shqipnija”.
Flamuri, që ngrihej më 28 nëntor në shkollën e Maartaneshit, ka një histori të lavdishme. Ai ishte flamuri, te cilin çeta e Martaneshit, e mbajti gjatё viteve tё luftёs kundёr pushtuesve osmanё dhe u ruajt nga Murat Zhaboli, komandant i çetёs të komitave martaneshas nё vitet 1911 – 1912.
Çdo vit, ditën e festës së pavarësisë, pjestarёt e familjes Zhaboli e sillnin në shkollë dhe e ngrinin kёtё flamur të kuq me shqipen dy kreneshe. Në këtë ditë feste, në oborrin e shkollës mblidheshin nxënësit, prindërit e tyre, mësuesit dhe shumë e shumë malësorë.
Ditën e 28 nëntorit 1939, mёsuesi Hysen Vrapi, sekretari i Partisë Fashiste për trevën e Mar-taneshit, bashkё me kryetarin e Komunës, insistuan të ngrihej flamuri i Partisë Fashiste Shqiptare, me stemën e liktorit në dy anët e shqiponjës, por kjo tentativë u kundёrshtua nga mësuesit Mahmut Çaushi, Ibrahim Doraci, nga infermieri Ymer Myzyri dhe sidomos nga malësorët e pranishёm dhe nga nxënësit, tё cilёt ngritën flamurin e Martaneshit dhe së bashku kënduan hymnin e Flamurit.

Ky flamur i çetës të Martaneshit i vitit 1912, u ruajt nga familja Zhaboli deri në 5 tetor të vitit 1942, kur Milicia Fashiste dhe forcat italiane, ua dogji shtёpinё e me gjithë përpjekiet e tyre pёr ta shuar zjarrin, nuk mundën të shpëtojnё teshat dhe as arkën ku e ruanin flamurin.
Martaneshi kishte dhe një tjetër flamur, që e ruante Rrem Çela, ish komandanti i çetës të Martaneshit në vitet 1908 – 1910.
Ky flamur ka një histori të veçantё e tё lavdishme.
Me iniciativёn e shoqёrisё “Bashkimi”, nё shtator tё vitit 1909 u mblodh Kongresi i Shkollave Shqipe, i quajtur Kongresi i Elbasanit, i cili vendosi hapjen e Normales, e para shkollё e mesme në gjuhën shqipe, ku në vitet në vazhdim u përgatitën me mijëra mësues, që përhapën diturinë dhe kulturën në të katër anët e atdheut.
Kongresi u mblodh nё një situatë tё tensionuar nga politika anti-shqiptare e xhonturqёve, qё nuk i mbajtёn premtimet, por i shtuan masat shtypёse ndaj popullit shqiptarё dhe kryengritёsve.
Nё kёtë atmosferë të tensionuar, në gusht 1909, Aqif Pasha thirri çetën e Martaneshit, tё cilёn e ngarkoi me detyrё tё mbronte delegatët dhe zhvillimin e punimeve të kongresit tё Elbasanit.
Flamuri i çetës të Martaneshit dëshmohet në shume dokumenta të rilindasve dhe në një fotografi të vitit 1909, e botuar në një revistë franceze, me një shkrim dedikuar kongresit të Shkollave Shqipe në Elbasan.
Në qendër të kësaj fotografie janë Dervish Biçaku, Mit-hat Frashëri, Myftiu i Elbasanit etj, e rreth tyre disa nga delegatёt e kongresit dhe një grup komitash, që mbajnë lart flamurin me shqiponjën dykrenëshe, pikërisht flamurin e çetёs tё Martaneshit, ate qё e ruajti Rrem Çela.
Flamurin e kuq me shqipe dykrenёshe, e kishin parë dhe prekur shumё martaneshas, madje shumë prej e tyre, e quanin flamuri i Bajrakut tё Martaneshit.
Historia e këtij flamuri lidhet dhe me një ngjarje tragjike.
Më 5 shkurt të vitit 1944, ndёr tё pushkatuarit padrejtësisht nga Brigada I S, ishte dhe patrioti Rrem Çela, tё cilin familjarët e varro-sën të nesërmen e asaj dite të zezë, duke e mbuluar me flamurin e çetёs patriotike, ashtu si e kishte lёnё porosi.
Kёshtu humbёn tё dy flamujt e Çetёs patriotike tё Martaneshit, por nuk u harruan dhe nuk u shua jehona e flamujve të kuq me shqipen dykrenёshe, qё u valvitёn nga komitёt nё fushat e betejave kundёr hordhive turke, kundër serbëve dhe kundër malazezёve.

Pak histori, për dy flamujt dhe çetën e Martaneshit.
Prej disa dekadash, opinioni shqiptar ndjek debatin kush e ideoi, kush e solli, kush e qёndisi, kush e riprodhoi flamurin, që u ngrit mё 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali, por kuptohet, flamuri i Vlorёs me shqiponjë dy krenëshe, nuk ishte as i pari dhe as i vetmi, pasi shumë vite më parë, kanë ekzistuar dhe flamuj tё tjerё me shqiponjёn tonё.
Ndёrmjet flamujve te shumte me shqipen dykreneshe ne shume treva te vendit tone, janё dhe dy flamujt e Martaneshit, qё u mbajtën lart dhe u valvitёn nga komitёt në vitet 1900 – 1912, nё betejat kundër pushtuesve turq, serbëve dhe malazezëve.
Nuk e dimё emёrin e nёnёs apo vajzёs martaneshase, qё e qendisi shqiponjёn e bukur me flatrat e hapura nё fluturim; nuk dimё vitin e saktё, nuk e dimё nё se u qendis e njёjta shqiponjё nё tё dy flamujt e Martaneshit dhe nё se janё qendisur dhe flamuj tё tjerё, por është bindëse se flamujt ishin akte dhe fakte etnikisht shqiptare, akte patriotike, sepse tё dy ishin si flamuri i Skenderbeut dhe i prinё malёsorёve nё betejat heroike pёr liri e pavarёsi nga Perandoria Osmane.
E theksoj me krenari: Martaneshi, nё vitet 1900 – 1912 mbante dy flamuj të kuq me shqiponjёn dykrenёshe, nё ndryshim nga disa treva tё tjera, ku bajraktarёt mbanin flamurin me gjysёmhёnё turke.
Martaneshi i ka nderuar komitat qё luftuan kundër pushtuesve, ndёr cilёt u shquan: Dan Bala, Hysen Olldashi, Sali Gaçi, Mustafa Bala, Selim Peshku, Mahmut Leka, Selman Mali, Staf Çakalli, Sheh Fejza dhe i biri, Sul Zhaboli, Abaz Demiri, Maksut Kenga, Kasem Pepa, Staf Deliu, Haki Mema, Murat Zhaboli, Rrem Çela, Haxhi Lena, Avdi Imerri, Ali Gurra, Osman Çela etj.
Veprat heroike tё kёtyre luftёtarёve tё lirisё, janё pёrjetёsuar nё kёngё trimёrie dhe në ballada, që këndohen edhe në ditët e sotme. Aktiviteti patriotik i ketyre komitave trima, jetonë në tregimet e popullit, që evokojnë aktet e trimërise dhe heroizmin, me vend nderi në historinë e trevës dhe të vendit tonë.
Martaneshi nderon komandantёt e çetave tё komitёve: Dan Bala, Sul Zhaboli, Selim Peshku, Baba Jashari, Baba Hajdari, Rrem Çela, Murat Zhaboli, Zenel Bami etj.
Emёrat e kёtyre trimave dhe pse nuk i kanё vёnё nё librat dhe në tekstet e historisё, ata mbeten figura tё shquara dhe protagonista tё historisё sё lavdishme tё luftёs pёr pavarёsi tё kombit shqiptar.
Festa e pavarësisë, apo festa e flamurit, kremtohej rregullisht nga malësorёt, tё cilёt me krenari nderonin luftёn e viteve 1900 – 1912.
Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912, që solli Pavarësinë e Shqipërisë, e gjeti Martaneshin vatër të ndezur të luftës antiosmane dhe çeta e Martaneshit, sё bashku me çetat e Shpatit e të Strugës, ishin më aktivet nё Vilajetin e Manastirit.
Patrioti Hasan Prishtina, në librin “Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare tё vjetit 1912” (14), perfshinё dhe letrёn e Nën-kolonel Ismail H. Tatzati, i cili tregon pёr çetёn e Martaneshit: “Nё vjetin 1912, me qellim pёr t’u bashkue me kryengritjen e Kosovës, kjem nis prej Elbasanit: Ymer Bej Ohri, unё, Ahmet Dakli e shumё atdhetarё tё tjerё e tё gjithё sё bashku bamё kund 40 vetё, qi patёm formue njё komitё e kjem mbledh nё Martanesh, vend i pёrmetueshёm pёr komitёn. Çeta e jonё kje ba prej 80 vetёsh e shkoi nё Domre dhe nё Shpat tё Elbasanit, ku u bashkuan shumё atdhetarё te tjerё me ne. Kjo çetë u marshtronte prej Aqif Pashё Elbasanit dhe shumë atdhetarëve të tjerë”.
Nё kёtё atmosferё mobilizimi kombёtar, disa nga paria e Matit dhe e Dibrёs, nuk ishin dakort tё shpallej pavarёsia e Shqipёrisё, por donin vetёm autonomi nёn varёsinё e Perandorisё Osmane.
Nё kёto rrethana, Ismail Bej Qemali dhe Aqif Pasha, dёrguan nё Martanesh Irfan Numan Bej Ohri (nipi i Aqif Pashёs), i cili i kёrkoi parisё të Martaneshit tё ftonte parinё e Matit dhe tё Dibrёs, për t’i bindur tё bashkohen me kryengritjen e përgjithëshme pёr pavarësinë dhe shpalljen e Shqipërisë shtet mëvehte.
Qёndrimi i parisё tё Martaneshit, i shqetёsoi komandat e kazave tё Matit dhe tё Dibrёs.
Javёn e parё tё shtatorit 1912, nen-prefekti i Matit kapiten Esad beu, me njё batalion dhe dy topa, sulmoi Martaneshin, por komitёt i thyen forcat turke në livadhet e Skenderit.
Dhe Dibra dёrgoi nje batalion turqish, qё ndeshёn nё rezistencёn e çetёs te Martaneshit, qe i priti me pushke ne Luçiaanë, duke i detyruar tё kthehen pas.
Pas kёtyre dy betejave, çeta u ngjit në Ballenjë e pas njё pushimi 24 orësh, mori urdhër nga Aqif Pasha të zbriste nё Elbasan, ku po mblidheshin tё gjitha çetat e komitёve tё Sanxhakut tё Elbasanit.
Nё shtator 1912, me iniciativёn e Aqif Pashёs, në Byshek të Elbasanit u mblodhën mbi 2000 komitat e çetave që vepronin në Sanxhakun e Elbasanit, ndër të cilat shquheshin çeta e Martaneshit me komandant Murat Zhaboli, çeta e Shpatit me komandant Lef Nosi, çeta e Dumresë me komandant Irfan Numan Beu etj, që u organizuan nё njё formacion të vetëm luftarak, tё cilin Aqif Pasha e pagёzoi me emёrin “Çeta e Martaneshit”. Komandant u caktua Sheh Hysen Sulova. Vendimin, që kjo forcë e bashkuar komitesh, te quhej çeta e Martaneshit, Aqif Pasha e bazoi në faktin se çeta e Martaneshit ishte më e vjetra dhe e shquar në luftë kunder pushtuesve turqë.
Çeta e Martaneshit, e rrethoi garnizonin turk tё Elbasanit dhe me flamurin me shqiponjёn dy krenёshe, pasi rrethuan garnizonin turk, hynё tё armatosur e triumfues në qytetin e Elbasanit, kaluan para ushtrisë dhe autoriteteve turke të Samxhakut, duke e ngrijtë lart moralin politik dhe ndërgjegjien kombëtare te popullit te Elbasanit.
Ne emuajt tetor – nëntor 1912, kur Kryengritia e Pёrgjithёshme po konkretizohej me shpalljen e pavarёsisё, situata u keqndërlikua nga ndërhyrjet e ushtrive serbe, greke dhe malazeze, qё vёrshuan pёr pushtimin e trojeve shqiptare.
Mё 24 nёntor 1912, ushtria serbe mori Ohrin, Strugёn dhe arrijti nё Qukёs. Ushtria malazeze kish sulmuar Shkodrën mё 11 tetor 1912 dhe e mbante të rrethuar. Grekёt morёn Janinёn dhe Kosturin. Elbasani ishte objektivi kryesor i ushtrisë serbe.
Nё kёto rrethana tё vёshtira, Aqif Pasha mori një vendim me rëndësi: Mё 25 nёntor 1912, ngriti flamurin e pavarёsisё nё Elbasan dhe pёr kёtё akt tё lart patriotik, e njoftoi Ismail Qemalin, me telegramin e firmosur nga 37 patriotёt, pёrfaqёsuesit e popullit tё Qarkut tё Elbasanit, tё cilёt deklaruan shpalljen e pavarёsisё dhe ngritjen e pushtetit shqiptar.

Pёr tё pёrballuar kёtё situatё tё ndërlikuar, Aqif Pasha nuk shkoi nё Vlorё, pra nuk ishte i pranishёm nё Kuvendin Kombёtar tё shpalljes sё pavarёsisё, por organizoi çetat e komitёve dhe ato vullnetare, pёr mbrojtjen e Elbasanit nga ushtria serbe, qё po cёnonte pavarёsinё e Shqipёrisё tё porsa shpallur vend sovran dhe i pavarur.
Në këto kushte, Aqif Pasha vendosi, qё pjesёn më tё madhe çetёs tё Martaneshit, ta vendosi në Labinot për të ndaluar marshimin e ushtrisë serbe, që donte të pushtonte Elbasanin, ndërsa një pjesë e dёrgoi nё Shkodёr, ku u bashkua me forcat e tjera, qё luftonin kundёr malazezёve.
Ndërsa në Vlorë festohej shpallja e Pavarësisë, disa pjesë të Shqipërisё tё brishtё dhe tё porsalindur, u pushtuan nga ushtritё greke, serbe dhe malazeze.
Populli i Shkodrës, ushtria, rezervistёt shqiptarё dhe forcat vullnetare, i rezistuan gjatë sulmeve të ushtrisë malazeze, nga Zogaj në Tarabosh, nga Kraja në Bushat, nga Hani i Hotit e deri në fushat e Shtojit. Nё ndihmё tё popullit tё Shkodrёs shkoi njё pjesё çetёs sё Martaneshit, e komanduar nga kapidani Murat Zhaboli.
Komitat nga Elbasani, fillimisht u ndeshën me forcat malazeze ne Lezhe, e pasi i thyen, vazhduan marshimin për në Shkodër. Qё ditёt e para, komitat martaneshas u pёrballёn me sulmet mё tё egёra tё ushtrisё malazeze, por qёndruan heroikisht dhe i thyen disa herë.
Trimёria e martaneshasve bёri jehonё nё popull dhe në shtypin e kohёs, madje Aqif Pasha i dёrgoi një telegram Esat Pashё Toptanit, zv-komandanti i forcave që mbronin Shkodrёn, të cilit i kёrkoi ta informonte personalisht pёr gjendjen e komitёve martaneshas.
Nё mbrojtje të Shkodrёs nga ushtria malazeze, ranё heroikisht nё fushёn e betejёs komitat martaneshas: Abdi Imerri, Ahmet Cani, Ali Gurra, Haxhi Lena, Osman Çela, ndërsa Bajram Krypi mbeti i vrarë në luftimet kundër malazezëve në Urën e Drinit në Lezhë.
Nga ky prezantim sintetik i kontributit tё martaneshasve nё vitin 1912, nё luftё pёr Pavarёsinё e Shqipёrisё, shihet se u shquan shumё malёsorё e disa prej tyre ranё dëshmorë nё betejat kundёr hordhive turke, kundёr pushtuesve serbё dhe malazezё.
Ish Presidiumi i Kuvendit Popullor, si dhe Presidenca aktuale, i kanё dekoruar disa nga patriotёt martaneshas, por kanё harruar shumё prej tyre, si duket disa emera dhe mbiemra tё kёtyre trimave dhe të familjeve të tyre, ende iu a vrasin sytё, ende i frikёsojnё politikanët e vjetёr dhe tё rinjë.
Pёr kёtё nёnvlehtёsim të meritave patriotike tё popullit të Martaneshit, sidomos harresa pёr ata trima, qё dhanё jetёn pёr lirinё dhe pavarёsinё e Shqipёrisё, i ngarkon me përgjegjësi morale drejtuesit e pushtetit vendor, tё cilёt pёr simpatira dhe klientela partiake i diferencojnё kontributet patriotike tё malësorëve martaneshas.
Uroj, qё drejtuesit e pushtetit vendor të Martanshit dhe të rrethit te Bulqizes, tё çlirohen nga komplekset, të mos bëjnë diferencime klienteliste e tarafesh dhe t’iu japin meritat tё gjithё atyre trimave, që dhanë jetën për çlirimin dhe pavarësinë e Shqipërisë.
Pi edhe kuvendi i martaneshit u organizua nga Jashar efendi Erebara. U mbajt ne Martanesh pasi synohej qe te terhiqeshin ne kryengritje edhe paria e Elbasanit. Edhe studione historine. Mos shpik historira.
Po edhe kuvendi i Martaneshit u organizua nga Jashar efendi Erebara. U mbajt ne Martanesh pasi synohej qe te terhiqeshin ne kryengritje edhe paria e Elbasanit. Edhe studioje historine. Mos shpik historira.