E kom lavdru fort Arbana Xharrën.
Dy rreshta me bo Arbana statusa në rrjetin social fill ia botonim si të ishin statuse të filozofëve apo liderëve botërorë,
sepse ishin kritike ndaj establishmentit në Kosovë me në kry binomin Hashim Thaqi-Kadri Veseli.
Kur para ni muji plasi hajgarja, kur u hap lajmi se Arbana Xharra ka aderu tek partia krimit, klani pronto e më the të thashë.
Kishte kalu edhe 1 prilli dhe fansat e saj mijra e mijra, edhe unë bashkë me ta nuk e hajshim kët rrenë klluqe.
Fansave po u dukej si anekdotë apo andërr e keqe.
Por tuj u zbardh e tuj u daverit puna, na doli se ishte e vërtetë.
Po ç’tu desh moj Arbanë që dole prej lkurës tande.
A nuk ishe mirë atje a?!
A nuk e sheh se i hupe fansat që të janë kthy tash përmbrapa tuj të sha e mallku
sikur ti shajshe e denoncojshe Kadri Veselin që tash nuk i nahesh as ni hap para mbrapa në fushatë.
Po sa herë del në ekran përbri tij, fansasave u kujtohet çka s’i ke lanë mangut me thanë për të gjitha pislliqet që kanë bo në Kosovë.
Ç’ka t’u desh Arbanë me i hudh 17 vite kariere në kosh të plehnave.
Ti me pas dasht kishe kriju partinë tande, kishe fansa pa fund.
Çka t’u desh që e humbe fillin e tash i gërdis ish-fansat tu tuj të pa se si të shkon buza vesh e m’vesh n’krah të Kadri Veselit.
Nuk ke justifikim.
Edhe sikur të thush që të ka fut CIA me e rrēzu ka mrena tuj e lavdëru në fushatë Kadri Veselin.
Nuk ta ha kush mo Arbanë!
It’s too pity!
Se si e shkërrmoqe gjithë simpatine e lexuesave sikur te ishte prej hiçi.
A të vjen hiç me qa kur i lexon se si të demaskojne ata njerëz që të deshnin e që besonin aq fort
që tash prej zhgënjimit gjigand tash
të janë kthy për mas
e ti nëse do të fitosh kolltukun e sigurt në Kuvendin e Kosovës si Lady nr.2 e partisë
ke me e fitu me votat që kanë me të falë njerëzit e Kadri Veselit!
Më vjen shumë keq për ty Arbanë!
Ajo e ka ba te qarte qe kete e ka bere per interesa personale.
Arbana Xharra nuk mbron me interesat e publikut por krimit
Turp për Arbazën, e vlerësoja shumë
Turp për Arbanën,
vlerësoja shumë
Të lumtë e dashur dhe e nderuara Elida je një shembull i mirë, nga i cili duhet të mësojnë shumë gazetarë e gazetare. E saktë është dukuria skadum e Arbana Xharrës.
Arbana ka hyrë në rrugën e të pabesëseve, intigrantëve, përçarësve, pashmangshëm do të bie në humnerë. Fillimi është deshmues një herë u sulmua fizikisht për atë çfarë kishte kritikuar dhe tash si një dyftyrëeshe skush nuk dëshiron ta sheh duke vrapuar pas tyre.
Më pëlqen shkrimi I Elinda Buqpapes,shpreh keq ardhjen për humbjen e NJI intelektualeje TË fort DHE e cila do Ti mungoj publikut!
Nuk besoj SE NJI intektuale Sikurse ishte Arbana ka aderue në PDK-e me dëshirë.
Në që e kemi përjetue sistemin Komunist,nuk ka qen leht me I shpëtue kthetrave TË sigurimit’ asht dashtun me pas nji njeri që TË udhëheq a po TË mbron.Arbanës I ka mungue Kjo.
Tjetra asht si e ka përceptue sistemin neomarksisto Enverist,që po I grryen zemrat Kosovareve e po ua shpërlan trunin rinis Kosovarë me ato slloganet pseudonacionaliste anakroniste e Mesjetare.
Nuk më kujtohet ku e lexova se Enver Hoxhen e ka shantazhue Jugosllavia SE nëse nuk I binder diktatit Jugosllav do ja nxierr zanin si homofil!,do e diskreditojn publikisht!
Ku e dim në SE ç’far kurthi I asht kurdis Arrbanes DHE shumë Arbanëve deri sa I kan ba vegel TË tyne(?!)Në VETËM mujt me ba sehir e shpreh keqardhje SE kemi humbun NJI intelektuale ?
Më kujtohet shprehje fFrenge: LA CONSIENCE GIMP.-Dënimi må I madh asht kur ndërgjegja grryen.