28 Nëntori-Dita e Pavarësisë së Shqipërisë apo si thonë në diasporën shqiptare në Amerikë-Festa e Flamurit,është një ditë e veçantë me plot emocione dhe kujtime për veprimtarët tashmë në amshim që,për festën dhe çështjen kombërare kanë bër udhën me shokët siç thoshte Ismail Qemali.
Në Çikago tash e një shekull në krah të atdheut e të kombit shqiptar,kur e kur nga vatrat tona etnike në Ballkan erdhën breza-breza shqiptarë në Amerikë për të mbrojtur substancën kombëtare e familjare nga dora armiqësore të fqinjve tanë grabitqarë të tokave tona nga serbët,grekët,malazezët dhe boshti pansllavistë të Moskës,të Athinës,të Beogradit dhe të Podgoricë.
Erdhën djemë të rinj dhe u plakën në Amerikë,thonë në kujtimet e kronikave të kohës së diasporës shqiptare…Erdhën dhe bën punë e veprimtari kombëtare në krah të atdheut e të kombit shqiptar në hapësirën etnike në Ballkan.
Për këto vite,pjesa më e dhimbshme ishte fati i Kosovës nën regjimin e krijesës Jugosllavia dhe tutela fashiste e Serbisë,që për një shekull u përgjakën shqiptarët në kërkim të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës!
Në Çikago,më shokët e udhës tashmë në amshim, që,kanë lënë gjurmë në historinë e diasporës shqiptare për atdheun dhe kombin shqiptar ishin veprimtarët Hydajet Bregu,Faik Ajroja,Ajet Rushiti,
Jusuf Azemi,Qazim Ismaili,Tefik Ashiku e tjerë.
Në kujtimet tona ishte nderim të jemi bashkë në KSHA në udhën kombëtare me veprimtarin dhe nxënësin e Normales së Elbasanit Hydajet Bregu,i cili përmes testamentit dhe të djersës së tij pati lënë në një llogori 5 milion dollar për të hapur shkollë,për të botuar libra për gjuhën shqipe apo ndonjë katedër për shqipen si gjuhë e lashtë indo-evropiane për brezin e ri shqiptar në Amerikë dhe për miqtë tanë amerikan që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe!
Në ditën e manifestimit të Festës së Flamurit e të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë tonë,i përkujtojmë veprimtarët në Çikago që ndër vite ishin në udhën e madhe të atdheut e të kombit për sublimimin e lirisë e të pavarësisë së Kosovës,ëndrra shekullore e brezave shqiptarë në diasporën në Amerikë…!
Veprimtarët e devotshëm në Çikago,historia e tyre do të shënohet në kronikat e historisë kombëtare dhe,ata do të jenë program i jetës e veprimtarisë për brezat e rinj që lindin dhe rritën në Amerikë,miken tonë të përjetshme për hapësirën shqiptare…!
E paçim për jetë të jetëve Shqipërinë tonë!Gëzuar Festa e Flamurit!
Çikago,nëntor të motit 2023